Berisha vijon 'të demaskojë Ramën' përpara fëmijëve. Shock dhe ngjethje si në një skenë pedofilie, - thotë Nano

Postuar në 04 Tetor, 2012 07:48

Kryeministri i Shqipërisë ka vijuar edhe sot 'të demaskojë'  rivalin e tij politik përpara fëmijëve të shkollave. Në inaugurimin e shkollës “Ibrahim Hasmema” në Petrelë të Tiranës u tha nxënësve: “Çdo ditë ndiqni komisionin e ligjeve ku ish-ministra, ish- kryeministra të këtij vendi ngrihen dhe dalin dhe lënë karriget bosh për të mos votuar ligjet që kërkon Brukseli dhe e bëjnë këtë se gjatë këtij 10 ditëshi merret vendimi për statusin.  Zotëria bëri amendamentet e ligjit të Gjykatës së Lartë dhe kërkon pazare, por nuk ka pazare me ëndrrën tuaj, nuk ka pazare me integrimin e vendit”…

Shënime si këto nuk të vjen as t'i shkruash. Mustafa Nano si shumë të tjerë me të drejtë ndihet i shok-uar dhe e shpreh këtë haptazi në një opinion të botuar sot në të përditshmen SHQIP. Shkruan Nano ndër të tjera:  "…Mezi i gjej fjalët për ta denoncuar këtë gjest. Jam në një gjendje shock-u nga kuraja e këtij njeriu për t’i dhunuar politikisht fëmijët, të cilët – kështu thosh me shumë të drejtë Edmond Dragoti në një intervistë për numrin e djeshëm të “Shqiptares.com” – kanë nevojë ta njohin realitetin në mënyrë spontane e të organizuar. Nuk e di Kryeministri këtë gjë? Nuk e di ai nga ana tjetër se kjo që po bën nuk ka bythë të rrijë? I di. Me siguri i di të gjitha arsyet që këtë aventurë e bëjnë të palejueshme në pikëpamje psikologjike, etike, morale, ligjore etj. Madje, pikërisht ngaqë e di e përsërit për herë të dytë, të tretë, e kështu me radhë. Në këtë kuptim, nuk e ndalim dot, ashtu si nuk kemi mundur ta ndalim edhe në rrethana të tjera të ngjashme, apo më dramatike, këtë marrok. Por zërin duhet ta ngremë. Gazetat u kanë dhënë hapësirë më pak se sa duhet këtyre vizitave nëpër shkolla e fjalimeve politike përpara nxënësve…. Kjo heshtje e një pjese të shtypit nuk mjafton…eklipsohen nga televizionet, sidomos ato që transmetojnë lajme gjatë gjithë ditës, të cilat u çanë duke e dhënë të plotë kronikën e ngjarjes. E jo njëherë e dy, por disa herë. Mua m’u desh ta ndiqja si një pantomimë në ekranin e një televizioni në një restorant të periferisë. “Serendipity”, thashë duke bërë ironi me vete. Por kjo ngasje për të bërë ironi me veten nuk më zgjati shumë… Shihja dorën e majtë të Berishës që ‘tundej në ajër’, ndiqja gjuhën e tij trupore dhe ngërdheshjet që i merrte fytyra duke folur përpara fëmijëve… u gjenda i sulmuar nga ideja se po shihja një skenë pedofilie. ‘Pedofili’ ynë nuk po ushtronte dhunë fizike a seksuale, por po ushtronte dhunë amá. Dhe sakaq u ngjetha nga ideja tjetër se në atë moment, secili prej atyre fëmijëve mund të ish fare mirë dhe fëmija im. Nuk do doja që të ish. E shyqyr që s’ish…"

A.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Koment?</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Ju kujtohen kohet e xhaxhi Enver, kur dilnin femijet qe ne pike te mengjesit dhe e prisnin e pastaj keputeshin nga kembet duke e degjuar?</p><p>Ja pra lexues te dashur, ja ku e keni Enverin.</p>

Submitted by adriatik (not verified) on

<p>Po cfare ju ben persthypje sjellja e ketij. Ai ka vrare njerez live ne TV dhe ju i kerkoni te jete etik me femijet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.