Nexhmije Hoxha nuk e apelon vendimin për kthimin e "Dimrit" dhe i uron Kadaresë të marrë Nobëlin – shkruan 'Shekulli'

Faqja online e gazetës "Shekulli" - (e cila botoi gjatë ditëve të kaluara një seri letrash të viteve 70 të shkrimtarit Kadare drejtuar ish-bashkëshortes së Enver Hoxhës) - ka botuar sonte në orët e mbrëmjes një reagim të Nexhmije Hoxhës një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që i kthen Kadaresë nën pronësi dorëshkrimin origjinal të romanit.
“Do të respektoj vendimin e gjykatës, edhe pse procesi gjyqësor pati shkelje të vazhdueshme. Shkelja më e madhe ka të bëjë me seancën e fundit, e cila u zhvillua pa praninë e avokatit tim, edhe pse ky i fundit kishte njoftuar se nuk mund të paraqitej. Në seancën e fundit, atë të dhënies së vendimit, avokati do të paraqiste një provë kyçe për procesin. Nuk do ta ndjekë më tej këtë çështje, pra nuk do ta apelojë atë. I urojë Ismail Kadaresë të marrë çmimin "Nobel" – thuhet ndër të tjera në reagimin e botuar në faqen online të së përditshmes "Shekulli"
Comments
Qendrim dinjitoz.
<p>Qendrim dinjitoz.</p>
Respekt! Kurse per ate
Respekt! Kurse per ate tjetrin, ate "Demokratin" "Evropianin" veq marri
Sa epitete pexhorative jane
<p>Sa epitete pexhorative jane thene per Nexhmijen! Po na del me liberale se demokratet bashkekohore.</p>
Add new comment