World Ultra Wealth: Shqipëria ka 55 multi-milionerë që zotërojnë në total 7 miliardë USD

Një raport i fundit i “World Ultra Wealth” ka marë në shqyrtim lëvizjet e shifrave të pasurisë gjatë këtij viti të krizës dhe ka publikuar numrin e milionerëve në vende të ndryshme të planetit. Në këtë renditje të raportit gjendet edhe Shqipëria.
Raporti në fjalë thotë se në Shqipëri ka 55 multi-milionerë. Sipas “World Ultra Wealth” këta 55 shqiptarë zotërojnë në total një shumë prej 7 miliardë dollarësh. Raporti klasifikon vetëm ata individë të cilët kanë minimalisht 30 milionë dollarë pasuri. Në këtë renditje, raporti e vendos Shqipërinë në vendin e 37 në Europë.
Në vend të parë në Europë është Gjermania, e pasuar nga Britania e Madhe dhe Zvicra. Shqipëria lë pas vende si Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia e Mali i Zi sa u përket numrit të multi- milionerëve. Ndërkohë para Shqipërisë është Serbia dhe Bosnja, e cila, megjithëse e vogël, duhet thënë se ka një numër shumë të madh multimilionerësh. Serbia ka 90 multimilionerë me një pasuri prej 11 miliard dollarë, kure Bosnja ka 85 multimilionerë me një pasuri prej 9 miliard dollarë.
Më shumë
http://www.wealthx.com/home/
Comments
Kush jane keta
<p>Kush jane keta multi-milionere? Te publikohen emrat e mbiemrat e tyre per te pare se kush dhe si e kane vene pasurine ne keto 20 vjet. Trasparenca per keto te pasur ka nje domethenie te madhe per nje shoqeri te korruptuar koke e kembe. Nuk behet fjale per ti vene ne shenjester por ne keto kushte ku te gjithe akuzojne te gjithe eshte e nje rendesie kombetare publikimi i tyre. Te shohim se kush jane keto njerez dhe lidhjet e ndkimin e tyre ne politik.</p>
Mega-Sekuestrim i ketyre
<p>Mega-Sekuestrim i ketyre pasurive qe jane akumuluar fale kriminalitetit te organizuar te mbeshtetur ne nivelet me te larta politike. KY MISIONI MADHOR I QEVERISE SE ARDHSHME SAPO TE SISTEMOJE LLOGARITE ME ANETARET E BANDES BERISHA.</p>
Add new comment