“Ligji i artë ekonomik” i Berishës dhe i Artan Hoxhës

“Borxhi [publik] është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik – borxh vetëm për investimet” Kështu ka deklaruar Sali Berisha gjatë Konferencës për Rritjen Ekonomike, të organizuar sot në bashkëpunim me ish-kandidatin për president Artan Hoxha.
Këtë mburrje të Berishës e kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit dhe do ta dëgjojmë në përurimet e rrugëve dhe rrugicave deri sa të na lodhen veshët në 10 muajt e ardhshëm. Por asnjëra nga mediat që ia përcjellin publikut këtë mburrje të Berishës nuk e ballafaqon atë me të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave.
Po ta bënin këtë gjë, do të konstatonin se në 6 muajt e parë të këtij viti, stoku i borxhit publik (i brendshëm e i jashtem bashkë) u rrit me 28.4 miliard lekë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/buletini_6_m_copy_1_3844... ). Ndërkohë pagesat e interesave të bonove të thesarit dhe të kredive ishin 22.8 miliard lekë gjatë 6 muajve të parë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/printimi_7_3903_1.pdf ). Pra 70% e borxhit të shtuar gjatë gjysmës së parë të vitit është shpenzuar për të paguar interesat (jo per shlyerjen e tij).
Në vitin 2011 shohim një tablo të ngjashme – 72% e shtimit të stokut të borxhit shkoi për të paguar interesat (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/12_2011_treg_fiskalk_6_d... ). Ndërsa në vitin 2010, situata ishte edhe më e keqe – shtesa prej 33 miliard lekë e stokut të borxhit nuk mjaftoi për të paguar 41.6 miliard lekë interesa të bonove të thesarit dhe të kredive. (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/treguesit_fiskal_14_12_m... )
Dhe Berisha thotë se borxhi publik është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik – borxh vetëm për investimet!!!!!
E.Zaloshnja
Comments
Vetem maskarenj te ndyre si

Vetem maskarenj te ndyre si ky Artani qe donin te na e benin president ne vitin e njeqind te pavaresise mund t'ia mbeshtesin Berishes keto delirime per ekonomine shqiptare. Fuqia blerese eshte ne vlerat minimale dhe keta na flasin per ligje te arta ekonomike. Berisha nuk do ishte sot ne pushtet po te mos kishte patur pas vetes horra si Artan Hoxha.

Kjo eshte e vertete, por jo

Kjo eshte e vertete, por jo krejt e verteta. Dmth ky eshte vec njeri nen i Ligjeve te Arta te Ekonomise...

Ligji tjeter eshte qe vlera e shtuar e produktivitetit te jete me e larte se perqindja e borxhit. Duhet krahasuar sa eshte rritja e produktivitetit te Shqiperise dhe rritja ekonomike kombetare dhe te krahasohet me interesin mesatar te borxhit. Atehere mund te flasim sa te arta, te argjendeta apo te ndryshkura jane parimet tona ekonomike.

Bukur

Bukur

Ky Artani eshte nje nga

Ky Artani eshte nje nga njerezit me pa dinjitet .Megjithese eshte ofenduar e perbuzur nga Saliu ne menyrat nga me poshterueset ai ne menyren me te pacipe e servile vazhdon ti sherbeje ne menyren me te keqe ginjeshtrave te tij .Keta spiunet e Enverit nuk e ndryshojne dot menyren e jeteses .

Borxhi publik eshte

Borxhi publik eshte nje ortek qe vetem rritet ne kurrizin e shqiptareve,me nje vlere shtese nga teorizimet malinje te artan hoxhes

dhe me halucinacionet e dr.dhjeramanit. Nuk mjafton borxhi,,,por edhe fyerja e nje populli te tere me keto mender-teorira.

Jan mbledhur dy ish

Jan mbledhur dy ish sigurimsat e Enverit dhe na bejn ekonomin, njerez pa cip, pa pik dinjiteti. Mjer ne ne kujt duar kemi ren.

Artani sot e uli edhe me

Artani sot e uli edhe me poshte nivelin e durimit ndaj paturpesise se pushtetit, duke treguar se ai eshte gati te rrihet dhe te pallohet ne darke dhe te nesermen ne mengjez ti lepije te pasmen atij qe e poshteroi.

Per cfare arsye ne bote njeriu mund te bjeri kaq poshte? Me mire te vdesesh per buke, se sa te jetosh si mi kanalesh.

E kam shkruar edhe me pare se

E kam shkruar edhe me pare se ky Artani i berishes (qe perpak na u be edhe Presidenti sigurims i Klanit) eshte pjese e struktures manipulatore dhe fallsifikatore te regjimit pasi per dreq pothuaj te gjitha te dhenat e treguesve statistikor ekonomik, politik dhe mbi funksionimn demokratik te Shqiperise qe perdoren me pas nga organizatatderkombetare dalin prej OJQ se Artan Hoxhes.

I takonte opozites se pari dhe mediave te pamvarura qe ta investigonin me me detajekete ceshtje dhe ta diskretitonin kete afere te ndyre perfitimi dhe abuzimi brenda dhe jashte vendit.

Perndryshe Berisha dhe Hoxha i tij kane fort te drejte te tallen me te gjithe ne dhe ti thone popullit te ngrate qe po sbesoni ne te Klanit lexoni se cthone forumet nderkombetare (me statistikat qe ne u japim) per arritjet e lavdishme ekonomike te Sulltanit Saliut Malok.

Add new comment