Pse Gruevski shmang Tiranën?

Postuar në 29 Shtator, 2012 14:30

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski vazhdon të shmangë nga axhenda e tij zyrtare vizitat në Republikën e Shqipërisë, vëren në numrin e saj të sotëm Koha Ditore.

Një vizitë e tij zyrtare në Tiranë daton nga shkurti i vitit 2008, ndërsa një tjetër e fundit ka qenë vitin e kaluar, ku Gruevski vizitoi vetëm fshatin Gollobërdë, një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone në territorin shqiptar, informon agjencia e lajmeve INA.
Nga kryeministria në Shkup theksojnë se në bazë të agjendës janë paraparë vizita në vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, por kryeministri Gruevski po zhvillon disa nga vizitat e planifikuara kohë më parë.
“Sigurisht që gjatë kohë nuk ka ndonjë vizitë në Tiranë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi marrëdhëniet e nivelit të lartë me Shqipërinë. Këto marrëdhënie janë të dëshmuara dhe janë vërtetuar në vizitën e fundit të kryeministrit Sali Berisha me kryeministrin Gruevski në Tiranë”, theksoi një zyrtar i i lartë i Qeverisë së Maqedonisë nga partia e kryeministrit Nikolla Gruevski. 
Tirana zyrtare nuk ka komentuar mungesën e Gruevskit për më shumë se katër vjet, edhe pse ai dukshëm ka zgjedhur vizitat e shpeshta në vendet tjera të rajonit.  Ama, edhe Tirana nuk i le gjë mangut. Projekti TAP, lidh dorë-për-dore Shqipërinë me Greqinë e Italinë, ndërsa Maqedonia sheh nga jashtë loje.

k.c.

 

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Ne fakt Tirana po te kish mundesi ta &nbsp;kalonte projektin TAP neper Maqedoni dhe te anashkalonte Greqine , pro ndoshta nuk kemi pas gje ne dore....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.