Reagime të matura për përplasjen Turqi-Siri (me ndonjë përjashtim alla-berishë)

Parlamenti turk i mbledhur me dyer të mbyllura ka aprovuar një mocion të paraqitur nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan dhe ka autorizuar për një vit operacione të mundshme militare turke në Siri - citon agjensia e lajmeve ANSA, mediat turke. ANSA thotë gjithashtu se ministri i jashtëm rus Serghiei Lavrov i ka kërkuar sot Damaskut të deklarohet publikisht që goditja me mortajë nga territori sirian në atë turk ka qenë një incident që nuk do përsëritet. "Nëpërmjet ambasadorit tonë në Siri kemi folur me autoritetet siriane të cilat na kanë siguruar se ajo që ka ndodhur në kufirin me Turqinë ka qenë një incident tragjik që nuk do ndodhë më” – citon ANSA kreun e diplomacisë ruse nga Islamabadi, i cili shton: "Por mendojmë që është me rëndësi fondamentale që Damasku ta deklarojë këtë gjë zyrtarisht”.
Reagimet në këto momente tensioni janë shumë të matura nga të gjithë. Ndoshta me përjashtim të qeverisë së Tiranës që ka lëshuar një deklaratë të menjëhershme kundër Sirisë ku gjen pa hesap terma lufte. “Qeveria shqiptare dënon me ashpërsinë më të madhe provokacionin e rrezikshëm, goditjen me artileri të forcave ushtarake siriane, të territorit të Turqisë.. Duke mbështetur plotësisht Qeverinë Turke dhe Kryeministrin Turk, reagimin e ligjshëm të tyre ndaj këtij akti tejet të rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, Qeveria Shqiptare i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të bëjë çdo gjë që Bashar al-Assad, kasapin e popullit sirian dhe regjimit të tij, t’i rezervojë fundin që meriton… Bombardimi i territorit turk nga diktatori sirian është një thirrje tjetër për t’i dhënë atij përgjigjen më të merituar”, etj - thuhet ndër të tjera një komunikatë për shtyp, të shpërndarë nga kryeministria, shqiptare.
A.N.
Comments
Regjim i mbaruar pa kurrefare

Regjim i mbaruar pa kurrefare strategjie diplomatike, pa takt, pa dinjitet, pa inteligjence ky regjimi i bandes se serbit Berisha. Ky eshte regjimi qe sot perfaqeson Republiken e Shqiperise, kete shtet skandaloz ne çdo drejtim, qe askush nuk e pjerdh ne skenen nderkombetare.

Ajo qe ndodhi dje ne pjesen turke ne afersi te kufirit me Sirine, ishte e rende po aq sa i rende ishte reagimi i shemtuar turk. Bile akoma me e shemtuar eshte nderhyrja brutale e Turqise ne konfliktin sirian - konflikt i orkestruar nga Perendimi ne bashkepunim te ngushte me shtetin nazi-sionist te Izraelit, Turqine dhe vendet arabo-sunite.

Turqise ka kohe qe i hane brinjet per lufte, sepse pjesa derrmuese e terroristeve saudite, katariote, irakene, egjiptiane etj. qe jane shkaktare te gjakderdhjes njevjeçare ne Siri, hyjne nga Turqia, te stervitur, armatosur dhe mbrojtur nga forcat turke. Ky eshte terrorizem i vertete, jo nje incident i izoluar ne kufi!

Turp per Turqine e Erdoganit qe per hir te ca interesave gjeostrategjike, perlyhet me krime te tilla!

Sa per Shqiperine e dikatures Berisha, turpin ky shtet i privatizuar prej nje satrapi injorant e te semuri mendor, e ka pertypur me buke prej vitesh. Llumi ne politiken e jashtme shqiptare eshte aq i thelle saqe asgje s'me habit tani e tutje.

Kjo me kujtoi nje histori me

Kjo me kujtoi nje histori me tufezimin...

U mblodhen kryetaret e familjeve dhe po bisedonin me te derguarin e partise, nese duhej apo nuk duhej bere tufzeimi i bagetive.

Fshataret duke shkuar e kishin ndare mendjen per te thene JO, por sapo filloi mbledhja, u ngrit njeri: Tufezimi duhet bere, dhe fillon e sjell argumentat e kohes, te ngjashme me ato te A.Zhejit e A.Hoxhes sot.

- Dakord, tha Sekretari i Partise. Atehere, tufezimi do behet!

Por nje plak, u ngrit dhe iu drejtua Sekretarit te Partise: Or Shok, sa dele, dhi a lope ke ti ne shtepi?

- Asnje, - i tha Sekretari.

- Shume mire, - foli plaku. Por ti or djale, iu drejtua atij qe foli, sa dhi a dele ke?

- Une skam, foli ai qe kishte propozuar tufezimin.

- Shume mire, - tha plaku. Une me shoket e mi po i kullosim bashke delet tona, ti kulloti me Sekretarin e Partise!

Keshtu edhe Sekretari Yne i Partise, do me i hape lufte Sirise, por per vete nuk ka as edhe 1 fishek, edhe ne pantollana...

Kur Libia hodhi disa rraketa

Kur Libia hodhi disa rraketa ne Lampeduze te Italise, cili ishte reagimi i Turqise???????? Anetar i Natos??????????

Turqia po ben nje gabim te madh, dhe me nxitjen e Amerikes, po kerkohet qe te nderhyhet ne Siri, mqs eshte evidente qe nje nderhyrje ne Iran tani do ishte katastrofike.

Vendet europiane anetare te Natos (perjashto shqiperine, se shqiperine nuk e pjerdh njeri), duhet te tregohen te matura dhe te mos bien pre e provokacioneve alla turke.

Nese turqia shqertesohet per rregjimin e Asadit dhe terrorin e tij te na shpiegoje krimet e Turqise kundra miliona armeneve dhe kurdeve

Add new comment