Greva e urisë tërheq vëmendjen e analistëve

“Kryeministri foli gjatë dje, por veç për ngjarjen ditës, dmth për grevën e ish të përndjekurve, nuk foli”, thosh në shkrimin e tij të publikuar në numrin e sotëm të Shqipit, Skënder Minxhozi. “Grevat e urisë janë banalizuar, por kjo grevë nuk është si të tjerat”, vijon ai më poshtë. Pse? Sepse janë ngritur kundër qeverisë ata që e kanë mbështetur për 22 vjet me radhë, përgjigjet Minxhozi në shkrimin e tij, të cilin mund ta ndiqni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/02/nje-greve-jo-si-te-tjerat/.
Me të njëjtin argument merret dhe Arjan Vasjari, por në të përditishmen Mapo. Vasjari e thotë qysh në titull se “ajo që po ndodh mbi rrugën Komuna e Parisit është më shumë se sa një grevë për dëmshpërblimin”. Dhe jep tri arsye pse është kështu: 1. Përplasja mes ish të përndjekurve dhe maxhorancës nuk është më e natyrës etiko-sociale, por është shndërruar në një crash ideologjik, gjë që do të thotë se greva e urisë është një grevë politike; 2. Ish të përndjekurit po kërkojnë një zgjidhje të ndërmjetësuar, dmth kërkojnë një garant për sakrificën e tyre (ambasadorët Arvizu e Sequi, sipas Vasjarit, e kanë pranuar këtë rol); 3. Qeveria po e injoron grevën; kjo e fundit nuk përbën as lajm, as shqetësim për qeverinë, gjë që do të thotë se grevistët dhe shtresa që ata përfaqësojnë nuk gëzojnë më vëmendjen preferenciale të kësaj maxhorance.
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.mapo.al/2012/10/02/eshte-me-shume-se-nje-greve-pe...
Dy ditë më parë, një shkrim mbi grevën pati firmën e Eduard Zaloshnjës (shihni në sitin tonë respublica.al), ndërsa dje, një numër publicistësh kishin nënshkruar një peticion në mbrojtje e në mbështetje të grevistëve.
Re.Pu.
Comments
Falemderit këtyre burrave që
<p>Falemderit këtyre burrave që po sakrifikohen prapë. </p><p>Heroizmi i sotëm ky është: i qetë, pa llafe, i përunjur, modest, i thjeshtë.</p><p>Duhen vetëm sy në zemër për ta parë. </p>
Te tilla gjera mund te
<p>Te tilla gjera mund te ndodhin vetem ne Shqiperi:Bejne greve proteste urije ne nje shtet ku demokracia erdhi mbi gjakun,vargojt dhe netet e errta te burgut, ish-te burgosurve dhe te perndjekurve te regjimit te urryer te diktatures komuniste!Protestojne te varfrit dhe e paraqesin tani "urine" e tyre te gjate edhe ne shesh te kryeqytetit,ne nje greve urije te vecante.Mbeshtetesit,votuesit me te pare e me te zjarrte te PD-se dhe mazhorances se kesaj partie,hedhin fillimisht miell mbi kryeministrin e tyre per t'u kujtuar te mbajne premtimet e se jane ketu midis nesh e kerkojne te drejtat e tyre, e tani shfaqin hapur urine e tyre ndaj nje pushteti qe i mblodhi nemetingje, demostrata e protesta anti-komuniste me dy gishtat lart si simbolin e fitores mbi komunizmin dhe te keqen,qe u premtoi "parajsen" por qe i la me gisht ne goje e te fantaksur nga zhgenjimi dhe tradhetia e pesuar keq!Ata nuk po kerkojne te pasurohen edhe ata si udheheqesit e tyre,te hipin edhe ata ne makina luksoze dhe te jetojne ne vila te bukura e ne fshatrat turistike te riverires shqiptare,por nje jete dinjitoze,te perfitojne ate c'ka u takon me ligj dhe jo si lemoshe.Jane ngopur me premtime boshe e bajate; tani duan me cdo kusht te zbatohet ligji edhe per te drejtat e tyre.Por ,sic thote populli, i nginjuri nuk e degjon te uriturin.Qeverise as qe po i ben pershtypje.Ata mund te flijohen dhe qeveria ende ne te sajen!Harrojne se ajo greve,ajo tende e varfer e pjesemarresve te greves se urise te ketyre qytetareve te nderuar por te lene pas dore,do t'u permbyse neser kutite e votimeve,bashke edhe me furgonet e tyre te vjedhjes se votave.Kete rradhe ata kane mesuar nje te vertete,ata per te cilet votonin me vetmohim jane tradhetaret e idealit dhe vuajtjeve te tyre dhe pas protestes me urine e tyre publike do te vije vota e tyre e protestes kunder bukeshkaleve te pasur,e cila do te bucase me fort,sepse kete radhe ajo nuk do te futet me ne kutine "blu"!Le t'i vene kete rradhe keta qytetare te mjere,ish-te burgosur e persekutuar nga komunizmi,ne komisionet e votimeve te ardhshme dhe ne mbrojtje te votes popullore.Kete rradhe ata do te dijne ke te mbrojne e kujt t'ia ndalin doren mashtruese!</p>
Add new comment