Shënim: Arturi, i biri i Petro Zhejit, në mbrojtje të Imamit

Postuar në 29 Shtator, 2012 06:02

Në editorialin e gazetës që drejton (Mapo), Artur Zheji ka bërë sot një mbrojtje personale të Arben Imamit, që ndoshta nuk do ta pëlqente i ati i tij, Petro Zheji, intelektuali antikonformist par excellence.
Opozita e ka akuzuar Imamin për armatim të Shërbimit Inforativ Ushtarak në kundërshtim me ligjin, ndërsa Zheji i ri i përgjigjet: “[Imami akuzohet] për një armatosje të paligjshme të Forcave të Armatosura (?), për shembull! Sepse edhe Shërbimet Sekrete të Ushtrisë Shqiptare, janë, duam s’duam, pjesë e Forcave të Armatosura. Të cilat nuk duhet dhe nuk mund të bredhin të çarmatosura.”
Hane Shan, hane Bagdat, mund të thuhet në këtë rast në gjuhën popullore (Nuk dihet se ç’mund të thoshte Zheji i vjetër…)
Por Zheji i ri, sidoqoftë, nuk i ka shkuar deri në fund konformizmit – në fund të artikullit e ka nxjerrë pjesërisht kokën gjeni i trashëguar antikonformist. Shkruan ai: “Ed Rama, pash Zotin, merru me ministrat dhe idiotet e shumta me poste të larta, që nuk dinë se ku shurrohet në tualetet që gjinden në suitat e hoteleve me pesë yje! Ka kaq shumë të tillë dhe të tilla që veç shtohen, ka kaq shumë hajna ordinerë ngado, saqë Imami, me 24 karat kulturë dhe dije, duket tepër filozof për detyrën e zymtë të ministrit të Mbrojtjes.”
E.Zaloshnja
I plote artikulli i Zhejit te ri: http://www.mapo.al/2012/09/29/sulmi-i-pakuptueshem-ndaj-arbe...

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

Petro Zhejit me siguri nuk do t'i pelqente qendrimi i Arturit, sikurse edhe te atit te Zaloshnjes, drite paste se ishte burre i rralle, nuk do t'i pelqenin shkrimet dhe qendrimi i te birit.

Submitted by Harilla (not verified) on

Redaksia, nëse keni vendsour të imitoni stilin e Berishës, kërkojini më parë falje për gjithë të zezat që i keni këputur sa herë u ka përmendur njerëzve baballarët.

Apo ju genjen mendja se ju mbrojnë çorapet e verdha e nuk ju kap lapsi për këto punë?

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

Harilla, ka nji ndryshim t'modh mes respublicas dhe berishes, sepse respublica po e kritikon tur zhejin pse s'po ndjek shemullin e t'atit, kurse berisha akuzon njerzit se ndjekin shemllin e eterve, kur ata s'e ndjekin... ta kishe njoft petro zhejin ti, do ta kuptojshe per ca e ka fjalen respublica...

Submitted by lom deliu (not verified) on

plus dmth do te shtonja, qe nena e Turit ishte aktorja e Theatrit Popullor Besa Imami.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Petro dhe Arturi nuk kane shkuar mire qe ne krye te heres: pas ndarjes se Petros me Besa Imamin, Arturi u pozicionua ne favor te mamase. Per kete aresye mospelqimi hipotetik i diteve te sotme qe perpiqet te pershkruaje ResPublica eshte teper i stisur.

Submitted by Harilla (not verified) on

Prej këtu ku jam ulur, ndryshimin kryesor e bën sigurisht përmbajtja; forma e ndjek nga pas me hap të sigurt. Tani, punët e përmbajtjeve dihet si vajtën, por edhe këto të formës po shndërrohen në çështje ngjyrash fanellash, e që vetëm sa theksojnë se loja bëhet brenda llojit.

Për kusurin, të pyetet Shalsi në TCH.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Zhehi e mban veten per te paanshem, po me duket se ia kane gjetur anen keta te mazhorances.

Submitted by geni (not verified) on

Arturi nje oportunist alabak, hajdut i korruptuar. Gabim ta ngaterosh me familjen sepse  i qelb  te gjithe.

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Ky Arturi do te kishte bere mire ti qendronte prane babait (apo ta mbante prane) te tij te humbur per nje cope buke ne Amerike.

Gjynah qe nje perkthyes brilant si Petro Zheji te perfundonte ashtu!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Zheji eshte protoripi i nje njeriu karriersit qe ska as moral e as cipe. Mbani mend ju cnuk thoshte per Berishen?? Me pas Berisha e beri drejtor te ATSH si shperbilim ndaj qendrimit kritik 24 ore ne dite te tij ndaj PSse dhe lepirje ndaj Ilir Metes(?!)...Fundurrine!

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

Ne suitat e hoteleve me 5 yje edhe katerkembesh te jesh e gjen kollaj banjen,ose bjeri ziles se te vjen sherbyesi,biles te ploteson edhe ndonje nevoje me te komplikuar ne shkembim te bakshishit.Rasti me i paster eshte vrasja e Bin Laden,ku informacionin e merr Cia,ajo ia kalon Dia(ekuivalente e Shiu)dhe Dia autorizon skuadren Seals per nderhyrje.Pra,nuk eshte e vertete qe Shiu te beje operacione likujduese dhe te posedoje arme snajpere.Te sqaroje keto gjera e mos te flase si pijanec ky zoteria,se nuk ia ka ngene njeri pijaneceve.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një njëri i pa ftyrë dhe kur ke të bëshë me njërzë të tillë mund ti presësh të gjitha

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.