MPJ: Avramopulos telefonoi dhe kërkoi ndjesë për incidentin me flamurin

Ministria e Punëve të Jashtme ka botuar në sajtin e saj zyrtar një njoftim ku flet për një bisedë telefonike mes Panaritit dhe homologut të tij grek lidhur me incidentin me flamurin shqiptar gjatë konferencës për shtyp Panariti-Avramopulos dje në Athinë.
Në faqen online të Ministrisë lexohet ky njoftim:
“...Lidhur me incidentin e djeshëm për mënyrën e vendosjes së flamurit shqiptar gjatë konferencës për shtyp të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti me homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos, Ministria e Punëve të Jashtme informon si më poshtë: Ministri i Punëve të Jashtme, z. Dimitris Avramopulos ka telefonuar menjëherë Ministrin Panariti, duke i kërkuar ndjesë për këtë incident të pakëndshëm protokollar. Gjithashtu gjatë telefonatës, Ministri Avramopulos, ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje të pakëndshme... Gjithashtu ministri Avramopulos duke rikonfirmuar suksesin e vizitës, u shpreh se ndante me këtë rast jo vetëm mendimin e tij vetjak, por mendimin e mbarë opnionit publik në Greqi...”
Njoftimi i plotë:
http://www.mfa.gov.al/index.php?option=com_content&view=arti...
Comments
Ajo qe na intereson eshte

Ajo qe na intereson eshte berja publike e temave te bisedimeve si dhe te ndonje marreveshjeje te mundshme te firmosur ne emrin e shtetit shqiptar. Perdhosja e flamurit ka zgjidhje... greket shpejt a vone do te paguhen me te njejten monedhe!

Cfare monedhe e ke fjalen?

Cfare monedhe e ke fjalen? Mos do djegesh si kafshe ndonje flamur tjeter ne bashkepunim me kosovaret ne Qemal Stafa?

Nuk te ka perdhosur njeri flamurin ty, shiko perdhosjen qe shqiptaret i bejne njeri-tjetrit, ajo eshte me e rrezikeshmja.

Po te kishte ndodhur me

Po te kishte ndodhur me flamurin grek, ne Shqiperi do te kishte patur lufte. Ketu duhet shkarkuar ambasadori jone ne Athine dhe stafi i pergatitjes te vizites. Keta kane qene ne salle, para hyrjes te ministrave. Ku i paten syte. Le qe ne , se vrasim fare menderen per flamur... Sa per demagogji, jemi te vetmit...

Shko e vrite veten per flamur

Shko e vrite veten per flamur ti, per nje cope lecke, ne nje kohe qe qeveria te vjedh shtepine, nuk te ruan jeten, nuk te krijon kushte spitalore, te jep diploma fallco, te kerkon leke per nje vend pune.

Vazhdoni me keto dogma ju, se hapat mbrapa i keni te sigurta.

Ky minoritari i maskuar me

Ky minoritari i maskuar me emer shqiptar na e quaka flamurin "nje cope lecke" vetem kur behet fjale per flamurin tone; ndersa lexuesit Pirro i shfryn tekstualisht: "Mos do djegesh si kafshe ndonje flamur tjeter ne bashkepunim me kosovaret ne Qemal Stafa?"

Ha ha ha, ne linjen e sjelles harbute, arrogante, e pa pike koherence te grekut, nuk jam aspak i surprizuar!

Po leri tani sofizmat me mua,

Po leri tani sofizmat me mua, po shiko se ku ta kam fjalen. Ato qe them jane mese te verteta, pse te duken fantazira ty? Ku jeton ti replikues? Jeton ne realitet apo ne ndonje bote cudirash ku gjerat qe shikon nuk jane me ngjyra por bardh e zi?

A nuk eshtge kafsheri te djegesh nje flamur te nje vendi tjeter ne nje ndeshje zyrtare? A nuk eshte prapambetje te valevitesh flamurin e nje vendi tjeter per "kercenim" ndaj nje skuadre tjeter qe ti urren?

Kur shkruaj "nje cope lecke" e kam gjetiu mendjen, por ju nuk e kuptoni ashtu sic duhet. Qe te ta shkoqis une ty muhabetin fije-fije, po te them qe nuk calon gomari tek nje fenomen kaq i parendesishem, dhe kaq banal. Problemi juaj qendron se jeni kapur kaq keq me nje nacionalizem te terbuar, ekstremist, dhe perpiqeni te ngazelloheni ne zullumin shqiptar me shkendija patriotike, kerkoni te gjeni skuta shpetimi duke harruar realitetin e hidhur ne te cilin gjendet shqiperia sot e qe nuk ka lidhje aspak me faktin se si eshte shtremberuar nje prej flamureve shqiptar (ose me sakte, ashtu eshte perkulur i shkreti). Cfare te duhet ty flamuri, kur ti nuk je i lire ne vendin tend? Ku te mungon e drejta? Cfare te duhet flamuri ty kur ti nuk ankohesh dot per te drejten tende? Ku qeveria jote te rrjep, dhe te vret ne mes te bulevardit? Cfare ndjenje patriotike keni ju kur shkon tek mjeku dhe ai nuk te kap me dore sepse ti nuk ke lek? Cfare rendesie ka flamuri kur ti nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor dhe vret 2, 3, 10, 100, 300 veta brenda nje vere ne rruget e kombit?

Per cfare flamuri ankohesh ti zoteri kur 1/3 e popullsise eshte ne gjak?

E pra replikues naiv, e kokeforte. Ketu e kam fjalen. Flamuri ka pak rendesi, sepse te qenit qytetar i denje per vendin tend, apo krenarine e vendit tend nuk e ben nje flamur qe valevitet, por liria me te cilen ti jeton dhe zhvillohesh ne vendin tend.

Add new comment