Është i drejtë çkishërimi? I shërben shkurajimit të gjakmarrjes?

Opinioni publik i yni e ka mirëpritur gjestin e kishës së Shkodrës (që gabimisht është marrë si një qëndrim i kishës shqiptare) lidhur me çkishërimin e atyre që kryejnë vrasje për gjakmarrje. Të paktën, kjo është përshtypja që është krijuar. Nuk ka pasur zëra kundër kësaj ideje, as nga brenda kishës, as nga pjesa ‘laike’ e shoqërisë. Fatos Lubonja bëhet një nga zërat e parë që e qorton një iniciativë të tillë. E bën në shkrimin e tij me titull “Po kisha ç’pati?”, të publikuar në Panorama. Lubonja vihet kundër çkishërimit, së pari ngaqë ky propozim duket si “reagim instrumental”, së dyti ngaqë ky propozim nuk shkon tek rrënjët e problemit, dhe së treti ngaqë bie ndesh me një frymë e frymëzim të doktrinës kristiane, që nuk ngrihet mbi ndëshkimin e frikësimin, por mbi dashurinë.
Në fakt, çkishërimi është një praktikë e vjetër, e ngritur mbi pohime që gjenden në ungjijtë, dhe konsiston në përjashtimin e besimtarëve nga grigja, të cilët në këtë mënyrë nuk mund të hyjnë më në kishë e nuk mund tu gëzohen sakramenteve. Por është nga ana tjetër një praktikë që përdoret në rrethana tepër ekstreme.
Një teolog, njëkohësisht besimtar i krishterë, që nuk don të identifikohet, teksa flet për respublica-n, ecën në të njëjtën linjë me Lubonjën, dhe fokusohet tek mesazhi kristian i dashurisë. Përveç kësaj, ai nënvizon rastin italian, ku “nuk është parë e udhës të përdoret çkishërimi si mjet në luftën kundër mafias, që mund të shihet si një dukuri më e rrezikshme dhe më e frikshme se sa gjakmarrja jonë”. “Totò Riina nuk është çkishëruar”, ilustroi ai idenë e vet. Dhe në fund, teologu që intervistuam na shprehu dhe një shqetësim tjetër: “Shpesh herë nuk arrijmë të ndajmë mirë një krim të zakonshëm nga një krim prej gjakmarrjes”.
M.N.
Comments
Duhet "shkishërim" dhe jo
<p>Duhet "shkishërim" dhe jo "çkishërim".</p>
Teologet e Kishes Katolike e
<p>Teologet e Kishes Katolike e dine me mire se cfare u thote feja e tyre. Me kujtohet shprehja "me Katolik se Papa"...</p><p>Shuem nejrez nuk jane ckisheruar, as dorezuesit e persekutuesit e cifuteve e a vrases te rendomte. Shpesh ata qe jane ckisheruar ne mesjete kane qene shkencetare te shquar. Sipas idese se artikullit te mesiperm, mafioze te famshem nuk jane ckisheruar - atehere kush eshte me keq se ata qe meriton te ckisherohet? A ka ndonje veprim per te cilin autori (apo me sakte z. Lubonja) do te binte dakord qe e meriton ckisherimin? Eksperiencat historike nuk duhen marre per baze kur flitet per vendime nepermjet te cilave kleri kerkon te permiresoje dicka ne raport me te ardhmen apo dhe te kaluaren e fese se tij.</p>
Add new comment