Kaloi vite i maskuar si punëtor emigrant... Gazetari investigativ, emri i të cilit tashmë është...fjalë e re në suedisht

Postuar në 30 Shtator, 2012 13:54

Këtë të hënë Günter Wallraff mbush 70 vjeç. Günter Wallraff  është një gazetar investigativ me një mënyrë të punuari të rrallë. Për mbi 50 vjet duke marrë identitete të tjera ai futej në fabrika, përjetonte abuzime mbi trupin e vet për t'i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij.

Edhe pse para dhe pas tij ka pasur gazetarë investigues Günter Wallraff ka fituar një rëndësi të madhe për gazetarinë investigative, pikërisht falë mënyrës së tij tipike të punës si gazetar investigativ, e cila është e mirënjohur, jo vetëm në Gjermani. Për gati një gjysmë shekulli ai i ka veshur vetes identitete të ndryshme dhe futej nëpër ndërmarrje për të mbledhur informacionet që i duheshin për reportazhet e tij, jo si gazetar, por si punëtor i zakonshëm. Për ciklin e tij me titullin Reportazhe nga Industria (1963-1965), ai punoi si punëtor i zakonshëm në konvejerin e një fabrike ku prodhoheshin automobilë apo në një kantier detar.

Që në fillim të viteve 60-të Wallraff merrte mbi vete misione rraskapitëse për të tërhequr vëmendjen për kushtet e papranueshme të punës dhe të jetesës së punëtorëve, të të pastrehëve, apo të emigrantëve në Gjermani. Si me historinë për gazetën "Bild", ashtu edhe me librin "Fare poshtë" për emigrantët turq në Gjermani, ai ka dhënë kontributin e tij, që është krijuar një vetëdije e re.

"Në Suedi fjala "wallraffen" ka hyrë madje në fjalorin zyrtar, me kuptimin "zbuloj diçka, hedh dritë mbi diçka". Librin e tij bestseller "Fare poshtë" që u botua në vitin 1985 ai e shkroi pasi duke u hequr sikur ishte punëtor emigrant turk, me emrin Ali, i përjetoi vetë përvojat dhe problemet me të cilat përballen emigrantët në Gjermani. Ky libër vazhdon të lexohet edhe sot në shumë vende.

Më shumë:

http://www.dw.de/dw/article/0,,16272410,00.html

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Sa per kuriozitet, andej nga Prishtina, gazetarise investigative i thone gazetari hulumtuese. S'e kan keq me duket.

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje te gjitheve.

Uroj gazetarit Uollraf edhe 100 vjet te tjera. Nje gje nuk mora vesh une nga ky artikull:

C'fare eshte konvejeri?

Falenderoj paraprakisht stafin per pergjigjen.

Me respekt

Emigranti

Submitted by Pirro (not verified) on

Artikull interesant mbi nje gazetar te veçante, te rralle, te adhurueshem; por shume fjale te huaja! Mos valle perkthyesi ka probleme me gjuhen shqipe?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.