Prokurorja nuk paraqitet për pretencën. Hakmarrje me Kanun - thotë familja e Remzi Hoxhës

Familjaret e biznesmenit te vrare Remzi Hoxha kërcënojnë se do te hakmerren sipas Kanunit nëse organet e drejtësisë shqiptare nuk do te ndëshkojnë personat qe kane rrëmbyer dhe me pas vrare biznesmenin shqiptaro maqedonas. Deklarata u be për televizionin Vizion Plus nga djali i Remziut, Ardian Hoxha pas seancës gjyqësore ku pritej qe prokuroria te paraqite konkluzionet përfundimtare për katër te akuzuarit.
Raporton Vizion Plus: "Bashkëshortja e biznesmenit te zhdukur tha se ndihej e zhgënjyer nga drejtësia për zvarritjen qe po behet prej vitesh këtij procesi. Dy jave me pare gjykata vendosi ti japë fund procesit gjyqësor për zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe kërkoi nga prokuroria te paraqesë konkluzionet përfundimtare te gjykimit. Por megjithëse kërkoi 15 dite kohe për tu përgatitur, prokuroja e çështjes Elisabeta Ymeraj nuk u paraqit ne seancën e sotme, gjë që ngjalli reagimin edhe te familjareve te biznesmenit, te cilët kishin mbërritur ne Gjykate qe ne orët e para te mëngjesit. Seanca e radhës u la për ne 16 tetor".
Lidhur me pretencën që pritej të jepej sot nga Prokuroria, Ardian Hoxha, djali i të zhdukurit, doli dje me një deklaratë për shtyp ku akuzonte kryeministrin Berisha dhe sistemin: “Familja jonë konsideron se tani është momenti kur Drejtësia në Shqipëri e kalon Testin apo jo. Tani është momenti ku do të shohim nëse Sali Berisha është mbi Drejtësinë apo jo”, - deklaroi Hoxha. Familja jonë, - vazhdoi ai, - mbetet me shpresë se drejtësia do të vihet në vend dhe si rrjedhojë do të gjinden eshtrat e babit tim..."
Comments
Njeriu lind per te vdekur. Te
<p>Njeriu lind per te vdekur. Te dyja i ka peshqesh nga zoti apo natyra. Por, kurre mos harroni, ka per peshqesh edhe ate pjesen midis lindjes dhe vdekjes. Jeten. Jeten e vet. Dhe jeten askush nuk ka te drejte t'ia mare, as perdhunshem. Por ja qe ndodh, dhe jo rralle ne bote. Atehere, cfare duhet te bejme qe te shpetojme nga kjo e keqe e cila, fatkeqesisht, ka per burim njeriun, shtetin, qeverine, mikun, komshiun, shokun, armikun etj? A duhet me ul koken? Ose. A duhet me e mbajt ate lart? Prindi thote: duhet me ul koken. Sepse ai i frigohet dekes qe shkon zinxhir manej. Rinia thote: me e mbajt lart. Sepse beson ne te drejten e vet. Sepse nuk shkohet jeta kokeulur. ... . Po. Ka nje zgjidhje. Cila eshte ajo? Eshte shperfaqja midis kokesulur dhe kokeslart. Pikerisht nji ate llokem duhet me e kap, me e shterngue fort dhe gjate. Sepse ajo eshte jeta. Dhe, kur jeta eshte e gjate njeriu dhe koha bajn te veten -pandare.</p>
Add new comment