Si të qëllosh, të vrasësh a të mos vrasësh?!

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:57

"Duhej një rrugëdalje tjetër, dhe rrugëdalja tjetër ishte: Socializmi iku, tani duhej futur në një rrugë tjetër, në rrugën e demokracisë popullore, po them, ose demokracisë sociale, a si të duash ti. Po, domethënë, duke e mbyllur kapitullin e socializmit. Ky ishte. Këtë e bëra që të mos kishim vrasje, sepse nami do të ishte bërë….Ngjarjet kishin marrë një rrjedhë të frikshme ngaqë ishte në interesin e vendit që të merreshin vendime të qarta, të menjëhershme për një të ardhme demokratike" - Citimi më sipër është i Ramiz Alisë,  shkëputur nga një intervistë e gjatë e marrë para vdekjes, botuar sot në të përditshmen "Gazeta Shqiptare". Intervista – thotë gazeta – i është dhënë përgjatë tri viteve Januz Januzajt dhe ky e ka botuar në një libër. Ndër të tjera janë dy pyetje-përgjigje për ngjarjet e '90-s.

J. J.: - Po t'i kishin marrë armët si më 1997, kasaphanë do të ishte?

R. A.: - Po, kasaphanë do ishte. Atëherë u krijuan, në qoftë se ju e mbani mend, vullnetarët e Enverit, një lëvizje. Vullnetarët e Enverit ishin një lëvizje e tërë. Unë, kur i kam mbledhur ata, përfaqësuesit e tyre, … kërkesa e tyre ishte: Përse nuk u qëllua?! Përse nuk u mbrojt me armë, përse nuk u bë kjo? Dhe u ngritën, ishin nja 200 veta, dhe ta them sinqerisht, rashë në pozitë shumë të vështirë, sepse filluan shume egër, shumë ashtu, dhe atje m'u dha një gjë instiktive që bëra, kap njërin nga ata që e kisha përpara dhe i them: "Ore, ke fëmijë ti?" Ja, kështu siç po bisedojmë. "Po, - ma ktheu, - kam një vajzë". "Ku është ajo?", kështu me këtë ton, që të gjithë të heshtnin, ta dëgjonin këtë dialog. "E kam në Universitet", tha. "Mirë, - i thashë, - ti më thua tani pse nuk qëlluam për monumentin e Enverit?". "Po sikur të kishim qëlluar e të ta vrisnim vajzën tënde që qenka studente, çfarë do të më thoshe sot ti mua?" "Uuu", mbetën të tërë ata. Mbetën, sepse ky menjëherë tha: "Jo, se unë nuk them të qëlloni sa për të vrarë njerëz!". "Epo, - i thashë, tashti, dëgjoni ju mor burra: Si të qëllosh, të vrasësh a të mos vrasësh?!" Dhe ashtu, ai vrull menjëherë filloi të bjerë. Unë, kam qenë në situata tepër të vështira, nuk është se kalohej thjeshtë problemi. Prandaj, edhe kur flasim për atë të 1990-ës, të atyre që ikën, ishte problemi se mos ikin të nesërmen dhjetëra mijëra vetë, kupton? Po ne nuk ishim të përgatitur t'i mbronim as ata, dhjetëmijë! Mund të ndodhte një katastrofë e tërë në vend, prandaj nuk është fort e thjeshtë, kupton?

 

Më shumë:

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ramiz-alia-kam-pasur-fri...

Comments

Submitted by Visi (not verified) on

<p>Sa keq qe&nbsp;doktori nuk paska qene ne mbledhjen me vullnetaret e Enverit, do kish mesuar ndonje gje, e ndoshta ata fatkeqet e&nbsp;21 Janarit do ishin gjalle sot.</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>e vertete duhet te jete kjo qe thote,ndjese paste,por duhet te ishte me i pergatitur,se ne disa rrethana n&#39;a ndihmoi fati.Ky vete e dinte se çfare po bente,por nje popull i tere u gjend ne kaos te menjehershem.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.