Edi Rama zgjidhet anëtar i Presidencës së PSE-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është zgjedhur anëtar i Presidencës së PSE-së, njofton Balkanweb. Ndërkohë, që Presidenti i ri i Partisë së Socialistëve Europianë është zgjedhur Sergei Stanishev, të cilin Rama shkruan në Twitter që pati një “fjalim inspirues” në prag të votimit. Në lidhje me zgjedhjen e tij, Rama brenda 160 karaktereve e përshkroi si: “Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europiane! Fuqizim i zërit tonë në PSE”.
Kreu i PS-së ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste Europiane, me ftesë të liderëve të PSE-së, së bashku me socialistin tjetër, Ilir Meta.
Kryetari i sapozgjedhur i Socialistëve evropianë, Sergei Stanishev Dmitrievich, (bullgarisht: Сергей Дмитриевич Станишев, i lindur 5 maj 1966) është një politikan bullgar i cili ka shërbyer si Kryeministri i Bullgarisë 2005-2009, aktualisht ai është edhe Kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP). Partia Socialiste Evropiane është partia e dytë më e madhe në Parlamentin Evropian.
Ne.Su.
Comments
lum ne Shqiiptaret per
<p>lum ne Shqiiptaret per liderat qe kemi...</p>
Add new comment