A ka komplotuar Ismail Kadare kundër regjimit të Hoxhës? Sipas materialeve të hetimit, ‘po’! Sipas Kadaresë, ‘jo’...

Debati mbi një dosje të hapur ku mjeku i njohur Llambi Ziçishti, ish-ministër i PP, thuhet të ketë deponuar që I. Kadare ka qenë pjesë e në komploti, ka përfshirë përveç hetuesit Ferit Sula edhe vetë shkrimtarin Ismail Kadare. Procesverbali i hetimit ka nxjerrë në dritë dyshimet e asaj kohe për implikim të Kadaresë në komplotin e grupit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu.
Por, a ka qenë Kadare komplotist? Vetë shkrimtari i përgjigjet Aida Tucit për Mapo-n e sotme se “është fare e pabesueshme një gjë e tillë. Po më shumë e pabesueshme është këmbëngulja e sotshme e hetuesit për të mbrojtur atë hetim. Sipas hetuesit, del se ose zoti Ziçishti ka bërë një mashtrim me ndërgjegje kundër shkrimtarit. Ose ky i fundit, domethënë zoti Kadare, ka qenë vërtet një komplotist dhe mjeku ka thënë të vërtetën.”
Duke e pasë njohur personalisht Kadare thotë se “Dr.Llambi Ziçishti... ishte një dashamirës i letërsisë. Ishte jashtëzakonisht i sjellshëm dhe vishej me shumë kujdes.” Madje, ishte dhe mik i Vedat Kokonës. “Për asnjë sekondë në jetën time nuk më ka shkuar mendja se mjeku martir do të ketë dashur të më dëmtonte. Madje, po të ishte se do të isha i detyruar të pranoja njërën nga dy absurditetet, më parë do të besoja se, pa e ditur as vetë, kisha qenë komplotist, sesa të dyshoja për të burgosurin.”
A dyshonte regjimi për të? Kadare rikthen në kujtesë një bisedë të vitit 1981: “Në shtator, i biri i Kryeministrit (Bashkim Shehu, i biri i Mehmet Shehut), tepër i tronditur, vjen në shtëpinë time për të më thënë lajmin e keq se, nga një grindje me babanë merr vesh se i ati i tij, Kryeministri i Shqipërisë komuniste, mendon se shkrimtari Ismail Kadare është një agjent i Perëndimit.
Disa orë më pas, ose të nesërmen, s’më kujtohet saktë, vjen përsëri, jo për ta zbutur disi lajmin, por përkundrazi, për ta nxirë më keq. Me fjalë të tjera, më saktëson se ajo që më kishte thënë herën e parë nuk ishte vetëm mendimi i babait të tij, por “edhe i atij tjetrit”. Domethënë i Enver Hoxhës, nga zyra e të cilit Kryeministri sapo kishte dalë.”
Kadare përfiton nga rasti për të vënë në dukje që jemi i vetmi vend post-komunist që ende nuk hap dosjet. Gjithsesi, duke pranuar se akuza ndaj tij vjen edhe nga paranojat e sistemit komunist, ai pohon se “sot do të ishte mburrje, por nuk është e vërtetë.”
n.s.
Comments
Te pakten eshte i sinqerte.
<p>Te pakten eshte i sinqerte. Dikush tjeter do ta kishte perdorur kete procevrebal thjesht dhe me iluzionin se do te perfitonte "nderimin" si i persekutuar</p>
Kadare thote te verteten.
<p>Kadare thote te verteten. Kush u beson dosjeve te hetuesise se asaj kohe, duhet te jete i rrjedhur.</p>
Kadare, si gjithmone, eshte
<p>Kadare, si gjithmone, eshte nje personalitet per t'u admiruar.</p>
Kadarete,bashkimi,marjeta
Kadarete,bashkimi,marjeta,skenderi,mehmeti, fiqeretja...ishin bashke me tjeret si e djathte, nje rryma e se ardhmes kunder rrymes se majte dogmatike te vjeter ku ishin te tjeret. Kadriu ishte pozicionuar ne dukje midis tyre por deshte Jo dogmatiken por rrymen tjeter...te mehmetit. Por perendimin si EU,USA me te ardhme e majte synontte te lidhej vec me rrymen e majte shqiptare sic u be ...pra u eleminua rryma djathte. Kadareja u hodh majtas kur u largua e djatha rryme...Jo e desherueshme per tashme perendimin e majte...Ose ai u lidh me te dyja dhe keshtu mbijetoi per te perfituar vete...deri sa iku dhe nuk jetoj nen pression apo ne ndikimin e dy rrymave. Me pas mbrojti democratiken por fakti qe erdhi e majta prape tregoj qe ishte pseudodemocracy,pra rrene qe mashtron shqiptaret... Tani kadare eshte me I larget nga ferri shqiptar...bile pa material per shkrime si dikur,cilesore
Kadare i pare si pjese e Bllokut
Kadare ben shume mire qe shpjegohet,
por si te gjithe ne, duhet te rrefehet:
cilat ishin njohjet dhe kahjet e tij ne fatin e grupeve armiqesore te Bllokut?
Ngjela ka folur per biseden e Mehmet Shehut me Ise Kadarene. A e dinte Bashkimi kete bisede?
Cfare qendrimi mbajti shkrimtari pas fjaleve te Shehut per Enver Hoxhen?
Iu rrefye Enverit apo i mbeti sekret Mehmetit?
Pse Mehmeti i a kishte friken gjirokastritit?
Add new comment