Shumëfytyrësia është politikë, - sipas Çilit. Që parashikon se Berisha fiton në 2013 nëse “rikrijon veten”

“Ushtron autoritet në funksion të rezultatit” – Kjo e bën Berishën politikan, sipas Henri Çilit i cili me një editorial në MAPO-n e sotme dhe me një intervistë në të përditshmen “Shekulli”, ka bërë një portret të Berishës dhe një parashikim për zgjdhjet e 2013-s. Ja si shprehet Çili për të provuar, sipas tij, pse konstantja e Berishës nuk është autokracia:
“Për Berishën, këta 20 e ca vjet është demonstruar qartë, se më shumë se me një lider brenda kuadrit të ngurtë, qoftë edhe autokratik, kemi të bëjmë me një lider në funksion të mbajtjes së pushtetit, rifitimit të tij, gjë për të cilën ai bën kompromise, marrëveshje, arbitraritete, ushtron autoritet në funksion të rezultatit. A nuk është kjo politika? .. Janë edhe kompromiset e pashembullta që ka bërë, aspak konform një autokrati, që do të thotë: luftë dhe kompromise me kundërshtarët politikë, burgosje dhe rehabilitim i tyre, përjashtim dhe kooptim i rivalëve politikë brendapartiakë, bërje President e rivalëve apo konkurrentëve, dhënia dhe marrja pushtet atyre, hapja dhe mbyllja ndaj faktorëve kulturorë, shoqërorë, ekonomikë. Shkurt, gjithçka që e ka emrin politikë... Një Berishë që, në fund të fundit, ka vetëm një qëllim, të shfrytëzojë mundësitë dhe kufizimet e sistemit demokratik për të qëndruar në pushtet. Duke e rikrijuar veten vazhdimisht. Pra, idea e krijuar se Berisha është autokrat, është një kufizim. Ai është, të paktën, shumë më i ndryshëm se kaq...”
Për Çilin është e thjeshtë: pikërisht kjo shumë-fytyrësia e Berishës është zotësia e tij. Dhe nëse ai është i aftë të sillet po njëlloj edhe gjatë kësaj fushate elektorale, mund të fitojë edhe në 2013-n. Sepse ja si u përgjigjet Çili pyetjeve të Adrian Thanos në “Shekullin” e sotëm:
- A.Th: Bie Berisha më 2013?
- H.Ç: Varet nëse do të arrijë të rikrijojë frymë apo avantazh ndaj kundërshtarit.
- Është e mundur të qëndrojë pas gjithë çka ndodhur?
Mund të qëndrojë, por për këtë i duhet një transformim i madh dhe sidomos i duhet një sakrificë e madhe, që do të thotë i duhet një ndërgjegje historike mbi momentin ku ndodhet, në ç’periudhë të jetës së vet ndodhet; ç’rol ka pasur në zhvillimin/historinë e Shqipërisë, e kështu me radhë. Çka do të thotë tejkalimi i vetvetes. Shpesh herë ai e ka fituar këtë betejë me veten... – (n.s.)
Comments
ishallah e fut njeher Cilin

ishallah e fut njeher Cilin ne burg Saliu, ose ta rrahin horrat e tij ne rruge si ne afganistan dhe pastaj le ta fali pas ca vitesh.. Kjo do ta bej Berishen edhe me politikan se c'eshte. Hajde llogjik ciliane, hajde. Une ia lexova intervisten te Shekulli sot dhe pasi e mbarova pershtypja qe me mbeti ishte kjo: Pelivanlleqet dhe pelivanet jane Shqiperia e sotme

Ne fund te fundit, ka

Ne fund te fundit, ka mendimin e vet. Dhe per mua e ka te argumentuar. Duhet te flasi mendja, jo zemra. Njeriu i sotem ben hesape dhe llogari, jo poezi. Te djathtet si Cili jane me kembe en toke, te majtet si... (shume) flasin me metafora e thone fjale te bukura, por ne fund, mbetet ajo qe eshte: realiteti. dhe ky realitet eshte shifror. Kush nuk e kupton, thjesht ha veten em dhembe.

Ka nje moment qe Cili nuk e

Ka nje moment qe Cili nuk e permend dhe ben sikur harron. Berisha pervec vitit 1992 nuk ka fituar asnje pale zgjedhje. Gjithashtu CILKA harron qe zgjedhjet ne Shqiperi, ne vend qe te jene nje feste per shqiptaret, shnderrohen ne terror dhe zi pasi eshte nje njeri qe mendon vetem si ti vjedhe ato. "Te harruarit" e ketyre fakteve tregon se CILI ose eshte nje analist i ceket, ose eshte nje zvarranik "analist" qe me keto idiotizma kerkon ti jape oksigjen nje kalbesire poltike si vemja Berisha. Kjo tregon se shumfytyresia nuk eshte politike, por qe pafytyresia eshte pjese e pandare e CILIT.

A eshte e vertete qe Cili ka nderruar edhe emrin (duke menduar se kjo e ben me te pranueshem mes njerezve!!!!) Kete fakt nuk e di, nese e di njeri le ta pohoje. Nese nuk eshte e vertete kerkoj ndjese

Eshte pikerisht keshtu; e ka

Eshte pikerisht keshtu; e ka nderruar emrin. Dhe emri i tij, i vene ne lindje nga prinderit, eshte Naim.

Se sa i frustruar dhe i pafytyre eshte Cili, mund te deduktohet fare lehte, nga ky fakt i thjeshte.

Kta mizerje jane mendimtaret

Kta mizerje jane mendimtaret e se keqes. Ky njeri ka vrare, zoti Cili. Edhe kete e quan politike? Me vjen ndot nga ju dhe me vjen kaq keq qe duhet ta them. Shpresoj mos censurohem nga ResPublica per kete

"Ushtron autoritet në

"Ushtron autoritet në funksion të rezultatit. A nuk është kjo politika?" - PERGJIGJA ESHTE E THJESHTE. JO NUK ESHTE KJO !!! Me keto mend, kemi bere cdo medioker te dhunshem politikan. Eshte skandaloze kjo menyre te menduari qe justifikon gjithcka, vrasjen, dhunen, burgosjet, shkeljen e ligjit me :zotesine per te bere politike".

Henri ka veshur me fjale te

Henri ka veshur me fjale te bukura, ate qe thone gjithe hallexinjte e katundeve: "Vrau? Shume mire beri, eshte i zoti. I vodhi zgjedhjet? Bravo i qofte, eshte i zoti". Ne fakt, tipa si Berisha por edhe si Cili, lulezojne vetem sepse kane perballe nje opozite te ngordhur, ose sic e quante Ad Krasta nje kal te rrahur. Keshtu qe le te vazhdojne, te teorizojne nderkohe qe duhej te ishin ne burg per krime

Ok, o Neim Cili. C'te thuash

Ok, o Neim Cili. C'te thuash ti do behet. Je nje tip rilindesi i koheve moderne. Tha Kadareja ne '90 per ata qw u largun- Jashteqitja e kombit. Po te ishte e rritur Cili ne ate kohe, ose po te ish ne Tirane, nuk do ikte, nuk do futej ne ambasada.... Eshte nje pjese jashteqitjeje qe do ngelej ne ndonje cep a kthine te zorres.

Sa per komentet e Cilit nuk

Sa per komentet e Cilit nuk jane per tu marre baze pasi edhe biznesi i Cilit eshte aty afer oborrit te Saliut........qe Saliu nuk ka cfare me te tejkaloje....sepse eshte i kalbur jo i konsumuar por i kalbur ....pra nje plehre qe ne grahmat e fundit i ben te gjitha duke permbysur edhe rezultatin ne KQZ......ka dhene fakte por edhe po kaloi ne opozite do jete edhe me shkaterrues........duke filluar nga veriu me hedhja shtyllash tensioni ne ere.......apo pushtim komisariatesh apo edhe bllokim rrugesh......apo edhe ne fund fare pushtim institucionesh me turma te egersuara........dhe te paguara.....pra parane qe ka bere gjithe keto vite do ta vere perseri ne pune por ne rruge tjeter.......Keshtu qe Ramen nuk ka per ta lene gjate...ne Qeveri...........Eshte fatkeqesi per vendin nje figure e tille qe deri ne grahmat e fundit nuk ka per ta lene te marre fryme vendin pasi eshte i zhytur ne krim si "Familje"....................

"jane kompromoset e

"jane kompromoset e pashembullta qe ka bere, aspak konform nje autokrati"

Kjo te kujton pak fabulen e dhelpres qe ndante copat e kermes duke i dhene luanit pjesen qe i takonte dhe pjesen e te tjereve.Berisha ka ndare pushtet me klientelen dhe klientela e ka ushqyer duke i dhene pjesen e luanit.

Po, Berisha ka shfrytezuar te gjitha mundesite e demokracise per te qendruar ne pushtet: ka vjedhur vota, ka percare te vetet, forcat politike dhe popullin, ka vene nen kontroll institucionet dhe ka vrare. Kjo eshte fytyra e pandryshuar e autokratit Berisha. Cili po si gjithmon i ben fresk autokratit.

Cilit i duhen keto artikujt

Cilit i duhen keto artikujt ne fillim te viti shkollor dhe kaq, te gjithe keta peshqiret e SRB kane nje plan te mire funksionimi, kush dhe kur duhet te flasin, cfar duhet te thone, te mire percaktuar e me radhe, jane te gjithe me kredite si te universiteti vet, fillojn me radhe keta tani.

Ne kete vend gjithçka mund te

Ne kete vend gjithçka mund te ndodhe. Kur Berisha fitoi ne Gerdec pas katastrofes qe ndodhi aty, perse te mos fitoje edhe tani?

Me ne fund Henri i hapi
Me ne fund Henri i hapi "zorret".Jo se opinionet e tij nuk ishin te njohura per publikun
por ne kete rast ai ka shpalosur te gjiothe filozofin e tij te jetes.
Per Henrin,te vjedhesh,te vrasesh,te mashtrosh,te dhunosh,te shesesh trojet e atdheut, do te thote
te besh politik.O zot çfare ndyresie!Mbahet edhe per intelektual,pale.
Mire se Henrin e ka baltos perendia ne kete menyre,por do te ishte nje fatkeqesi ne qoftese ka
femij(nuk e di nje gje te tille),sepse me kete ideale qe i brymos i jati,ne rast se nuk rebelohen
do te kemi vetem ca zorraxhinj me shume ne shoqeri.
censuruar

censuruar

o majtista. ju si vini as ne

o majtista. ju si vini as ne maj te thembres cilit.

Zoti moderator nuk e kuptoj

Zoti moderator nuk e kuptoj përse e keni bllokuar

Add new comment