“A mos vallë po vjen dita t’u themi lamtumirë barnave të tensionit të lartë?”

Dy mjekë shqiptarë me eksperiencë, Myftar Barbullushi dhe Mihal Tase, kanë botuar sot një artikull në gazetën Panorama, në të cilin njoftojnë publikun për një procedurë të re të njohur me emrin “Denervimi i veshkës”. Barbullushi dhe Tase shpiegojnë se kjo procedurë do të fillojë të aplikohet si procedurë rutinë jo më vonë se vitin tjetër dhe bazohet në «bombardimin» e nervave të veshkave me anë të radiovalëve, nëpërmjet një kateteri që futet në veshkë, pasi mendohet se janë pikërisht këto nerva të veshkave që japin sinjale false në tru, i cili më pas nxit mekanizmat që e mbajnë të lartë tensionin e gjakut.
Autorët citojnë një studim të botuar pak ditë më parë në revistën prestigjioze amerikane “Journal of the American Society of Nephrology”, si dhe i prezantuar në Kongresin Europian të Nefrologjisë dhe së fundi të Kardiologjisë, në gusht të këtij viti në Gjermani, i cili të befason me rezultatet e shkëlqyera të mjekimit të tensionit të rritur të gjakut, në një grup shumë të madh të sëmuresh, të cilët, megjithëse merrnin deri në 5 medikamente, vazhdonin të kishin shifra të larta të tensionit. Sipas Barbullushit dhe Tases, pas ndërhyrjes që iu bë këtyre të sëmurëve në veshka me procedurën e sipërpërmendur, në pjesën më të madhe të rasteve u hoq fare mjekimi, ndërsa në pak raste u ulën shumë dozat e ilaçeve. “Pas dy vitesh mjekimi rezultatet janë të shkëlqyeshme. Në asnjë të sëmurë të mjekuar nuk u rishfaq tensioni, duke të bërë të mendosh për një shërim permanent të tensionit,” theksojnë Barbullushi & Tase dhe konkludojnë me pyetjen ““A mos vallë po vjen dita t’u themi lamtumirë barnave të tensionit të lartë?”
Re.Pu. .
Comments
Po mire ketu ka dicka se

Po mire ketu ka dicka se thuhet qe , tensioni ne gjak ritet per shkak te kolesterolit _Ap keto jane llafe grash ? ...

Sa maskilist qe je! Tensioni

Sa maskilist qe je!

Tensioni ne gjak rritet edhe per shkak te kolesterolit. Studimi merr nje ane, ate nervore, dhe perpiqet ta eleminoje si problem.

Dakort mo , por mos eshte

Dakort mo , por mos eshte keshtu qe : Kur ritet kolesteroli jepet sinjali tek nervi dhe nervi tregon ritjen e tensionit ne gjak __Pra kam frike se nervi punon si puna e shigjetes se tregon nivelin e vajti ne makine ....

Dmth edhe nqs ti regullon nervin qe te mos e tregoje ritjen e tensionit ne gjak, prape tensioni existon , por ti nuk e kupton se nervi qe ben tregueisn nek ete rast eshte i paralizaur nga ilaci....

...Mirpo duke mos e dit kete fakt , ti vazhdon t e hash ushqime qe te risin kolesterolin dhe .....e ha sa krahu pa e kuptuar

Dmth kjo pune mos esht keshtu _-Ai ilaci i nervit eshte njelloj sikur te prishesh gjilperen qe tregon nivelin e vajit ne makine .....Edhe kur vaji ty te eshte harxhaur shigjeta tregon njelloj ,.......ne kete rast te digjet motori se nuk ka vaj , nderkaq qe shigjeta tregon normal

Budallalleqe! Tensioni eshte

Budallalleqe! Tensioni eshte kryesisht pune gjaku dhe ngushtimi venash.

Add new comment