Berisha mbledh grupin: Nga Ismail Qemali, Zogu e Enveri për koncesionet, te “Ferluti e Koçua" për... fundin e shishes

Postuar në 24 Shtator, 2012 08:11

Kryeministri Sali Berisha ka folur sot para deputetëve të PD për çështjen e biznesit të vogël dhe privatizimit. Shënjestra e përhershme (opozita) ka shërbyer edhe këtë herë për të hyrë ne temë. Media online raporton se Berisha e nisi mbledhjen duke folur për privatizimin e Albpetrolit dhe me sa duket ka bërë një ‘shtrirje’ 100- vjeçare në kohë për t’u shpjeguar deputetetëve demokratë konceptin e tij për koncesionet.

Tha Berisha: “Meqenëse ky proces u sulmua në mënyrën më të egër nga zoti Rama, sërish më duhet të ndalem e të qartësoj përpara qytetarëve shqiptarë se reagimi i zotit Rama bazohet kryekëput në qëndrimin atavist, në trashëgiminë e tij anti-treg... Të pretendosh se po shitet Shqipëria, pse po jepet me tender e drejta e koncesionit, do të thotë të kthehesh te Enver Hoxha. Dhënia me koncesion është një nga aktet e qeverisë së Ismail Qemalit. Ka vazhduar vendosmërisht nga mbreti Zog dhe natyrisht është përjashtuar totalisht nga diktatori paranojak”.

Kryeministri është hedhur më pas tek tema e këtyre ditëve: taksat për tregtarët e vegjël. (PS ka premtuar përpara tregtarëve këto ditë heqjen e taksës për biznesin e vogël). U përgjigj Berisha: “Deri më tani kryetari i PS, lidhur me taksat ka dhënë një alternativë: shkatërrimin total të sistemit të taksave në këtë vend. Edi Rama, që është i gatshëm të mashtrojë gjithçka për hir të kësaj karrige, të cilës po i largohet çdo ditë, ka deklaruar se do heqë taksën e biznesit të vogël. Kjo tregon se nuk ke njohuritë më absolute të sistemit të taksave. Kjo do të thotë t’i presësh një shishe fundin e saj. Nëse thua se do heqim taksat e biznesit të vogël, ti bën shembjen përfundimtare të sistemit fiskal. Shko dhe pyet Ferlutin tënd, pyete Koçon, çfarë do të ndodhë nëse unë e heq këtë fundin e shishes”.
(A.N.)

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Hiq fundit e shishes, dhe jepja njehere kokes tende... Pastaj do ta shohim se cdo te ndodhe...

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Nje sugjerim ketu per median ende te pakapur nga regjimi...

Sipas mendimit tim nuk ja vlen te merreni me "kafshen" e Vicidolit ne menryen sesi jeni duke mbuluar gjithe feliqesirat qe ai thote mengjes e darke - lereni Sandrin, Cilin, Zhejin, fahriun dhe Fevziun te shkruajne dhe flasin per kete ndyresire pasi ajo eshte puna e tyre.

Paraqitja si lajm apo si "flash news" i brockullave te tij nga media opozitare eshte kunderproduktive - pasi "Bisha" ate kerkon dhe pamvaresisht frymes kritike te lajmit si p.sh tek Tema - fakti qe cfare thote ai (Saliu) ndiqet dhe analizohet me aq kujdes nga kundershtari i shkon narratives se "Bishes" se gjithcka qe ndodh ne Shqiperi dhe fatet e vendit varren vetem dhe eksluzivisht prej tij dhe bandes se tij.

Kjo eshte e vertete deri diku dhe per te ardhur keq qe ne fakt i vetmi lajm qe ka ngelur ne vendin tone jane "marrezite" qe leshon kjo qenie e ulet dhe e djallezuar. Mund te kuptohet deri diku edhe reagimi i gazetarit/editorit  per te shkruar apo reaguar aty per aty me ato qe thote ky ndyresire. Eshte nje rendje e marre se kush shkruan me pare e me shume per ato qe thote Berisha
Eshte kunderintuitive nga ana tjeter te sugjerosh qe te besh ate qe "Kafsha" nuk e pret, pra mosmbulimi i idiotesirave qe ai leshon pa teklif.. Une kam pershtypjen qe eshte pikerisht ashtu si duhet te merresh me te kete qafir oriental.
Injorimi i tij dhe mos me ja var brockullave te tij duhet te ishte ne fakt strategjia edhe e vete opozites dhe vete Rames, tashme qe kane filluar ti bihen patkonjte gerdalles.
Berisha ehte i deshperuar per te pasur nje interlokutor dhe Rama, opozita dhe media opozitare ja ofrojne kete badiava, sa here qe ndjekin "marrezite" (e djallezuara) qe leshon Saliu.
Po te merret shembull nga fushata e Obames ne USA elections - Shikoni se cfare ben Obama - nuk merret me gjithecka e cdo gje qe thote Romney apo ndonje teveqel republikan, por ne momente oportune e te caktuara ai vete ose safi i tij leshojne nje goditje te perqendruar per dicka konkrete ne  budallalleqet e Romney apo te stafit te tij. Kjo strategji eshte shume here me efikase sesa reagimetper cdo gje, vend e pa vend per ato qe thone klani i Berishes, dhe terheqja per hundesh ne kete loje te peshtire dhe aspak inteligjente qe ben" Lumpeni" prej dragobie.

Shumica e njerezve ne Shqiperi jane fort te vetedijshem dhe dijne fort mire se cfare do te thote apo perse i thote berisha idiotesirat e tij "irracionale" ne mbledhjet e qeverise apo sa here qe eshte para kamerave/publiku.
Eshte padyshim njelloj diversioni i miremenduar per te kompleksuar kundershtarin dhe per te hedhur piketat e para per rrugen ku do te kaloje makina e tij propagandistike e manipulative pak me vone.

Te marrurit vertet me analizen e kthjellet dhe me mendje te ftohte te atyre qe thote Bisha per te kuptuar motivimet e tij (shpesh primordiale dhe kafsherore - nga vjen edhe termi Kafshe per te) dhe dekonstruktuar kete diversion eshte nje gje qe i sherben publikut,

Te pergjigjurit flake per flake, sdhemb per dhemb e ne cdo moment e relativizon e ben me pak efikase dhe me impact tek publiku- si  dhe e kthen kete ne nje cic- mic mes dy te liderev te ngjashem/barabarte.

Rames dhe opozites i duhet tu drejtohen populit jo vec si nje alternative me berishen, por si e vetmja mundesi qe kane shqiptaret per te ndryshuar rrenjesisht politikberjen dhe qeverisjen e vendit.
Se fundi Gjinushi ka te drejte kur thekson se per Ramen,  opoziten dhe per shumicen e shqiptareve ceshtja nuk duhet te shtrohet me si Ne dhe Ata (PS vs PD/ Rama vs. Bisha) por si nje konflikt te hapur e pakompromis mes popullit kunder regjimit dhe bishtave te tij.

Nuk mund te pretendohet me me naivitet qe te shkohet ne zgjedhjet e pergjithshme me Berishen dhe banden e tij ne pushtet. Padyshim qe do te ishte nje fitore e mrekullueshme dhe me e bukur (si dhe nje mesim i madh ndaj cdo uzurpuesi te pushtetit)  largimi i tij me voten e  popullit (ca me mire akoma sikur kjo te ishte plebishitare).

Por nga ana tjeter do te ishte (minimalisht) njesoj si ti jepje ketij qafiri/vrasesi te demokracise shqiptare nje diplome per kalimin e klases ne demokraci (ndoshta edhe faljen e fajeve per gjithe ato qe ka bere ne 20 vjet.. njerezit neser mund edhe te thone ....He mo se te pakten iku me zgjedhje qe i lejoi vete te ishin "te ndershme").  Maksimalisht te gjithe e dijme dhe sduhet te kete me iluzione  - se ai perseri sdo te rreshte te vjedhurit, manipuluarit e  blerjen massive korruptive te zgjedhjeve te 2013. Kjo eshte e vetnja gje qe Berisha di ta bej fort mire - eshte teoria e Cubit te pabese pas ferres qe Berishes duhet tja kete mesuar baba i tij fort mire.
Une jam i bindur se Berisha hiqet me vote plebishitare - por tashme eshte shume vone per te lejuar eksperimente te tilla politiko-sociale .. p.sh sesi mund te kete funksionim te demokracise nen nje regjim autoritar e despotik.

Racionaliteti te thote qe do te ishte me mire qe te zhduket kjo fare e keq me zgjedhje per te vertetuar nje here e pergjithmone qe populli shqiptar eshte ne gjendje vertet te quhet evropian e emancipuar dhe mund te zhduk te keqen brenda vetes (qofte me pahir si ne 1997, e ca me mire me vote ne 2013)..
Por realiteti i dhimbshem te kujton qe kjo fare e keqe nuk mund te hiqet vec me racionalitet dhe me te drejte shumica e shqiptareve qe jane djegur nga qumeshti duhet ti fryjne fort sot edhe kosit..
Opozita e para duhet te kete besimin qe Berisha rrezohet si nje kasolle me kashte, dhe se ai me banden e tij nuk mund te lejohen perseri te vjedhin voten e shqiptareve.
Zgjidhja me optimale duhet te ishte Nje qeveri "tranzicioni" /ekspertesh apo me baze te gjere qe te kete si funskion te vetem kryerjen e zgjedhjeve normale dhe ndalimin e vjedhjeve dhe abuzimeve me territorin dhe pasurite e vendit e vendit. Kjo eshte plotesisht e mundur dhe gjeja e duhur. Edhe vonimi ne perzgjedhjen e KQZ duhet pare me teper tek frikrat dhe paranojat e Berishes se pas kesaj nuk ka me asgje qe ti mbaje djajte e tij bashkuarrreth barkes qe po mbytet.
Kjo eshte edhe nje aresye me teper qe sja vlen me u marre me brockullat e Bishes - ai ka nevoje per me shume kohe. Shqiperia ka nevoje per shpetim Tani .... ashut sic tha edhe Arvizu i gjore...

Submitted by Leno (not verified) on

Dmth, "heqja e taksave per biznesin e vogel" eshte levizje e duhur, e zgjuar, dhe realiste sipas jush??? Une them se jo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.