Sa më shumë t'i thuhet JO, aq më tepër do flasë me fëmijët – thotë Blushi dhe shtron 'pyetjen që vlen t'ia bëjmë vetes'..

Postuar në 05 Tetor, 2012 03:53

Është mëse e sigurt që Berisha nuk ka për të hequr dorë nga fëmijët e shkollave, nga kjo propagandë kaq vulgare dhe acaronjëse. Edhe për një arsye tjetër: ai e ka parë, kur ka shkuar për promovime rrugësh rurale, se sa pak njerëz po e ndjekin nëpër mitingje…Kjo është një vuajtje për të, një parathënie ndjellakeqe me të cilën nuk mund të pajtohet kurrsesi. Në këtë kontekst fytyrat e fëmijëve janë për të një “kompensim” jo vetëm i kënaqshëm, por mëse i domosdoshëm. Jo rastësisht të gjithë diktatorët fotot, kronikat dhe pamjet më të përdorura i kanë ose me fëmijë e foshnja në duar, ose me pleq e plaka që i puthin në ballë me mallëngjim… - shkruan Kiço Blushi në një editorial në numrin e sotëm të së përditshmes "Gazeta Shqiptare". Madje, është i mendimit se 'sa më shumë të kundërshtohet… aq më tepër ka për të ngulmuar Berisha në të vetën'.

Shkruan Blushi: Kamerat dhe mikrofonat janë karburanti i pazëvendësueshëm i pushtetit të tij. … instiktivisht, prej 22 vitesh e tëhu ai do të bëjë të kundërtën e asaj që i thonë oponentët e kundërshtarët, po edhe këshilltarët (nëse ka të tillë….) për të mbjellë besim e adhurim te ndjekësit e tij se mbetet i pathyeshëm. Pra, e kundërta e asaj që kërkon “armiku” dhe asnjëherë marrëveshja, apo konsensusi, ka mbetur përherë për të zgjedhja dhe rruga “më e drejtë” dhe më e sigurt për të garantuar sukses vetjak.. Ai asnjëherë nuk ka pasur drojë e turp ta dëshmojë këtë “politikë” para kamerave e mikrofonave, pa pyetur se kush janë ata që po e dëgjojnë: fëmijë a pleq, qytetarë apo katundarë.. Sigurisht kjo është mendësia tipike e çdo prijësi tribal e primitiv, i cili është i detyruar të luajë dhe të veprojë në një mjedis kinse demokratik… E keqja nuk është se Berisha po përdor oborret e shkollave për propagandë vetjake e partiake, as se fëmijët kanë për t’u deformuar e për të bindur nesër prindërit e tyre që t’ia japin votën Berishës, pasi e kundërta, me siguri, ka për të bërë vaki, sepse ne jemi asi shoqërie patriarkale që nuk merr kurrë mend nga fëmijët, edhe kur këta bëhen burra, por problem dramatik e parësor ka qenë dhe ka mbetur fakti që Berisha po e trajton të gjithë shoqërinë shqiptare, edhe pas kaq viteve në demokraci, si një kopsht fëmijësh, për të mos thënë si një Jetimore! Apo, mos ndoshta duhet thënë ca më shkoqur: si një pavijon të lajthiturish?! Këtë pyetje retorike ja vlen t’ia bëjmë vetes, sa herë detyrohemi ta shohim e dëgjojmë këtë njeri me hemorragji të pasosur fjalimesh nëpër lajmet e pafundme me të, mbi të e për të! – A.N

Blushi i plotë:

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=122379

Comments

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Kendveshtrimi i Blushit eshte i goditur por cfare duhet te perbente nje shqetesim me te thelle eshte qe kudo ne bote ka mjete dhe struktura te caktuara per te mos lejuar te tille monstra te terheqin zvarre gjithe shqiptaret.

Flitet shume qe berisha eshte duke bere dicka jo etem te turpshme por edhe ligjerisht te denueshme. kam degjuar/lexuar edhe komente te opozitareve qe perpiqen te racinalizojne, analizojne apo si puna e Shamkut qe si prind edhe "te kercenoje" Berishen qe te mos guxoje tiafrohet shkolles se femijeve te saj.

Nuk kam pare nga ana tjeter asnje reagim me verpa ndaj te tilla veprime te Berishes - pra nuk kemi reagim qytetar, opozitar, prinderor apo te organizatave shoqerore qe te behen gardh dhe ta ndjekin kete firaun ne cdo shkolle apo dalje publike qe perben shkelje te etikes politike dhe kushtetutes se vendit. Po te kishte nje te tille reagim berisha do te mendohej mire qe te bente nje gje te tille, do te detyrohej te terhiqej dhe te reagont ai ne mbrojtje.

Nuk kam pare nje reagim juridik qofte nga opozitaret, prinderit e ketyre femijeve ndaj kryeministrit, ministrit dhe drejtoreve te ketyre shkollave qe shkelin ligjin. Opozita duhet te bindte cdo prind se cfare behet me femijet e tyre eshte nje shkelje e papare e te drejtave te tyre per edukimin dhe per pozicionin apolitik e laik te shkolles. Opozita duhet te nxiste cdo prind qe te ngrihej me peticione dhe veshtje ligjore ndaj drejtorit, drejtorive arsimore, minsitrit te arsimit, pushtetit lokal (kur keta orgnizojne te tilla ndyresira) dhe vecanerisht ndaj Bishes vete. opozita duhet te ofroje keshile juridike falas dhe mbeshtetje ligjore ndaj ketyre prinderve qofte edhe duke e cuar kete ceshtje ne gjykaten evropiane dhe forumet nderkombetare.

Shpresoj fort qe opozita dhe rama te mos reshtin te diskretituarit/te prostestuarit ne menyre zyrtare te ketyre maskaradave te Berishes para gjithe organizmave nderkombetare dhe aleateve tane.

Submitted by jehona sadiku (not verified) on

sakte!

Submitted by keno kotorri (not verified) on

zoti Nano !  po ju dergoj kete shkrim si koment mbeshtetes per Blushin. qe tregon se po i the jo per nje veprim ai e ben.

10 dhitë e Saliut

Atë që po ndodh këto muaj e këto ditë në Shqipëri e shpjegon më së miri historia e Saliut me dhinë. Për ata që janë të rinj në moshë, e të tillë janë më shumë se gjysma e shqiptarëve, madje dhe shumica dërmuese e njerëzve që merren dhe paguhen sot për  politikë, që është qartësisht krahinaliste, nepotike e klienteliste, duhet paraprakisht t’ju shpjegojmë se historia e Saliut dhe dhisë që mungonte doli në skenë në mesin e vitit 1996, atëherë kur kokëderrësia e Saliut u shfaq haptas për herë të parë, që na koha kur ai zbriti në Tiranë për tu shkolluar.

Deri para Dhjetorit Saliu kishte qenë një luftëtarë i paepur i komunizmit. një enverist, gjithnjë i bindur dhe me asnjë vërejtje për shfaqje liberale, por vetëm për sektarizëm (1989), asnjëherë i shprehur për demokraci perëndimore, as dhe kur Ramizi ja u a kërkoi intelektualëve komunistë (1990). Pas vjedhjes së votave në 26 maj ’96 dhe rrahjes së opozitës më 28 maj, ai u kthye në autoritarizmin e tij që e kishte në gjak dhe në mendje, si i pari i klanit pra i gjithëpushtetshëm. Atëherë ai guxoi t’i kundërvihej Amerikës, që nuk ja njohën vjedhjen e votës, deri sa ata dogjën dhe Shqipërinë për ta larguar. (piramidat ishin vetëm mjeti).

Në atë kohë vuçidolasit u kujtuan për historinë dhisë që kishte humbur dhe ja treguan shqiptarëve. Ende nuk ishin bërë si në mesjetë “grusht çeliku rreth Saliut”. Ndodhia ishte se kur  në kullën e tyre kishin ardhur mysafirë dhe ishte shtruar darka, Saliu nuk futej se këmbëngulte, e pa të drejtë, se kishin një dhi mangët, që duhej ta kërkonin deri sa ta gjenin. Në fakt në ahër ishin të gjitha dhitë e tyre, por ai  vazhdonte me të tijën (shtëpia e tij ishte vendi i vetëm ku mund të bënte trimin në ato vite) dhe në të tilla rrethana e ëma i thotë njërit prej meshkujve të shtëpisë “merr një dhi e lëshoje që ta gjej Saliu se ndryshe nuk fillon sofra”. Dhe ashtu bën, dhe Saliu e gjeti pas ca, dhe triumfues u kthye  me të e kështu darka filloi.

Kjo histori kthehet aktuale e të kujton 10 dhitë që i mungojnë Lul-it, të cilat Saliu i gjen, i shkruan në letër se ku janë dhe pastaj Ristan-Ndreca-Haveri i gjejnë dhe i numërojnë, pa çka se nuk janë nga dhitë e tyre, por të të tjerëve (nga kuti të tjera) apo dhe të reja. Në nxitim e sipër në mos për zell të tepëruar, do dalin më shumë vota punë e madhe do thotë Ristani: gabim njerëzor. Një shfaqje  e turpshme, sa tragjike po aq dhe komike, njëherazi antiligjore pra kriminale. Saliu duhet ta dijë mirë se askush nuk e harron e nesër dikush do përgjigjet.

Ky është fati i keq i shqiptarëve që i nënshtrohen një pakice komunisto-primitive që nuk do demokraci e votë të lirë, po dash me këmborë në krye, që i bën njëlloj të gjithë, ani se të varfër, i kthen ata në kope dhe jo në qenie shoqërore.

Është koha ta refuzojmë me çdo mjet e mënyrë këtë marrëzi prapanike dhe te mos i japim asnje rendesi fjaleve te tij..

Keno Kotorri

Submitted by aba alba (not verified) on

Urrraaaaa! Doli Arben Blushi nga ngujimi. Kujt duhet ti llogaritet kjo fitore? Sales, Arbenit,  Rames?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Vetëm aba alba

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.