Ndërsa rriten protestat e të vrarët për një film, fondacioni iranian jep 3.300.000 $ për të vrarë Salman Rushdie-n për një libër!

Postuar në 22 Shtator, 2012 02:06

Njëzet e tre vjet pas Ayatollah Khomeini lëshoi urdhërin me vdekje për Salman Rushdie duke e detyruar shkrimtarin të jetonte i fshehur e i ruajtur nga forca sigurie, ky i fundit ka publikuar këtë javë një biografi të shkëlqyer të këtyre viteve të qëndresës, të quajtur “Joseph Anton”. Ky ishte pseudonimi i tij kur jetonte i fshehur (Rushdie zgjodhi të quhej “Jozef Anton” - 2 emrat e parë të shkrimtarëve Konrad dhe Çehov). Salman Rushdie u dënua me vdekje sepse... shkroi një libër!
“New Yorker” shkruan gjërë e gjatë në numrin e fundit për shkrimtarin dhe librin e tij të ri me kujtime, ku, ka “një lloj ndershmërie absolute, një gatishmëri për të shqyrtuar e gjykuar me sy të zhveshur këdo që është i përfshirë, duke përfshirë, pa mëshirë dhe veten e tij”.
Fatva (dënimi me vdekje) i dhënë para 23 viteve për librin “Vargjet Satanike” asnjëherë nuk arriti ta vrasë Ruzhdiun, por frymëzoi zjarre, bomba, trazira, vrasje, dhe demonstrata të mëdha në mbarë botën kundër një libri (!). Vetëm në vitin 1998 Irani u përpoq të rivendosë lidhjet diplomatike me Britaninë e Madhe, të ndërprera nga botimi i librit. Por disa iranianë të fuqishëm me pushtet, duke përfshirë edhe pasardhësit e Khomeinit, nuk heqin dorë kollaj nga Rushdie. Ai është objektiv me shumë vlerë. Duan t’i tregojnë botës që nuk do tolerojnë as një libër. Shenja të tjera janë dhënë përsëri këtë javë. Sipas Associated Press dhe Chicago Tribune, gazetat në Teheran raportojnë se një fondacion fetar ka ngritur shpërblimin për vrasjen e Rushdie-s - çmimi ka shkuar nga $ 2.800.000 në 3.300.000 $. Hassan Sanei, kreu i fondacionit, premtoi se kushdo “i cili e ekzekuton këtë dënim” do të marrë shumën e plotë, menjëherë. K.Cukali

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Thirrje!</p><p>I bej thirrje Paul Tedeschinit te behet i gjalle, se po ndihet shume mungesa e tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.