Ministri (pa koment): Po pse për kë i duam, për të vrarë Edi Ramën dhe Erjon Braçen…

Postuar në 02 Tetor, 2012 13:02

A janë sekrete?

Ato janë dokumente të një veprimtarie të konsideruar konfidenciale. Edhe sikur të mos jenë, nxjerrja e dokumenteve është bërë në rrugë joligjore. Nuk ka të drejtën një punonjës që pasi të dalë nga puna ta nxjerrë në publik. Këtu kemi nxitje për shthurrje të ligjit dhe unë do t'i shkoj deri në fund..

Na bëri përshtypje që kryeministri nuk ju mori në mbrojtje…

Ministri në bazë të Kushtetutës është përgjegjës për vendimet që merr.

Ka patur një pikëpyetje që ndihmohet sulmi edhe nga një luftë bërrylash në PD…

Përkundrazi, nuk ka luftë bërrylash në PD, por ka një frymë shumë bashkëpunuese

Keni deklaruar që do krihni ministrinë për të gjetur fajtorët që kanë lejuar të dalin dokumentet…

E para e punës nuk kam thënë që do kreh. Sigurisht që çështja e dokumenteve shtetërore do t'i shkojë Prokurorisë ashtu sikurse gjithë instrumentet që ministria ka për të ruajtur sigurinë e informacionit do përdoren dhe kjo është normale

Në ligjin për SHIU-n nuk flitet për armë. Pse duhen blerë armë?

Ju them që SHIU brenda misioneve tona.. Është një procedurë rutinë që në njësitë tona shkojnë edhe oficerë të inteligjencës. Ata më çojnë njerëz në Afganistan me revole me ujë. Kjo është e paparë.

Pra ju thoni se i doni për shërbimet jashtë vendit?

Po pse për kë i duam, për të vrarë Edi Ramën dhe Erjon Braçen…?

 

Kjo më sipër është pjesë e një interviste me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, - për të cilin sot opozita ka kërkuar dorëheqjen, - dhënë në emisionin “PRIZËM” të gazetarit Alekandër Furxhi  në televizionin AS...

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Shakaja eshte gjysma e se vertetes thoshte gjyshi im.</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Ky eshte nje kercenim serioz nga ministri aktor, dhe duhet trajtuar si i tille.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti të na i ruajë këta dallkaukë që të ngelen në histori për tu treguar brezave që do vinë se çdo të thotë dallkaukë dhe të pafytyrë që të mos bëjnë gabimet që bëjmë ne</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.