NI: Ballkani po i ikën duarsh SHBA-ve, po marrin terren Turqia, Rusia e Izraeli. Nisi pas 'Kosovës'

Postuar në 04 Tetor, 2012 05:06

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton po përgatitet për një udhëtim në Ballkan.
National Interest (http://nationalinterest.org/) shkruan se momenti aktual politik atje paraqet para diplomates së lartë të vendit shumë sfida. Ndikimi i SHBA-së dhe i BE-së në rajon është në rënie, dhe fuqitë e tjera të interesuara si Turqia, Rusia dhe Izraeli janë duke u bërë gjithnjë e më aktive në Ballkan, shkruan eksperti mbi sigurinë dhe politikat në Ballkan, Gordon Bardosh.

Ballkani është duke kaluar nëpër një tranzicion të paqëndrueshëm nga një arkitekturë relativisht mirë e përcaktuar te një e padefinuar ende, me forcat e reja që po luajnë një rol të rëndësishëm ndërsa lojtarët e vjetër po humbasin interesimin dhe ndikimin.

“Periudha që zgjati afërsisht që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në fund të vitit 1995 e deri te shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-ës e ka definuar Ballkanin si një Pax Americana (Paqja Amerikane, një gjendje e paqes ndërkombëtare relative e mbikëqyrur nga SHBA), gjatë së cilës të gjithë aktorët kryesorë në politikën evropiane pranuan vijat e Uashingtonit për sigurinë e Ballkanit”, shkruan Bardosh, duke potencuar se e rëndësishme ka qenë që edhe Moska ka qenë pjesë e konsensusit si në rastin e Bosnjës, ashtu edhe në atë të Kosovës (me rezolutën 1244) e Maqedonisë.

“Ky konsensus ndërkombëtar mbi zhvillimet politike në Ballkan dhe strukturën e sigurisë, megjithatë u thye pasi që Kosova shpalli pavarësinë, diçka që Moska kishte përsëritur se nuk do ta pranonte. Edhe BE-ja mbetet e ndarë në këtë çështje, me pesë anëtare të saj që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës”, thuhet në artikullin e National Interest. Me thyerjen e konsensusit ndërkombëtar, artikullshkruesi, thekson se SHBA nuk posedon më mjete diplomatike, ekonomike ose ushtarake për të promovuar ndryshimet pozitive në rajon.

Në artikull thuhet se humbja e lidershipit amerikan në Ballkan koincidon dhe më krizën e eurozonës, si pasojë e së cilës, Brukseli nuk ka mundur t’ia ofrojë rajonit rrugën e qartë të integrimit. – A.N.

Më shumë në shqip:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/10/04/ballkani-post...

Më shumë në anglisht:
http://nationalinterest.org/commentary/the-balkans-post-pax-...

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Ballkani i perket Europes.</p><p>Izraeli dhe Amerika te qendrojne larg. Nuk i duam afer, ata sjellin vetem destabilizim</p>

Submitted by XHIMI (not verified) on

<p>Plotesisht e drejte Dritan!</p><p>Sa me larg SHBA,Turqia dhe Izraeli,aq me mire per Shqiperine e Ballkanit Europian!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.