AK: Vetëm një e njëmijta e PBB shkoi për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Dhe një sondazh i TCH

Në vitin 2011 qeveria shpenzoi vetëm një të njëmijtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin e ish të burgosurve politike – Shifra është dhënë nga Aleanca Kuqezi, e cila ka vizituar sërish sot, grupin e ish-të përndjekurve që kanë nisur një grevë urie ku janë raportuar problemet e para.
“Sot News” citon Rezar Ballën e AK (në foto): “Brukseli duhet të kushtëzojë statusin e kandidatit jo vetëm me zgjedhjet e vitit 2013 në mënyrë që ato të jenë të lira dhe demokratike por edhe me me zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit për ish- të burgosurit politikë të Shqipërisë. Përfaqësuesi i AK tha se do nisin të mbledhin shqiptarë nga çdo cep të Shqipërisë për t’u solidarizuar me grevën”
Greva e urisë e ish-të burgosurve politike ka hyrë në diten e saj te gjashte. TCH citoi në lajmet e drekës një prej anëtarëve të kësaj greve Gjergj Ndreca, i cili ngriti shqetësimin se nuk u është plotësuar as kushti më minimal në situata të tilla, ai i lënies në dispozicion të tyre të një ambulance. Të tjerët e intervistuar gjatë kronikës së TCH bënë thirrje që Qeveria të shohe të pakten ato 100 burgosur që nuk kanë marrë as këstin e parë të dëmshpërblimeve.
Grevistët i bëjnë thirrje selive të huaja diplomatike në vend për t'i ndihmuar dhe në veçanti ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, - thotë TCH, ndërkohë që në faqen online ka hedhur një sondazh me pyetjen: “Mendoni që ish-të përndjekurit politikë tanimë kanë marrë statusin e të përndjekurve ekonomikë?” – sondazh në të cilin 61 përqind kanë klikuar PO dhe 39 përqind kanë klikuar JO
Re.Pu.
Comments
Ky mos eshte gje vellai i
<p> </p><p>Ky mos eshte gje vellai i vogel i sokolit te madh ???? </p><p> </p>
Add new comment