“Nuk kam asnjë koment. – Pse? - Nuk kam!”

Postuar në 27 Shtator, 2012 02:54

Ilir Babaramo – Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie. A keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?
Jozefina Topalli – Nuk kam asnjë koment.
Ilir Babaramo – Pse?
Jozefina Topalli – Nuk kam.
Ilir Babaramo – Ndërkohë ju thoni që kjo shumicë qeverisëse është e mbështetur masivisht nga ata.
Jozefina Topalli – Unë përpiqem të jem realiste. Unë e di që qeverisja është gjë e vështirë. Unë e di që jo gjithmonë mund të arrish aty ku e ke projektuar veten. Unë e di se sa e vështirë ka qenë të kalosh aq shumë sfida. Ne folëm për krizën globale, por kjo të bën të mendosh në të gjitha drejtimet. Është detyrë e liderit të vendit, e kryetarit të qeverisë, të mendojë se çfarë tjetër duhet të bëjë. Ok. Kemi bërë hidrocentrale, kemi bërë infrastrukturën, kemi bërë shkolla, kemi bërë investime për turizmin, po bëhen subvencione në bujqësi, por ka edhe shumë gjëra të tjera për t’u bërë. Po,po por, ky vend ka potenciale të pafundme.
Ilir Babaramo – Ju e keni parasysh se gjatë javëve të fundit ka pasur dy incidente: duke dalë nga Parlamenti është sulmuar me miell...
Jozefina Topalli – Edhe kjo është spekulim.
Ilir Babaramo – Si është spekulim?
Jozefina Topalli – Është spekulim se s’ka ndodhur ashtu siç e kanë shkruar. Ashtu siç ishte spekulim edhe ajo në Romë. Që të dyja janë spekulime.
Ilir Babaramo – Po pse, si ka ndodhur?
Jozefina Topalli – Në ka një njeri që kredibilitetet i ka më të larta se asnjëherë tjetër, ky është Sali Berisha, sepse ai e ka bërë këtë vend gjatë kësaj periudhe, sepse ai ka bërë që ky vend të mos bjerë në recesion....

Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie prej datës 23 shtator. Më sipër është prononcimi i kryetares së kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mbi këtë. Topalli i bëri komentet (jo-komentet) e saj në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo në News 24

Intervista e plotë:
http://www.parlament.al/web/Intervista_e_Kryetares_se_Kuvend...

Comments

Submitted by notari (not verified) on

Ne thelb, kjo zonja flet fiks fare si Enver Hoxha. shikojeni cfare thote: kemi bere shkolla, hidrocentrale. a nuk thoshte dhe merhumi keshtu?! dhe a nuk ishte pikerisht ketu, tek shkelja e te drejtave te njeriut, duke i mbuluar me konceptin e zhvillimit, defekti madhor i atij regjimi??? zonja thote se ka ndertuar rruge e hidrocentrale, e per kete shkak (pasi ajo vete i lidhi keto dy gjera), ka "harruar" pa permbushur disa te drejta. e kujt ja ka mohuar keto te drejta? tamam atyre qe ua kishte mohuar edhe komunizmi. domethene, selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete. jozefina si lenka, me fjale te tjera!

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo eshte nje debile,nuk ja vlen te merresh me teper me kete lapangjoze e kreature te Berishes.

Submitted by Bard (not verified) on

Gjyzepina eshte misherim i pacipesise se pushtetit, qe ka humbur cdo kontakt me realitetin. Keta sikur kane ngrene ndonje substance cudiberese qe nuk skuqen kur rrejne mor vlla...!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Nuk kam kohe te shkruaj, me te vertete nuk kam kohe te shkruaj, dhe qe ndoshta dhe nuk di te shkruaj. Po puna e pare qe bej une cdo mengjez laj syte dhe pastaj pij kafen dhe lahem me lajmet e mengjzit ne televizion. Dhe qe ketu fillon stresi, te me besoni qe cdo gje shqiptare te streson; demaklcioni patetik i spikereve te lajmeve, streriliteti jo estetik i dekorit te studiove qe nuk te fton te pish kafe po te shkerdhen trurin e te ben agresiv. Me e keqja eshte se e shesin per arritje dhe kjo shperthen ventilin e etikes te cdo shikues e sidomos te une. Tavolina sterile pa shpirt, moderatore si diplomate strerile, Xhamlliqe e ndricime florishente, studio te mprehta rrobotike, dhe gjuha e akullt dhe aspak njerzore e protagonisteve televizive, dhe hajde te pish kafe. Gjetje me te ndyre nuk ka qe magazinen e menghezit ti vesh emrin .....kafe kafe me kete, kefe me ate.Mundohem ta ruaj etiken dhe ventilin e logjikes ta kem akoma te filetuar dhe jo ne shperthim po ja qe jam shqiptar dhe nuk heq dore nga internitei. Nje 100 here them e shkruaj me ndergjegje qe Nano te ma bllokoje faqen qe te bie pak rehat. Po te lajmet e nanos ventili i etikes me shperthen se me ka dale per hundesh cdo gje shqiptare, cdo gje qe ka lidhje me shqiperine me helmon. Po une nuk heq dore se jam ne moshe qe nuk heq dore. Nejse. Dalim te Kurva Topalli. Mjeti me i fuqishem i demagogjise eshte arratisja nga realiteti. Thashe kurva Topalli dhe nje kurve flirton ne menyren me te pa moralshme dhe eshte krenare, dhe keto jane kurvat e godoshet politike. Kurvat e Godoshet politike qe jetojne ne virtualitet ose ne nje realitet qe ne menyre te ndergjegjshme e deformojne, e dizinformojne, mashtrojne, genjejne, dhe sjellin imazhe te pasakte duke abuzar mbi ideale(A ka pasur ndonjeher ideale topalli) duke hapur shalet e duke derdhur urine politike mbi te burgosurit e diktatures dhe greves se tyre. Dhe mua me shperthejne valvulat e urrejtejs dhe shpirti me tjetersohet nga temperatura e skuqjes e kthehet ne llave sketerre per ti dhene pergjigje kurves politike qe zbavitet me fatkeqsine dhe dramen e shqiptareve, ashtu dhe nepermjet saj gjithe klases politike shqiptare. Turp.

Submitted by eni (not verified) on

Zapbone ,e shijova komentin tend sikur lexova nje esse. eshte pikesisht ashtu edhe me keq.  Jozefina Topalli nuk ka koment sepse nuk ka nevoje per leket e burgjeve te te pareve te vet, nuk ka nevoje as qe ti kthehen pronat se i ka marre te gjitha..ne mos ka marre edhe te te tjereve.  Eshte sa qesharake aq dhe e lige, nje komuniste ne formim qe do ta kish patur zili cdo komunist i zellshem. Nje injorante provinciale nga ato qe mos u rente pushtet ne dore se te shkelin me kembe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.