I njëjti lajm në dy media të ndryshme shqiptare, pa koment

TV Klan dhe gazeta TemA kanë dhënë një lajm me një titull të ngjashëm, që, i perifrazuar, ishte pak a shumë: “Shqipëria ia kalon Norvegjisë për ndërtimin e autostradave” Po e riprodhojmë secilin version të lajmit pa asnjë koment (komentet bëjini vetë, të dashur lexues…)

TV Klan
Norvegjezët: Shqipëria na e ka kaluar me ndërtimin e autostradave
Që Shqipëria është kampione në Rajon përsa i përket ndërtimit të autostradave në vitet e fundit, kjo dihet pasi e raportojnë të dhënat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave. Por që një nga vendet më të zhvilluara të Europës të kërkojë të marrë shembull nga Shqipëria në këtë drejtim përbën një vërtet një lajm të rëndësishëm. Pasi kanë vizituar vendin tonë disa ditë më parë, disa deputetë nga partia Progresiste dhe anëtarë të Komisionit parlamentar të transportit në Norvegji kanë shprehur përshtypjet e tyre në një intervistë për gazetën norvegjeze VARDEN.
Shqipëria na e ka kaluar. Kështu shkruhet në titullin kryesor të artikullit. Ne jemi mbrapa në mënyrë tragjike sa i takon ndërtimit të rrugëve shprehet konkretisht deputeti Bard Hoksrud i FRP-së. Norvegjia është shteti i prapambetur sa i takon ndërtimit të rrugëve efektive midis qyteteve më të mëdha në vend thotë ai. Kemi dicka për të mësuar nga Shqipëria thotë deputeti i cili në vizitën e tij në Shqipëri shoqërohet edhe me politikanë të tjerë dhe dy këshilltarë. Jemi këtu për të mësuar, sapo kam kaluar përmes një tuneli që është nga më të bukurit që kam parë deri tani. Na pëlqen të mendojmë që Norvegjia të jetë më e mira për tunelet, por po shikojmë se tunelet këtu na kanë impresionuar nga siguria dhe ndricimi, mes të tjerave, thotë Hoksrud në intervistën e tij telefonike.
Në vitin 2009 Shqipëria ka filluar shtrimet e rrugëve kryesore. Pas takimit me kryeministrin Berisha, Hoksrud shprehet për gazetën se qeveria shqiptare është e fokusuar për infrastrukturën dhe gjysma e buxhetit kombëtar është shpenzuar për këtë.
Më tej në këtë shkrim për Shqipërinë duke iu referuar përshtypjeve të deputetit norvegjez, thuhet se ai beson se liderët norvegjeze kanë shumë për të mësuar nga Shqipëria në drejtim të aftësisë për dhënien e prioritetit të projekteve më të rëndësishme.
Shqiptarët kanë zgjeruar rrjetin rrugor ndërmjet qyteteve të mëdha dhe synon të zhvillojë rrjetin rrugor në 10 vjet. Në Norvegji ne përdorim pothuajse 10 vjet vetëm për të planifikuar një autostradë, përgjigjet Hoksrud.
Anëtari i komisionit parlamentar të transporteve në Norvegji e pasuron më tej intervistën e tij për Varden duke shtuar edhe shifra konkrete. Deri në vitin 2015, kryeministri Berisha ka premtuar se do të ndërtohen 600 km rrugë të reja. Deri tani, janë zgjeruar dhe janë rregulluar 350 km për shkak të kushteve të vështira të terrenit.
Ndërsa në vitin 2012, Norvegjia do të përfundojë autostradën prej 11 km. Qëllimi i Planit Kombëtar të Transportit është 24 kilometra në vit. Për këtë komenton shkrimi, europianët kanë shumë për të mësuar nga shqiptarët në ndërtimin e rrugëve. - Tani ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë në disa projekte të rëndësishme dhe tu jepet prioritet rrugëve kryesore që lidhin rajonet. Dhe kjo duhet të bëhet përmes projekteve të vazhdueshme. Ndoshta sekretari i shtetit në Ministrinë e Transporteve Lars Erik Bartnes nuk pajtohet më përshkrimin e Hoksrud por gjithsesi shprehet se është i kënaqur qe Shqipëria ka filluar të përqëndrohet në rrugë të drejtë për të cilat vendi ka nevojë. Edhe Bartnes thotë se Norvegjia ka shumë për të bërë sa i takon kësaj teme prandaj, ne do të rrisim ritmin çdo vit duke shkuar përpara, përfundon ai.

Gazeta TemA
Norvegjia: Shqipëria na e ka kaluar!
Jo, nuk është shaka. E keni dëgjuar shpesh kryeministrin që thotë se Shqipëria është një Norvegji e vogël? Natyrisht që e keni dëgjuar. Dhe është e vërtetë, jo vetëm që jemi si Norvegjia, por ia kemi kaluar. E thonë edhe mediat norvegjeze.
Kryeministria ka shpërndarë dy shkrime të gazetave norvegjeze, ku thuhet se Shqipëria ia ka kaluar Norvegjisë.
Të dy gazetat, edhe ajo lokale Varden, edhe tabloidi VG, kanë tituj të ngjashëm “Shqipëria na e kalon”.
Bëhet fjalë për pasqyrimin e vizitës së disa politikanëve norvegjezë, përgjegjës për çështjen e rrugëve.
“Kaluam nëpër një tunel që është një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë. Do të doja të mendoja se Norvegjia është më e mira në tunele, por kjo përshtypje na u krijua sa i takon sigurisë dhe ndriçimit,” thotë një prej tyre, Bard Hoksrud, deputet nga Partia Progresiste. Ai shton: “Norvegjia është më e ngadaltë se Shqipëria”.
“Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e rrjetit rrugor në mes të qyteteve të mëdha. Ata kalojnë një kohë shumë më të shkurtër për të zbatuar projekte rrugore se ne. Ata synojnë të zhvillojnë rrjetin rrugor në 10 vjet, ndërsa ne Norvegji ne përdorim pothuajse 10 vjet vetëm për të planifikuar një autostradë,” thotë Hoksrud.
Ndërsa gazeta tjetër norvegjeze, “VG” konstaton: “Ne jemi mbrapa në mënyrë tragjike sa i takon ndërtimit të rrugëve në Norvegji,” duke cituar Bard Hoksrud. Gazeta raporton se këto ditë, deputetë nga Komisioni për Transportet, deputetë nga Partia Progresiste vizitoi Shqipërinë dhe zhvilloi takime me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetaren e Parlamentit. “Atje morën informacionet që tashmë i dimë – që Norvegjia është shteti i prapambetur sa i takon ndërtimit të rrugëve”.
PS: Politikani që i janë referuar gazetat, quhet Bard Hoksrud, është i Partisë Progresiste. Nuk ka shkollim të lartë dhe ka punuar si shitës para se të hynte në politikë. Para disa kohësh u përfshi në një skandal pasi u kap me një prostitutë, diçka e ndaluar nga ligji norvegjez. Kryetari i partisë së tij tha se ai do ndëshkohet, nëse këtë e vendos partia

Re.Pu.
Comments
Ky Norvegjezi po te shkoje

Ky Norvegjezi po te shkoje edhe ne Bjellrusi e te udhetoje ne autostradat e Llukashenkos mund te thote qe po na e kalon dhe Bjellursia apo Azerbaxhani. Kjo gjithmone nese, udhetimin, akomodimin dhe honorarin ja paguan shteti mikeprites :)

Sa keq me vjen per popullin

Sa keq me vjen per popullin norvegjez...Dhe me keq me vjen akoma per veten time qe nuk e dinja qe ishim me mire se Norvegjia. Me mbushen syte me lot kur mendoj se Shqiperia vazhdon te jete fanar ndricues.

se kishim menduar se mund te

se kishim menduar se mund te shkonte deri ketu cmenduria. ne me mire se norvegjia????? hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahaaaaaaa

Norway: Average income per

Norway: Average income per capita: 51,959 dollars a year!!!!!!! (viti 2012)

pastaj hajdeni dhe na botoni shkrime te tilla idiote!

Po mor po, po tunele dhe

Po mor po, po tunele dhe rruge si te Malokut nuk kane keta!!!!.

Duket se k ynorvegjezi duhet te kete sens te forte humori ose ka qene mjaft cinik me Saliun e Klanin e gjore .

e dha edhe TVSH kete

e dha edhe TVSH kete lajmin.Per nga kriteret,struktura dhe specifika e rruges,rregullat dhe modalitetet e nje autostrade,fatkeqesisht asnje segment rrugor ne Shqiperi nuk eshte autostrade.Ajo e Kukesit(e kombit)eshte rruge principale ekstraurbane me dy korsi.Keta norvegjezet kane qene ne jug e me siguri jane duke folur per autostraden e Lazaratit.Ashtu po!Per ate lloj malli ia kemi kaluar edhe Norvegjise,por jemi prapa Afganistanit dhe Kolumbise.Me perpjekjet titanike te Sali Protopapes do ua kalojme edhe atyre.Norvegjia,ç'eshte e drejta mund te na kete zili per diellin mesdhetar,po per tjeter gje s'kemi shans.Ka pak popullsi dhe shume territor.Ka nafte dhe gaz sa per tere Evropen,industri peshku,nje shtet social qe e ka zili tere bota.Ketyre tiipave u ka bere pershtypje shpejtesia e berjes se rrugeve,dmth Saliut i fiksohet ne 2 te nates te beje rruge,ne 8 te mengjesit firmat rrugore te dy arkitekteve te shquar te"autostradave shqiptare",Fahriu balliu dhe Sander Franga sapo kane filluar punimet.Ne Norvegji kryeministri ben harakiri po ndodhi nje gje e tille,por tek ne eshte normale.Hahahhaha,Fahri balliu,arkitekti i shquar;prandaj rruget tona dalin te shtrembeta.

Add new comment