Kadare vs Hoxha (N.), nxehtësia në media vazhdon e rritet

Në mediat e sotme, zë hapësirë të gjerë debati rreth Kadaresë. Thanas Mustaqi tek Shqiptarja.com sjell detaje të debatit të kohës mbi librin Dimri i Vetmisë së Madhe: “Meqenëse kryqëzata ndaj Kadaresë për romanin ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’ u shtri deri në një forum partie ku ishte vetë i pranishëm, Enver Hoxha u detyrua të thoshte se : ’Partia duhet të jetë përherë e matur, në mënyrë që çdo gjë ta gjykojë drejt e me objektivitet. Kështu duhet ta gjykojmë ne edhe shokun Ismail Kadare si shkrimtar, si dhe veprën e tij të kohëve të fundit.’ Në materialin e mbledhjes së asaj kohe, që ruhet nga arkivi i shtetit ndër të tjera, Enveri thotë: “armiqve tanë revizionistë u intereson shumë dhe dëshirojnë që ky roman, që demaskon qendrimet e tyre, të hiqet nga qarkullimi, dhe ca më mirë u intereson që të jemi ne ata që të themi nuk bën e ta hedhim në ujë. (...) Unë mendoj se ka vend për t’i bërë kritikë romanit, por këto duhet të jenë të tilla që të mos e thyejnë autorin, t’i bëhen në mënyrë shoqërore që ta ndihmojnë për ta përpunua më mirë në botimin e ri.”
Te Shqiptarja.Com, Sadik Bejko shprehet se ngjan sikur po inskenohet një fushatë kundër Ismail Kadaresë. Në çdo vend marrja e çmimit Nobel është një eveniment, dhe ato vende e shndërrojnë në aksionin më të madh në marrëdhëniet me jashtë për të promovuar kandidaturat e tyre. Por Bejkos i duket se këtu ndodh e kundërta, kur afron ajo kohë ndizet fushata anti-Kadare. Ai kujton se në Priston, një nga Universitetet më në zë të Amerikës Kadareja është medetyrim në kurrikulën e letërsisë. “Ky është raporti që ka Kadare me përjetësinë dhe ajo që ka jetuar në diktaturë është një incident, një aksident i jetës së tij. Është mendjeshkurtësi t’i bësh gjyq një shkrimtari kur duhej të ishim duke i bërë gjyq diktaturës!”
k.c.
Comments
Ka nje diference midis

Ka nje diference midis Kadarese njeri dhe Kadarese shkrimtar dhe gjykimit te lire te njerzve nuk ka pse u vihet in front of their faces shkrimtari Kadare.Jane dy rruge per te pastruar vehten nga mekatet e te kaluares;o pranoji ato boterisht ashtu sic kane qene ose mbyll gojen dhe keep a low profile.Nuk kam ndermed te marr anesine e Nexhmijes,por me kujtohet ajo shprehje e xha Sulos Kapedan;sa poshte paske rene shoku Rropi.Ndaj mendoj duke lene menjane nervozizmin dhe gjykimin e nxituar dhe gjakftohte Kadareja njeri duhet te mbaje lart pazarin e tij duke u mundur te arrije parametrat e Kadarese shkrimtar.In bottom line this is what I think about him and nobody can't change my mind.This is freedom of speech.

Ketu nuk po i behet gjyq

Ketu nuk po i behet gjyq Kafarese , sic thone keta avokatet e tij te vonuar, ketu po behet thjesht nje diskutim kush ka te drejte --dhe ne diskutim do kete emdnime t ednryshme, se kjo eshte dmeorkacia

Megjtiahte une them se Kadareja ka te drejte , por ky eshte diskutim nuk eshte gjyq per t e kaluaren, dhe kushdo qe t e kete te drejte apo jo, nuk ka ndonje gje te keqe per asnjerin nga te dy

Ndaj duhet te mesohemi me diskutimet , pa kaluar ne esktrem me konkluzionet tona per diskutimin

Tani duhet drgjuar ca thote ai deshmitari Agmim Mero , qe thuhet se ishte me Nexhmijen kur shkuan tek Kadareja, megjtihse ai thone q eka qene i denuar nga Nexhi keshtu qe ai do jete pro Kadarese dhe Kunder Nexhit hahahahahaa

Keto diskutime e bejne jeten me interesante ne ...restorante lol

Ilir Yzeirit, Ju

Ilir Yzeirit,

Ju thoni:

Është e vërtetë se ne në shpirt jemi sado kudo një popull skllav.” Skllav je vete dhe bile shume i pandershem saqe skllevrit nuk do te te pranonin te merrnin ajer ne te njejten hapsire me ty. Ti nuk e pelqen te verteten dhe luften per jeten, kjo po te kthen ne njeri te padurueshem kur pjese te prishura te shpirtit tend ja vesh nje populli te tere. Atehere edhe prinderit e tu kane qene ose jane skllever. o njeri i paturpshem. Keshtu Lirka!

Add new comment