Gazeta SOT: A mos po e mënjanojnë ShBA-të ambasadorin Arvizu?

Gazeta “Sot” ngre dyshimin në një shkrim të sotshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mënjanojnë kreun e përfaqësisë diplomatike në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pas rreshtimit të këtij të fundit në anën e kryeministrit Berisha me disa qëndrime jashtë kornizave diplomatike.
Sipas “Sot”: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk flasin më me gojën e Arvizu. Zëdhënës të qëndrimeve të SHBA për Shqipërinë dhe qeverinë Berisha tashmë janë; Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip T. Reeker, Ambasadori amerikan në OSBE, Ian Kelly dhe zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Henry Jardine.”
Dyshimet e “Sot” nisin që nga vizita e Zëvendësit të Klinton, Reeker. Shkruan gazeta: “Si rrallë ndonjëherë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu mungoi në vizitën e numrit dy të diplomacisë amerikane në Tiranë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip T. Reeker, nuk shoqërua nga Arvizu në takimet që pati me krerët e politikës shqiptare. Ambasadori Arvizu, i njohur për njësimin e tij me pushtetin e Berishës, u zëvendësua me Henry Jardine, i cili mban postin e zëvendësambasadorit. Z. Jardine, një ushtarak i lartë, me karrierë të pasur dhe i superdiplomuar në shkenca dhe në luftën antiterrorizëm, ka shoqëruar numrin dy të diplomacisë amerikane. Edhe profili i lartë ushtarak është zgjedhur për të dubluar Arvizun dhe për të rritur më tej prezencën në Shqipëri.”
Gazeta e plotëson dyshimin dhe me deklaratën e djeshme e kreut të misionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, “ku i dha ultimatum Berishës të mos zgjedhë kreun e KQZ siç zgjodhi Presidentin, deklaratë që në fakt i takonte ta bënte Arvizu prej kohësh, por ky i fundit ka preferuar qokat dhe përfshirjen në veprimtari jashtë misionit diplomatik.” Edhe pse, ambasadori amerikan në OSBE u shpreh qartë që “ Misioni juaj (OSBE) dhe ambasada jonë në Tiranë kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe i vlerësojmë përpjekjet tuaja.”.
k. cukali
Comments
Nuk ka nevoje te jesh nje
<p>Nuk ka nevoje te jesh nje opinionist apo gazetar qe te dallosh se Arvizut i kane rene baterite. Kjo eshte evidente jo vetem po te kihet parasysh vizita e Reeker por edhe daljet e rralla ne televizor te ambasadorit amerikan. Megjithate, permendja e fjales se Shefit te Misionit amerikan prane OSBE-se nuk i ploteson keto dyshime (sic shenon Koloreto Cukali). Javen e kaluar ne Keshillin e Perhershem te OSBE ka raportuar Shefi i Prezences ne Shqiperi. Ne keto raste, delegacioni amerikan atje gjithmone jep mesazhe te rendesishme, pavaresisht se c'ben apo nuk ben ambasadori i tyre ketu.</p>
Add new comment