Idrizi apel Panaritit: Merr një çam me vete në Athinë; dhe ngrije e mbroje çështjen çame në bisedat me grekët

“Janë mbi 40 mijë shqiptarë të dëbuar nga Çamëria, dhe 5 mijë të vrarë” – kështu e përmbledh në terma arithmetikë Shpëtim Idrizi çështjen çame në një shkrim, që është publikuar në një numër të përditshmesh (Shqip, Panorama, Mapo, etj), me të cilin ai i paraprin vizitës së ministrit tonë të jashtëm në Athinë. “Ka tetë vjet që nuk bëhet një vizitë e tillë zyrtare”, thotë Idrizi, duke iu referuar “njohësve të këtyre marrëdhënieve”, dhe këtë pauzë 8 vjeçare e merr si shenjë të faktit që ka pasur probleme mes dy vendeve.
Idrizi citon një frazë të ish-ministrit të jashtëm grek, Karolos Papulias, që është thënë 20 vjet më parë, kur zyrtarët e politikanët shqiptarë (Meksi, Serreqi, vetë Berisha) nuk kanë vuajtur, sipas tij, prej kompleksit të varësisë prej Athinës, dhe e kanë ngritur këtë çështje në bisedat me palën greke. “Kjo çështe mund të trajtohet me qetësi pas 10 a 20 vitesh, ndërsa sot plagët janë ende të hapura”, thuhet të ketë thënë Papulias, për të cilin Idrizi nënvizon konsiderata pozitive. Ky citim i nxjerrë nga arkivat i shërben Idrizit pët ta përdorur si një apel për ta hapur qartë e fort këtë çështje në bisedat me homologun e tij, Avramopulos, i cili – në këtë pikë është përsëri hera e konsideratave pozitive për një zyrtar grek – “është dalluar gjithmonë për qëndrime miqësore e integruese ndaj shqiptarëve, edhe pse militon në kampin konservator.
Në shkrim ka edhe tone të tjera pajtuese e konstruktive. “Ne nuk duam që kjo çështje të zgjidhet sakaq. Ne e dimë që ajo nuk mund të zgjidhet menjëherë. Por ne duam gjeste të vërteta pajtimi”, thotë ai. E ndërkohë, kërkon nga Panariti që të marrë me vete në Athinë, si pjesë të delegacionit, edhe një përfaqësues të çështjes çame. Por janë të gjitha gjasat që kjo kërkesë e fundit të mos merret parasysh.
E.G.
Comments
Ja, mire, e futi ne
<p> Ja, mire, e futi ne perberjen e delegacionit, por camin nuk e lene greket qe te kaloje kufirin! APO NUK E DI TI KETE GJE? O shpetim shpeto veten, jep doreheqjen, vete e premtove, se Cameria, dje dhe sot, do te ndjeke udhen e fatit te vet.</p>
Mbasi rri ca kohe si i
<p>Mbasi rri ca kohe si i pergjumur e merret me hallet e tij,(per karrieren pas zgjedhjeve te 2013-es) z.Ifrizi leshon nga nje tullumbace,per konsum publik,se helbete,eshte kryter i nje partie me kauze te madhe,ate te komunitetit me te martirizuar,ate Cam.Idrizi nuk eshte koherent ne ato qe thote e ato qe ben.Problemin kryesor qe ai ka,eshte mbushja e xhepave te tij,duke qene prane Berishes e Metes,se atje ku hahet,behen dhe "therrime",qe mund ti cukasesh.Keta jane njerez te fjetur dhe impotente ndaj asaj qe kane marre persiper.Pse Saliu leh nga 10-20 here ne dite,kurse Idrizi mezi belbezon neper dhembe disa fjale boshe,nje here ne 2-3 muaj,sa per te lare gojen.Z.Idrizi,ose beje mire ate p8une qe ke marre persiper,te jesh aktiv per cdo dite,ose terhiqu : "te gjeje puna njeriun e duhur,jo njeriu punen qe i duhet".</p>
Add new comment