Djali i… Vajza e… në një kronikë incidenti me eskortën kryeministrore. Plus paranoja e (dhe sipas) Bazes

Një 33-vjeçar me emrin Romir Kopliku, të cilin, të përditshmet e sotme e prezantojnë si djali i ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, është bërë protagonist i një incidenti me eskortën e kreut të qeverisë. "Ka ndjekur nga Vora në Tiranë makinat e Gardës që shoqëronin kryeministrin, pas një vizite të tij në Durrës, - raporton MAPO, në artikullin e së cilës mbi ngjarjen lexohet ndër të tjera:
"Makina “Benz” e drejtuar nga Kopliku, i është afruar eskortës së Kryeministrit në pikën ku bashkohet rruga e Maminasit me autostradën dhe ka sfiduar për 20 kilometra masat e sigurisë për lëvizjen e Kryeministrit… Punonjësit e Gardës kanë kërkuar përforcime të policisë rrugore, në mënyrë që të bllokonin drejtuesin deri në atë moment të panjohur të makinës. Një postbllok policie është ngritur fillimisht në mbikalimin e Rinasit, por pa mundur të ndalnin furinë e Romir Koplikut. Makina e tij është përplasur me trafik-ndarësen në afërsi të ‘Zogut të Zi’ megjithatë, ka vazhduar të ecë me shpejtësi derisa është ndaluar në afërsi të stadiumit ‘Dinamo”. Një tjetër fakt që vështirësonte ndërhyrjen e policisë ishte prania e disa vajzave në makinën e 33-vjeçarit. Eskorta e kryeministrit ka mundur ta shmangë makinën që i ndiqte vetëm në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”.
Kronika e ngjarjes është afërsisht e njëjtë në të gjitha gazetat dhe theksohet se në makinë bashkë me 33 vjeçarin kanë qenë 3 vajza. Gazetat e kanë 'mbajtur' ngjarjen në kufijtë e kronikës me përjashtim të së përditshmes TemA, ku Mero Baze flet për "episod të frikshëm" dhe e sheh vijimin e ngjarjes dhe ndalimin e Koplikut junior si produkt të paranojave të Berishës.
Shkruan Baze: "Eskorta e tij pati një episod të frikshëm dhune ndaj një qytetari, i cili në mënyrë spontane iu bashkëngjit eskortës së tij nga Maminasi në Tiranë. I rrethuar nga një eskortë e dhunshme, ai për pak u asgjësua fizikisht tek Zogu i Zi, dhe vetëm kur panë se kishin të bënin me një episod rastësor, e lëshuan pas një dhunë 24 orëshe në polici, pa bërë asnjë kallëzim ndaj tij. E gjitha çka ndodhur është një skandal që mund të përfundonte në mënyrë tragjike, jo nga rastësia e episodit, por nga paranoja që kryeministri ka ndaj gjesteve kundër tij…".
Fakti që nuk është bërë kallëzim është mbresëlënës. Por në rrethet e gazetarëve ka sot një version shumë më të thjeshtë nga ai i Bazes. Reporterët e kronikave në Tiranë qarkullojnë lajmin se shkak për lirimin e menjëhershëm dhe pa pasoja të personit të ndaluar nuk ka qenë aq shumë statusi i babait të tij, sesa fakti që një nga vajzat në makinë ka qenë vajza e një funksionari të lartë të qeverisë Berisha. (A.N.)
Comments
kam pare qe eskorta me

kam pare qe eskorta me berishen ecen me shpejtesi te larte.Kushdo qe ecen me kete ritem merr nje derr gjobe dhe i hiqet patenta.Mos ka pire ose ka tymosur gje ky çuni,se shume guximtar?

Po, eskortes se Berishes pse

Po, eskortes se Berishes pse nuk i ve njeri gjobe dhe ti hiqet patenta shoferit?

futja katundit o Luano...

futja katundit o Luano...

Nje koment rreth kesaj

Nje koment rreth kesaj ngjarjeje e dergova pak me pare tek gazeta Tema pasi lexova artikullin e Meros dhe nuk e di se a do ta botoje vertet. Te them te drejten nuk e di nga i lind kjo urrejtje ketij personi qe e quan veten gazetar ndaj figures se Berishes.Mund te urresh nje person por kaq shume nuk e di, vetem po te te kete bere ndonje gje te tmershme. Ne shume shkrime te tij ai vjell shume vrere kunder kesaj qeverie dhe reagon ne menyre te dukshme kunder saj. Ne komentet qe behen per shkrimet e tij do te gjesh gjithmone komentues qe flasin per vrasje varje ne litar revolucion futje ne burg masakra qe duhen bere ndaj njerezve qe jane ne pushtet dhe simpatizantet e tyre {Merua i quante dhembkrimbur} dhe zgjen asnje koment nga ata qe jane kunder shkrimit te tij sepse ai nuk i boton.Do te doja qe te gjithe gazetaret ti hidhnin nje sy komenteve qe behen tek gazeta e Tij qofte edhe per shkrimet me banale dhe do te shohin komente te llahtarshme.Jam dhe do te jem per fjalen e lire, por nuk jame qe te perdoret nje gazete per mllefe personale te nje botuesi. Kjo nuk i sherben askujt sepse nuk mund te quhet me nje gazete por nje pacavure.

Nqs Berisha eshte figure

Nqs Berisha eshte figure atehere eshte karikature. Nqs qenke kaq i ofenduar nga gjuha e Meros dhe komentuesve tek gazeta e tij,te sugjeroj si ilac videot e fjalimeve te Berishes ne parlament. Degjo shpellarin tend dhe masturbo.Hipokrit.

O Labo, po mirë të të

O Labo, po mirë të të bllokojnë firmën ty, të të rrahin, të djegin makinën dhe të të vënë disa qindra mijë euro gjobë.

Të të bllokojë gazetën dhe të të nxjerrë një mijë telashe një person që e a kthyer vendin në pronë private të vetën, që ka vrarë 4 dëshmorë vetëm për ti bërë terror popullit të tij. Një person që mbron të birin e tij që ka vrarë 26 vetë në një fabrikë ku çmontoheshin municione nga fëmijë.

Ca pret ti? Ti thurë lavde Sali Berishës, Mero Baze?

Sali Berisha është qen prind qeni që e mban këtë vend në mesjetë vetëm që ta ketë "tok e xanun" të vetën. Prandaj dhe Mero Baze është një ndër gazetarët më kurajozë që thotë të vërtetat e këtij vendi, ndryshe nga shumë gazetarë që i nuancojnë krimet e Berishës me lloj lloj justifikimesh.

Krimineli dërgohet në burg sepse përbën rrezik për shoqërinë. Sot rreziku më i madh për shoqërinë Shqiptare, është Sali Berisha prandaj ai dhe klika e tij duhet të përfundojnë në burg për krimet që kanë bërë dhe janë të dënueshme nga ligjet e republikës.

Po nuk u dënuan kriminelët, shoqëria nuk shpëton nga krimi!

O lab djali: me cudit pyetja

O lab djali: me cudit pyetja juaj " nuk e di nga i lind kjo urrejtje ketij personi qe e quan veten gazetar ndaj figures se Berishes"

Nuk e di ti nga lind kjo urrejtje ndaj figures se Berishes? Uauuuuuuuuuu!!!!!!!! Nuk eshte vetem Merua qe e urren berishen mor djalosh. Berisha eshte figura me e urrejteshme ne Shqiperi er 75 % te shqipetareve lere se cben ai per te vjedhur "dashurine" e shprehur nepermjet votave. Ai po e shet atdheun mbare a prape, ka bere miliarder veten e familjen, dhe milionere ca derra qe i sherbejne besnikerisht me parat e vjedhura nga pasuaria kombetare dhe nuk mund te jete sipas teje nje figure e urrejteshme? Ku jeton e per ke punon o djale qe e quan veten "labi", se lab s'je ti mor mustaqe pa djersitur. Vetam nja 25% qorra dhe sahanlepiresa, dhe tradhetare si ai vete e si ti nuk e urrejne. Eshte kjo 25 % qe gjithe jeten kane qene sherbetore te atyre qe kane pasur pushtetin ne shqiperi, jane e do vazhdojne te jene llumi i kombit.

O labi..kam respekt per

O labi..kam respekt per mendimin e secilit qe ka mendimin dhe konkluzionin e vet personal.

Respektoj individin ashtu sic eshte..ne kete kuader te respektoj edhe ty dhe mendimin tend personal se Berisha eshte figure.

Per mua Berisha eshte "qelbi i qelbit shqiptar ."

Ky eshte konkluzioni im per Berishen ish sekretari i organizates PPSH ne Fakultetin e Mjekesise dhe Spitalit Civil NR i

dhe per 22-vjet drejtuesi i vetem i asaj qe ka mbet nga PD .

Lab djali, i ke rene shume

Lab djali, i ke rene shume gjate per te bere avokatin e "shtypit te lire", Ne vendin tend une nuk do shqetesohesha fare nese nje gazete qe une mendoj qe eshte paçavure nuk botonte komentet e mia, madje e di cfare une as qe do i lexoja fare e jo me te beja komente. Por ky jam une dhe jo ti.

Nese ke jetuar ne Shqiperi, apo je ketu, do kesh vene re qe shumica per te mos thene te gjitha mediat e medha jane dhe perdoren si mjete shantazhi apo perfitimi.

PS: "Paçavurja" TEMA eshte nje nga 10 web-et me klikuara ne Shqiperi dhe e treta gazeta online me e klikuar.

Per te qene ne teme, aman kush e di vajza e kujt ishte ne ate makine? Ky do ishte lajm :)

O Visi as nuk dua dhe

O Visi as nuk dua dhe as marr mundimin te bej avokatin e shtypit te lire, por do te keshilloja qe edhe ju te mos beni avokatin e gazetes Tema. Ne qoftese une e lexoj online ate si dhe te gjitha gazetat e tjera, e lexoj sepse kam interes per te ditur dhe per te qene i informuar me realitetin pavaresisht se te kujt krahu jane dhe menyren se si komentohet nga nje gazete ne tjetren.E vetmja gje pse une komentoj ne kete gazete eshte menyra e eger e te shkruarit dhe te percjelljes se lajmit tek lexuesit.Ju me thoni se nuk do te shtetesoheshit fare ne qoftese nuk do te te botoheshin komentet dhe bile as do ta lexonit ate por: Ky jam une dhe jo ti.Ju me thoni se te gjitha mediat e medha jane dhe perdoren si mjete shantazhi apo perfitimi gje te cilen une e kam ditur dhe e di megjithate faleminderit qe ma thua por, mos doni te thoni me kete qe gazeta qe ju i beni avokatin nuk perdoret per keto qellime.Me kujtoni qe kjo gazete qe une e quaj pacavure eshte nje nga 10web-et me te klikuara ne Shqiperi dhe e treta online, e po pastaj. Mos do te thote se pacavuret qe perdoren per te pastruar pavaresisht se quhen pacavure nuk duhet te shiten. Edhe ato e kane nje funksion dhe dy nga ato funksione jane edhe ato qe ju keni permendur tek komenti juaj: shantazh dhe perfitim.Per ju lajm do te ishte te dinit se kush ishte ajo vajza dhe nuk shteqesoheni per menyren e servirur te lajmit por: Ky jam une dhe jo ti.

Tashme ne Shqiperi eshte

Tashme ne Shqiperi eshte zyrtarizuar nje hendek i thelle ndermjet pakices sunduese (jo vetem qeveritareve) dhe popullit. Vajza e... dhe djali i....mund te shkelin ligjin dhe nuk iu hyn asnje gjemb ne kembe pasi i mbron mami dhe babi. Po ashtu, vajza e ... dhe djali i.... punesohen ne kundershtim me ligjin ose ne Banken e Fullanit ose ne ndonje Ambasade jashte shtetit.

Ti "Labi" vetem lab nuk mund

Ti "Labi" vetem lab nuk mund te jesh,pervecse ndonje qe rron me kockat qe te hedhin kusaret S.Berisha e I.Meta.Ata jane derra te eger pylli,qe dine vetem te vjedhin e te vrasin popullin e tyre.Per ato vrasje ty zoteri nuk te ben asnje pershtypje,vetem fjalet e ashpra qe thuhen per ta,ty te plagosin kaq rende.Ka mundesi te jesh ndonje legen klasik,se Mero Baze eshte nje hero i vertete,qe sot per sot nuk ia gjen shokun.Ai gazetar i mencem dhe trim duhet ruajtur nga hijenat e Saliut e te Ilirit,si puna e ketij palo "labit" qe na shtiret ketu kaq me edukate qytetare vicidolase.

Ty anonim pavaresisht

Ty anonim pavaresisht se je anonim do te them vetem dy fjale. Ne 97 ky Mero Baze ishte hero i mencem dhe trim apo kelysh dhe kriminel i Berishes.Ne 97 ti i lexoje shkrimet e tij apo e grisje gazeten Tema.

Kushdo qe e kupton heret a

Kushdo qe e kupton heret a vone se cfare llumi eshte Berisha dhe shumica e mbeshtetesve te tij, nuk eshte kelysh apo kriminel por dikush qe me ne fund ju hapen syte. Nqs do te ndjekim llogjiken tende te krimbur atehere nuk ka me kelysh e kriminel se Berisha qe pasi e luftoi Nano "padrinon" shqiptar me vone e mori ne krah te tij dhe e quajti "lider me vlera" te popullit shqiptar.

Labi,çdo gazete ben politiken

Labi,çdo gazete ben politiken e saj.Ka edhe mekatet e saj,se asnjeri nuk eshte i perkryer.Por ç'eshte e verteta TemA eshte zeri me i fuqishem opozitar ne shtypin e pangjyre shqiptar.Dhe natyrisht vuan konsekuencat.Edhe mua ka pasur raste qe s'me ka kaluar komentet,por

ky ka qene tap me koqino

ky ka qene tap me koqino kurse gocat e qeveritarve ne makine tap me kokaine nga mos te bejne filma keta kelysha bushtrash

Add new comment