Cili është ky gazetar i Tiranës ‘agjent serb’ për të cilin flet Bamir Topi?

Të shtunën e shkuar, revista JAVA publikoi identikitet e tre agjentëve të fuqive të huaja, dy nga të cilët kishin qenë anëtarë të komisionit për ndarjen e detit me Greqinë. Gazetari Lorenc Vangjeli këtë të shtunë ka botuar një artikull tjetër që rrotullohet rreth temës së spiunëve dhe jep një citim të ish-presidentit Bamir Topi: “Spiunët janë në Kuvend”.
Shkruan Vangjeli: “...Katër vjet më parë, ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi dha një deklaratë të jashtëzakonshme: një gazetar i njohur shqiptar, nën urdhrat e shërbimit të fshehtë serb, kishte tentuar të dëmtonte vizitën e Kryetarit të Shtetit në Kosovë. Nuk tha emra, por ishte e lehtë për këdo që kishte sado pak informacion që të krijonte identikitin e gazetarit kontravers që i ngjan një penduli që shkon nga e majta ekstreme tek e djathta ekstreme, ku ndodhet tani së fundi. Madje edhe i shpërblyer me një funksion të rëndësishëm në strukturat shtetërore. Por sa më e madhe zhurma që ngre akuza, aq më e thellë është heshtja që e pason atë. Dhe më e tmerrshme se akuza e zotit Topi, ishte mosreagimi total i vetë organizmave të shtetit. Në të gjitha hallkat e interesuara të shtetit duke nisur nga Prokuroria e duke përfunduar tek kryeministri i vendit. Që për më shumë, në shkurt të këtij viti hodhi firmën e tij për ripunësim mbi emrin që ndodhet në dosjet e agjentëve shqiptarë që punojnë për llogari të Beogradit. Katër vjet më pas, Bamir Topi e mban mend mjaft mirë deklaratën e tij të dikurshme: “Po, është e vërtetë çfarë kam thënë atëherë dhe është e vërtetë që ai individ – mos ma kërkoni mua emrin e tij – ka disa muaj që është shpërblyer me një post të lartë dhe paguhet si funksionar i shtetit shqiptar”, thotë Topi...”.
Më shumë:
http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2012101/bamir-to...
Comments
Frrok Cupi me siguri

Frrok Cupi me siguri

E kush eshte ky gazetar i

E kush eshte ky gazetar i aluduar si agjent pra?

i cane derrasat Frrokut te
i cane derrasat Frrokut te shkrete ne pleqeri...
Ku eshte problemi se eshte pak spiun?!!!
Duke pare demin qe i kane bere ketij vendi "patriotet", te jesh spiun eshte vlere. Pervec te tjerave dhe te paguajne.
Ku plak Frroku mer

Ku plak Frroku mer lal?

Frroku u turret njerëzve me rob shpie?

keta spiunet sesi jane ne ate
keta spiunet sesi jane ne ate pune. Shih Xhejms Bond psh
Po, po, drejt. Po Xhejmsi i

Po, po, drejt. Po Xhejmsi i shkretë, që ka po aq vjetërsi pune, kalon në remont total çdo 5-6 vjet.

Ky yni s'e njef pleqninë.

Meqë ra llafi, ç'thotë kisha e Malcis për këto punë?

Apo punë të thella këto, s'janë për vegjëlinë?

Kush tjeter veç Frrok Çupit.
Kush tjeter veç Frrok Çupit.
Çfarë mund të ndodhë tjetër

Çfarë mund të ndodhë tjetër përtej këtij paralajmërimi që të shkundë pluhurin e heshtjes që bie në mënyrë të çuditshme sa herë që media dhe vetë politika tentojnë të hedhin dritë mbi këtë çështje? Asgjë! Edhe pse historitë me spiunë janë një nga çelësat e ndryshkur që mund të shpjegojnë shumë mistere të historisë së shkuar dhe sidomos, të historisë moderne të Shqipërisë në këto dy dekadat e fundit të pluralizmit. Kësaj ane të kufirit dhe asaj ane të kufirit të banuar po nga shqiptarë.

Në postin e kreut të shtetit,

Në postin e kreut të shtetit, informacioni që merr për shkak të detyrës, është një nga shenjat më të dukshme të pushtetit. Dhe në pesë vjet, Presidenti i Republikës ka marrë për shkak të detyrës një lumë informacioni që në pozitën e tij të re në krye të një partie të sapokrijuar, merr një rëndësi të posaçme.

Spastrimi i vendimmarrjes

Spastrimi i vendimmarrjes politike dhe publike nga njerëz me hije të së kaluarës, duhet të jetë pjesë e ambicies së politikanëve të rinj. Të vjetrit kush më pak e kush më shumë janë të gjithë agjentë. Ka që në 1912 kjo histori. Në pushtet vijnë ata që mbështesin të huajt, - kjo nuk ëhstë dicka e panjohur. A nuk jemi ne vetë që themi orë e cast ore c’thonë të huajt, c ‘thone nderkombëtarët?? Pra është logjike që që nga Saliu e deri te politikani i fundit, një lidhje andej këndej e kanë, qoftë të krijuar para apo pas 90-s. Madje ndonjëherë ëm duket se ky Rama pikërisht pse nuk është peshkuar nga ndonjë prej këtyre peshkatarëve të huaj, nuk e duan aty në krye. Qofsha gabuar.

E ka fjalen per Frrok Cupin.

E ka fjalen per Frrok Cupin. Kjo gje ka kohe qe perflitet e dihet tashme prej shumekujt.

pse nuk na e thoni edhe neve

pse nuk na e thoni edhe neve se kush eshte ky agjent? ( mos ja beni si ato thashethemexhiet e kqija, qe nuk lene gje pa thene e ne fund nuk ja vene gishtin askujt)

Add new comment