Rezar Taçi, pronar i ARMO e Albpetrol. TCH: Tashmë zotëron të gjitha të drejtat mbitokë-nëntokë në gaz e karburante

Postuar në 05 Tetor, 2012 09:27

Dy ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen e ofertës fituese të 'Albpetrol' kanë dalë në publik ata që qëndrojnë pas blerjes. "Vetro Energy", konsorciumi amerikan që bleu Albpetrol-in për 850 milionë euro, dha sot konferencën e parë për shtyp, ku prezantoi përbërjen. Aksionerët e “Vetro Energy” janë "Silk Road Equity" me 49% aksione dhe "Hyppo Holding" me 51% aksione. President i kompanisë "Hyppo Holdings" (partneri kryesor në konsorcium) është... Rezart Taçi. I pyetur nga mediat se përse nuk u prezantua më parë, biznesmeni, aktualisht pronar i ARMO-s u përgjigj: “Për të mos influencuar procesin e privatizimit. Jam prezantuar përmes entitetit. Nuk jam fshehur”.
Raporton TCH: Aksioneri më i madh me 51 për qind është biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi përmes një kompanie që ka ngritur në Singapor me emrin 'Hyppo Oil', ndërsa 49 për qind zotërohen nga amerikanët e 'Silk Road'. "Kompania 'Hyppo Oil" me baze ne Singapor, e cila eshte 100 per qind ne zoterim te Rezart Taçit", tha vete Rezart Taçi. Në vitin 2008, përmes një skeme të ngjashme, Rezart Taçi bleu ARMO-n. Edhe atëherë u fol se blerësi ishte një kompani amerikane, por pas privatizimit amerikanët nuk u dukën më në tiranë dhe blerësi rezultoi biznesmeni shqiptar. Me kete privatizim, Rezar Taci behet pronar pervecse i ARMO-s edhe i 'Albpetrol', duke zoteruar te gjitha te drejtat e pasurive te mbitokes dhe nentokes ne gaz dhe karburante..." - A.N.

Comments

Submitted by llulla kokemadhe (not verified) on

Kesaj i thone: Shqiperi te hengesha mune, prit se kam edhe pak pune, mos luj se mbarova, nuk po di qejfin ta bona?

Submitted by raimondi (not verified) on

Bravo Rezart ! Na nderove fshatin se te kam nga fshati i plakut

Shiko sa njeri i mir eu tregua Rezarti sa dha nje shume ne Euro , shume here me te  madhe se  gjithe firmat e tjera _-Tamam djale patriot _-Tipik Kolonjar

Se Kolonjaret jane te gjithe patriote . _-Edhe Reazart mos haro te investosh ne Erseke , ore. _-Regulloje njecike stadiumin atje dhe nderto ca  kende sportive ku te argetohen rinia atje se atje eshte vend i vogel dhe ne periferi _ndaj duhet te investosh atje  qe tua besh jeten patritoeve te tu me te lumtur , ok?

Hajde suksese Rezart se je djali me i mire i Kolonjes dhe Shqieprise -Se je biznesmen Atdhetar  dhe kjo eshte kryesore  ne keto kohe qe kalon Shqiperia

God bless you sir !

Submitted by ert (not verified) on

Ah Shqiperi e mjera Shqiperi/ kusht te ka qit me kryet ne hi/

Shqiptaret padyshim me veprimet e mosveprimet e tyre.

Ajo qe e mendonin te gjithe ndodhi. Albpetroli u shit, kriminelet e blene ndersa Shqiperia do ta "gezoje".

Po tani cdo ndodhe?? Asgje. Ne, shqiptaret e varfer, do rrime kokeulur, e te tjeret, ATA,  pa e care koken fare do na pine gjakun. Mire do bejne, se ne nuk na dhemb asgje, as gjaku yne.

Submitted by Anonim (not verified) on

E nxori koken edhe kompania "amerikane". Po valle, po kuptojne gje shqiptarët? Jo, mor jo. Asgje nuk po kuptojne. Ata po behen gati te vrapojne ne fushaten e Sali Berishes. Ne na ka vene para nje tufe kriminelesh me drejtim ere veri - jug. Mjere Shqiperia!

Submitted by Genci (not verified) on

Kjo blerje eshte e jashteligjshme sepse eshte shkelur plotesisht kriteri i "antitrust" ("konkurences"). Fakti qe nje individ nepermjet kompanive te ndryshme, por me te njejtin pronar, ka blere dhe do te kontrolloj pothuajse 100% tregun e lendeve te nxjerjes, perpunimit dhe shitjes te naftes dhe nen-produkteve te saj, kjo eshte nje rast klasik monopoli. Keto gjera ndodhin vetem ne vende thellesisht te prapambetura dhe te koruptuara. Kerkohet nje veprim i menjehershem nga institucionet dhe individet e pergjegjshem dhe kompetent. Ne te kunderten, pasojat e renda do ti paguaje konsumatori shqiptar. Pershendetje, Genci

Submitted by I-Liri (not verified) on

U pa puna. Ku ka ze nuk eshte pa gje, thote populli. Po si e mori falas, pa asnje lek. Shume plane u thuren: Cfare do behen me gjithe ato pare ? Do te lahej borxhi, do te demshperbleheshin te burgosurit.... Po tani ? Sic mori falas ARMO-n.
Eh, po ! Do ti jap nje shume te majme PD per zgjedhjet e 2013 !
Po buxhetit te shtetit ?
Asnje kokerr leku, nuk ka per te mare. Keni per ta pare dredhjen. Me lidhjen e kontrates, Taci duhet te derdh shumen 210 milion euro. A do ta degjojme ndonjehere kete lajm? He, a do ta degjojme ?
F i a s k o . . .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.