Eshtrat e Isa Boletinit në një thes në xhami (!) Në vizitën te kryeministri u “zëvendësuam” me dy gardistë – thotë nipi (!)

Postuar në 27 Shtator, 2012 08:49

- Ku e ka varrin Isa Boletini?
Ai ka një varr imagjinar, por ende nuk ka një varr konkret.
- Dmth, eshtrat e tij ku janë?
Eshtrat janë në xhamin e Mitrovicës ende. Gjenden në një thes dhe i ruan hoxha i xhamisë së Mitrovicës. Ai ka bërë shumë për Isën dhe për familjen tonë. Ne si familje, nuk dimë çfarë emri ti vendosim këtij skandali. Të kesh një emër kaq të nderuar e ta neglizhosh deri në atë pikë sa të mos i gjesh një varrë. Për ne ky është një super skandal, po ç’të bëjmë!
- Ju vetë nuk keni kërkuar që Isa Boletini të ketë një varr?
Eshtrat e tij nuk janë më në kompetencën tonë. Ai është hero kombëtar dhe varet nga shteti, ne nuk kemi asnjë lloj aksesi. Një nga këmbëngulësit e mëdhenj që eshtrat e gjyshit të mbërrinin nga Mali i Zi në Kosove, ka qenë Ibrahim Rugova, që ishte zotuar që eshtrat të preheshin në fshatin Boletin. Por në momentin që u sollën nga Podgorica me tren, policia serbe nën regjimin e Milloshevicit, kishte marre urdhër t’i ndalonte. Për çudi, nuk u gjetën pas kontrolleve të ushtruara. U fshehën në këtë xhaminë dhe qëndruan aty të paprekura. As sot nuk e kemi një shpjegim se përse eshtrat e gjyshit, gjenden në një thes...

Adrian Boletini (babai i tij është ai që është intervistuar më sipër) është nipi i Isa Boletinit. Djalit të vogël i ka vënë emrin Isë. Të dy janë personazhe në një rrëfim në të përditshmen “Shekulli” – rrëfim në të cilin mësohen dy fakte disi të çuditshme:

E para, Isa Boletini nuk e ka ende një varr (eshtrat e tij gjenden ende në një thes që mbahet në një xhami – siç mësohet nga intervista e sipërcituar).

Dhe e dyta, - (kjo kërkon vërtet një saktësim apo prononcim të kryeministrisë) - në një takim me Berishën të pak ditëve më parë me pasardhës të familjeve të patriotëve të Kosovës, të afërmit e Isa Boletinit jo vetëm nuk janë ftuar, por janë zëvendësuar me.. dy ushtarë të Gardës sipas citimit që “Shekulli” i bën Adrian Boletinit.

Shkruan "Shekulli": Në datën 15 të këtij muaji, kryeministri ka pritur në një takim pinjollë të familjeve të patriotëve të shquar nga Kosova, të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe Haxhi Zekës, të cilët ndodhen në Tiranë për disa aktivitete kulturore me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ky lajm zyrtar, ka shokuar familjen e Isa Boletinit. Ata pohojnë se nuk ka qenë asnjë përfaqësues e familjes së tyre në atë takim. Dhe sipas Adi Boletinit, stafi i kryeministrit ka marrë në takim dy ushtarë garde dhe i ka zëvendësuar me familjarët e vërtetë të Isa Boletinit...” (!) – A.N.

Në foto: Gjysh e nip kanë të dy emrin e Isa Boletinit (Foto "Sh")

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

<p>I ka marre te garda se kane qene pa lek, se te Ushtari i Panjohur kerkojne nga 2000 leke per dite pune...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.