Po i bëmë sot monument Zogut, nesër do t'i bëjmë një Enver Hoxhës, pasnesër Sali Berishës – thotë Lubonja e më pas thumbon keqazi Majkon

Le ta themi troç: gjithë ky debat mbi figurën e Zogut… po zhvillohet pasi Sali Berisha ka vendosur t’i ngrejë një monument – me sa duket në kërkim të një politike që kërkon të na i mbajë mendjet dhe ndjenjat në të kaluarën dhe jo në problemet e të sotmes.. – thotë Lubonja në analizën e tij të kësaj jave në të përditshmen "Panorama".
Shkruan Lubonja ndër të tjera: "Po e them mendimin tim shqeto që në fillim: Kurrsesi nuk e meriton!.. Së pari, në këtë rast pyetja që shtrohet është: A e meriton klasa politike që ka qeverisur Shqipërinë këta 100 vjet t’i ngrihet ndonjë monument – pasi Zogu është një nga përfaqësuesit e saj më të spikatur? Për mua jo, pasi dihet se të këqijat më të mëdha i kanë ardhur Shqipërisë pikërisht prej klasës politike që e ka qeverisur. E thotë edhe Konica këtë. Kush mendon se duhet t’i ngrihet monument kësaj kategorie, duhet të përgatitet që nesër do t’i ngrihet një monument Enver Hoxhës, dhe pasnesër një monument Sali Berishës…"
Në analizën e tij Lubonja prek edhe një qëndrim të socialistit Majko: "Lexoni ç’thoshte ish-kryeministri socialist Pandeli Majko para disa ditësh: “Unë hyj te njerëzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual(!)…Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon duke ia vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës, po ashtu" . Nuk e di se si e merr lexuesi këtë, por unë e mora kërkesën e Majkos si thirrje për “paqe” me Zogun dhe Enver Hoxhën… Ku ka parë Majko që bota të bjerë në paqe me diktatorët e shumtë që kanë kryer krime?
Më pas Lubonja thumbon Majkon (u bë k/ministër në një moshë fare të re): "Në fakt, kështu është kur vë kryeministra aguridhë tridhjetëvjeçarë – siç ka qenë edhe Zogu e Enver Hoxha – që kur rriten në moshë, zbresin edhe më poshtë në mendim. Akoma s’e paska mësuar Majko se të jesh homoseksual nuk është ndonjë krim?... – shkruan Lubonja dhe e mbyll me: "Të duash lirinë sot, çka do të thotë të jesh demokrat, të jesh kundër autoritarizmit, kundër korrupsionit, kundër injorancës, do të thotë të jesh edhe antizogist. Atëherë, me ç‘mend në kokë mund t’i ngrihet monument Zogut në kohën tonë? Për të frymëzuar çfarë? Ngritja e një monumenti Zogut është punë e gabuar që do të hyjë në bëmat e shumta të dënueshme të Sali Berishës dhe të atyre që e mbështesin…"
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2012/10/03/a-e-meriton-zogu-nje-m...
Comments
me pelqen arsyetimi i

me pelqen arsyetimi i Lubonjes, sidomos konstatimi per Majkon, hahahahaha.

Tek ai linku i Panorames isha

Tek ai linku i Panorames isha duke shkruar PO, Zogu e meriton... se ajo "m"-ja e pasuar me tre pika me ngjau me nje mbetje fiziologjike...

Spanjollet i kane hequr te

Spanjollet i kane hequr te gjitha monumentet e gjeneralit Franko nga hapesirat publike (ekziston vetem nje e tille ne nje territor spanjoll jashte kontinentit Europian).

Diferenca eshte se spanjollet jane komb me kulture dhe me nje identitet te paster europian - ndersa shqiptaret fatkeqesisht akoma ne kufirin midis barbarise dhe qyteterimit qe nuk e konceptojne dot jetesen jashte hijes se nje te forti apo nje diktatori.

Do te mesojme edhe ne. Mbase do te mesojme pa u djegur shume e pa qene teper vone.

Mir o lubonje po ate

Mir o lubonje po ate kapelen e kashtes te xhaxhit ku e gjete aman ?:))

Si e gjen koka festen e ?:) E cuditshme !! :)

Add new comment