Cilët janë 55 shqiptarët që zotërojnë gjysmën e pasurisë së vendit?

Postuar në 01 Tetor, 2012 03:29

Duke iu referuar një studimi të World Ultra Wealth report 2012 – 2013, publikut shqiptar iu zbulua këto ditë se Shqipëria linte prapa shumicën e vendeve të rajonit, për nga numri i milionerëve që kanë një pasuri prej më shumë se 30 milionë eurosh. Genc Mlloja në të përditshmen MAPO me të drejtë thotë që ky lajm “domosdo nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e opinionit publik vendës, e ma do mendja edhe atij të huaj, por aq … nuk zgjati çudia as tri ditë”.

Në fakt shifrat e dhëna për Shqipërinë në këtë raport janë vërtet mbresëlënëse. Janë 55 persona (të panjohur deri më sot) që posedojnë 7 miliard dollarë. Këto para janë 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, do të thotë që 55 personat në fjalë zotërojnë gjysmën e pasurisë së Shqipërisë.

Shkruan Mlloja: E thënë drejtpërdrejt, nuk ka asnjë dyshim se këto të dhëna janë impresionuese, por edhe shokuese në disa drejtime dhe nuk ka sesi të mos kishin nevojë për një meditim pa marrë përsipër investigime, hamendësime e gjëra të tjera të kësaj natyre. Këto shifra, e thënë troç, nuk të ngjallin krenari. Përkundrazi, njeriu i ndershëm shqiptar e thotë pa ndrojtje tashmë: këto nuk janë pasuri me djersë. Nuk mund të mos vë në dukje se asnjë politikan, forcë politike nuk është shprehur për këto të dhëna të fundit, që na i servirin gjithmonë ndërkombëtarët. Komenti është i tepërt, sepse e kanë edhe ata pjesën e tortës në këtë mesele, që nuk mund të quhet kapitalizëm i pastër, konkurrues dhe aq më pak i ndershëm! Në Shqipëri, të paktën formalisht, funksionojnë organe kompetente sikurse është Autoriteti i Deklarimit të Pasurive, që edhe mund të jepte një sqarim… Se ky autoritet merret nganjëherë me njerëz që është qesharake të harxhohet koha për ‘investigim pasurish’, burimi i tyre, origjina etj. Po ashtu është prokuroria, ShISh-i e në fund të fundit vetë qeveria...” – A.N.

Karikatura: “Savings” - nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

qenka tamam numri qe mban gazeta e Fahri Balliut.Ne tere boten numri me dy pesa eshte i mbare,tek ne vjen ere e keqe.

Submitted by milioner (not verified) on

prandaj e rezuam ENVERIN,,ILIR meta ne nje ore fiton 700.000 evro..DHE i meriton se po na integron SKRAPIN,, NA integroje floririn.. u INTEGRUA ne gjirin e lales

Submitted by rajmond (not verified) on

Parate tona kane marre keta qe kane keto miliarda

Ja ata moren parate qe Enveri ua la te gjitheve _-I moren keta 5 veta , me ndihmen e Sales dhe te Nanos, edhe kjo eshte demokracia
Ca nga ato para keta ua dhane te huajve

Tani ne bredhim neper bote , qe keta te bejne qejf ….

Submitted by N.VJOSA (not verified) on

Shume i drejte propozimi:
TE BOTOHET LISTA E MULTIMILIONERVE SHQIPTARE!…
Ne Demokraci nuk ka gjera te fshehta prej Popullit!
Populli duhet te dije kush jane milioneret qe kane fituar dhe si kane fituar ne Republiken qe i perket Sovranit!
Ne cdo vend te Botes, me perjashtim te diktaturave milioneret e kane te deklaruar Pasurine!
7 miliarde per nje vend te vogel si Shqiperia jane shume!
Dhe te mendosh se Oktapodet nuk i tregojne te gjitha kembet!….
Ka shume pasuri te fshehura ne emra anonime dhe llogari anonime!
Ketu ne Austri psh ka me se dy vjet qe ish Ministri i Financave nuk gjen qetesi nga gazetaret dhe Prokuroret!
Deri sa ju gjeten qe kish fshehur 100 mije Euro ne konton e nje te afermi!
Po te jete shtet i vertete demokratik ai u llogarit edhe qindarkat ketyre Kerpushave qe per dy dhjetvjeçare u bene Multimilionere!
Eshte demokratike te tregojne prejardhjen e Milionave te tyre!
Ndryshe Sekuestro!…
Eshte nje problem mbareboteror sot koncentrimi i Kapitalit ne duart e nje grushti njerzish!
A thuaj se eshte e varfer Greqia?!…
Jo , ne Portin e Pireut thone se nuk gjen dot vend nga Jahtet lluksoze!…
Kusaret moderne kane vjedhur pasuri marramendese dhe i kane bllokuar ato per zhvillimin e e Ekonomise!
Me 7 Miliarde Dollare Shqiperia ithote te fala varferise!!!?…
Por shteti i drejtuar nga nje Kryekusar ben cdo perpjekje ti mbroje Kusaret!
Vetem nje rend i vertete demokratik krijon qartesi per Multimiliarderet Shqiptare, qe per nje kohe te shurter u errën si Qen te zgjebosur….
….dhe te Nesermen u gdhine Multi….

Submitted by shqiptar (not verified) on

keta jane bejlere tamam jo ata qe cpronesoi Enver Qeni

Submitted by arben vani (not verified) on

Ju kujtohet emisioni delirant i Koco Kokedhimes si te behesh milioner
besoj se po, Kocua bleu frigoriferin e Durresit vlera reale e tregut
8 milion usd sekretari i risise se Fierit e bleu per 1500 usd sa nje frigorifer shtepiak, vazhdojme Hotel Tirana 15 kateshi vlera e tregut
100.000.000 milion eu u shit per 5.200.000 euro doli edhe A. Angjeli
ne televizor e mburrej per shitjen. Bashkim Ulaj mori tenderin nga Olldashi per 40 vjet te rrjetit te internetit kabllor per gjithe Shqiperine investoi 16 milion eu sot ja kerkojne 200.000.000.milon. Keta jane milioneret Shqipetare qe pa mbeshtetjen e politikes ne keto 20 vjete
do te ishin jo milionere.

Submitted by Endri UK (not verified) on

Gafe statistike -> pasuria e Shqiperise nuk eshte PBB-ja. PBB-ja eshe pasuria qe i shtohet çdo vit pasurise egzistente te vendit. Ndryshimi eshte kolosal.

Redaktori ekonomik paska qene me leje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.