Kushtëzimi i statusit me zgjedhjet? “Fitorja më e madhe e opozitës” – thotë Balla: Të gjithë e dimë se çfarë bëri Beni, Toma e Sasha...

Postuar në 26 Shtator, 2012 15:19

“Deklarimi thuajse zyrtar nga BE-ja se Shqipërisë do t’i rekomandohet statusi, por vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, e të certifikuara si të tilla, vitin e ardhshëm, është një lajm i jashtëzakonshëm... Por njeriu që duhet të ndihet më mirë nga të gjithë është Edi Rama, megjithëse unë dyshoj se është kështu, - shkruan në një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes MAPO, Sokol Balla.

Kushtëzimi i statusit me ecurinë e zgjedhjeve të 2013-s është për Ballën, fitorja më e madhe dhe më e rëndësishme e opozitës në Shqipëri, sepse (argumenton ai) “kauza që nisi si e Edi Ramës, pastaj e Opozitës, tashmë është përcaktuar si kauza e shqiptarëve, të cilët të nesërmen e zgjedhjeve të 2013-s do të përshëndesin fituesit që do të jenë edhe firmëtarët e kandidimit të Shqipërisë në BE, ose në heshtje do të shohin lakuriq para kamerave fajtorin e mbylljes së kësaj dere...”.

Balla, artikujt e të cilit, janë shpesh kritikë me Edi Ramën, e quan atë që ndodhi pas daljes së rezultatit fitues për Ramën në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë si “vjedhjen më spektakolare të zgjedhjeve ndonjëherë në rajon e ish-vendet komuniste” por shton se Rama “mori një ndëshkim në heshtje nga ndërkombëtarët”.

Shkruan Balla: “Ditët dhe javët që pasuan zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës... si në një striptease në replay, zhveshën edhe dyshimin më të vogël se kauza e zgjedhjeve të vitit 2009 ishte një broçkull e opozitës. Ra miti i mungesës së fakteve, se faktet jo vetëm ishin brenda kutive, por ato u morën dhe u futën në kuti të tjera, duke përmbysur gjallë para kamerave dhe një kombi me frymën pezull, rezultatin për Bashkinë e Tiranës. Vetëm që të fitonte Luli e vetëm që të ndëshkohej Rama, doktori realizoi publikisht gjithë ato për të cilën akuzohej, por shpesh pa fakte dhe në emër të miteve urbane, 20 vitet e fundit.. Të gjithë e dimë se çfarë bëri Beni, Toma e Sasha ato javë. Me reagimin e të hënës, me sa duket, këtë e di edhe Brukseli...” - A.N.

Më shumë në:
http://www.mapo.al/2012/09/26/nje-fitore-e-opozites/

Comments

Submitted by astrit pepkola (not verified) on

<p>Kush do ti certifikoje nese zgjedhjet ishin te mira dhe te ndershme? Komuniteti nderkombetar nuk do telashe dhe tradicionalisht i mban anen qeverive.</p><p>Por edhe nese statusi do ti mohohej Shqiperise, kush do te mbante pergjegjesi? Ne Shqiperi publiku e ka bere zakon te rrotulloje qafen sa majtas djathtas kur palacot e jetes pubike ne shqiperi bejne argumentime groteske se perse pergjegjesia eshte gjithmone e pales tjeter. Perse duhet te besoj se kesaj rradhe loja do te jete e ndryshme?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Z.Balla,Saliu e Iliri nuk duan t`ia dine fare per statusin e vendit tone ne BE.Atyre u rreh mendja vetem e vetem per te mbajtur pushtetin e vjedhur popullin,qofte dhe duke kositur &nbsp;sa te mundin nga kundershtaret e tyre politike.Behuni me realiste e punoni me kembe ne toke.Te jini te bindur qe me naivitetin tuaj,ata do t`i vjedhin serisht votat,pa shume sforco dhe pergjegjesia do t`i ngarkohet opozites,si &quot;jo konstruktive&quot;.Duhet menduar shume,duhet fantazi,nje pune e lufte e perditeshme,te vini ne levizje te gjitha mekanizmat e mundeshme e jo te kenaqeni me profkat e &quot;pa aneshme&quot; te nderkombetareve,si Grossruck me shoke,njerez &nbsp;te pafytyre.Deputetet e partise suaj jane uje i vaket,qe ngrohin vezet ne parlament,e s`u ndihet zeri.Flasin tek-tuk ndonje llaf,sa per t`u regjistruar si aktive,por ne fakt jane impotente,pa fantazi e fshihen pas liderit kryesor,qe me sa duket ,nuk qenka i zoti per te bere opozite me Saline.Saliu e Iliri jane egersira,njerez agresive,ne fjalor e ne jeten e perditeshme,kurse Rama i frikesuar nga 21 Janari (dhe ketu ia arriti qellimit Saliu)del here pas here si nje personazh figurant,qe nuk frikeson as zogjte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.