Gjinushi: Berisha mban shqiponjën e verdhë sllave në mur... Kush e këshilloi Ramiz Alinë të hidhte në politikë Saliun?

Postuar në 23 Shtator, 2012 12:19

Në një intervistë të “idhët” për gazetën “Sot”, Skënder Gjinushi akuzon se kryeministri Berisha është i kapur nga qarqet anti-shqiptare, madje “aq i kontrolluar është ai nga këto qarqe, saqë ka 7 vjet që mban si simbol të qeverisë së tij jo stemën e Republikës së Shqipërisë sipas Kushtetutës e ligjit, por mban shqiponjën e verdhë: simboli i pansllavizmit.”

Më tej Gjinushi vazhdon duke rreshtuar ato që ai i quan si “pazare antikombëtare” të kryeministrit e “të pinjollëve të tij”, madje duke hedhur akuzën se qarqet antishqiptare e mbështesin me propagandë: “Deti u dha për të marrë përkrahjen e qeverisë greke, Karaburuni e Shëngjini për t’u bërë mik me Berluskonin, CEZ për qeverinë çeke të kohës dhe milionat e vjedhura e pasuritë e mëdha si nafta e kromi, për të paguar lobingjet pro qeveritare në dëm të standardeve për shqiptarët, si dhe për të ushqyer bazamentin e këtij regjimi, prapavijën e tij antishqiptare. Falja e detit nuk është veprimi i vetëm antikombëtar i Saliut! Ai kështu i dhuroi naftë Millosheviçit për të djegur Kosovën e Bosnjën. Kështu, iu kundërvu marrëveshjes së Rambujes që faji mos të binte vetëm mbi Serbinë.”

Arsyen se pse dikush që ka kryer këto krime rri akoma në pushtet, Gjinushi e gjen duke argumentuar se “aq e fortë është propaganda dhe influenca e qarqeve antishqiptare në përkrahje të Saliut, saqë tradhtitë me fakte të Saliut të serviren si patriotizma, ndërsa veprime të paqena të të tjerëve të paraqiten si filogrekë apo filosllavë.”

Më tej nuk mungon tema e vjetër, por me sa duket ende e pashterruar, nëse Z. Berisha e hodhi apo jo Ramiz Alia në politikë. Thotë Gjinushi: “Që Saliu është lëshuar në politikë me porosi të Partisë së Punës e nga zyrat e partisë së Ramiz Alisë, këtë nuk e mohon madje e pohon vetë Saliu... Megjithatë tani është bërë publik fjalimi i tij para studenteve, ku ai e cilëson qartazi Ramiz Alinë si drejtues të proceseve demokratike. Ka shumë që vlerësojnë tek Alia faktin që lejoi që ndryshimet të bëheshin pa dhunë ndonëse merita është dhe e rrethanave dhe e palës tjetër, por meritën si drejtues i proceseve demokratike ia ka njohur vetëm Saliu. Prandaj sot opinioni nuk pyet më se kush e futi Salën në politikë, por pyet se pse Alia zgjodhi pikërisht atë për ta vënë në krye të studentëve e demokracisë që sapo po lindte. Madje pyesin se kush e këshilloi apo e urdhëroi Ramiz Alinë të hidhte në politikë Saliun?”

k.c.

Intervista e plotë: http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=44490:gjinushi-berisha-mban-si-simbol-stemen-e-milloshevicit-ja-tradhtite-e-tij-me-serbet-greket-dhe-ceket-2&catid=258:lajmet-kryesore&Itemid=466

 

Comments

Submitted by Gingi (not verified) on

Jemi shume qe presim pergjigje... Kush i veshi me pardesy, kush i vuri ne krye, kush ja sugjeroi cekun e bardhe Pashkos.... Si eshte e mundur qe qeverisemi ende nga ish komuniste.... Pse nuk hapen dosjet ? Pse qeverisemi ende nga ish anetare te ppsh-se? Giunushi ishte dhe ehte brenda, deshmitar i kesaj lemerie te quajtur politike....te flase e te mos beje pyetje retorike.

Submitted by miku (not verified) on

<p>Para do kohesh, gazeta KRITIKA online, botoi nje shkrim se kush&nbsp;i solli ne&nbsp;krye te studenteve</p><p>S. Berishen, A.Hajdarin dhe B.Mustafain. Lexojeni dhe do ta kuptoni.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

<p>mos bejme gjeegjeze tani,se po s&#39;e dijti S.Gj.e kush do e dije tjeter.Ai shteti qe i jep rrogen Arvizuse,ai urdheroi.Burokrateve te atij shtetit ia sugjeroi ndonje pusht si Biberi dhe serbishtfolesit e terrenit,pastaj erdhi Rajersoni dhe na beri te kuptojme se çekun e bardhe e kishte Pashko,por leshin e duhur e kishte Rajersoni.Ne fakt ishte tullac,se e bera çorbe!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.