Tallje me integrimin të votojmë për 'Gjykatën' pa u zbatuar 13 vendime gjykate për Fierin, - thotë Rama

Situata me Këshillin e Qarkut në Fier nuk do kapërcehet lehtë nga opozita. Sot ka qenë vetë Edi Rama që deklaroi në një konferncë për shtyp nga selia e PS se opozita nuk do votojë pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, nëse nuk zbatohen vendimet e 13 gjykatave të vendit për Qarkun e Fierit.
Tha Rama sipas agjensisë Balkanweb: "…Sqaroj se ne kërkojmë vetëm zbatimin e 7 vendimeve të Gjykatave të Shkallës parë 4 vendime të Gjykatave të Apelit dhe 2 vendime të Gjykatës së Lartë, plot 13 vendime gjykatash, pa përjashtim në favor të PS për qarkun e Fierit. Qarkun e Fierit, ku ka humbur me turp, Saliu e mban peng për më shumë se 1 vit. Nuk lejon futjen në zyra të të zgjedhurve të popullit të Fierit. Gjykatat kanë vendosur se Qarku duhet t'i kalojë fituesit…"
Si përherë, edhe për Gjykatën e Lartë mazhoranca ka nxjerrë përpara vetes dhe publikut të njëjtën mushkë; atë të "integrimit të penguar nga opozita" që nuk voton etj. Megjithëse naive si lëvizje, kjo ka arritur disa herë ta kompleksojë opozitën. Por Rama e ka patur këtë herë një përgjigje të drejtpërdrejtë:
"…Fieri është shembulli më flagrant i paligjshmërisë ne Europën e Bashkuar ku ne do shkojmë. Nuk do votojmë Gjykatën e Lartë nëse vendimi i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga qeveria. Kjo do ishte tallje me vetë procesin e integrimit… Nëse sot ka shqiptarë që nuk e kanë parë, përpjekjen e opozitës në 1 vit me radhë për të cuar para procesin e integrimit dhe për të cuar para statusin janë vetëm ata që shohim, dëgjojnë dhe flasin me gjuhën e Saliut. Janë pakicë që ndjej keqardhje që nuk bëj dot më shumë për tu mësuar të vërtetën…" - A.N.
Comments
Levizje e zgjuar kjo e Rames.
<p>Levizje e zgjuar kjo e Rames. Ne nje fare menyre nxjerr zbuluar edhe nderkombetaret qe bejne pression vetem tek opozita.</p>
Sa ektrem? sa goje te ndyre
<p>Sa ektrem? sa goje te ndyre qe ka? sa paradoksizem kane fjalet qe vjell?</p><p>Ky nuk eshte me vetem nje ekstremist i keq por nje gabim historik i pashmangshem me...</p>
Bravo Edi, nxija fytyren
<p>Bravo Edi, nxija fytyren diktatorit</p>
Add new comment