Ka nisur fushata; hë për hë ajo është mes Berishës e Topit/Spahiut

AK-ja e Kreshnik Spahiut ka gjetur një mënyrë të vetën për ta thirrur Sali Berishën: “Shtetasi”, dhe jo “Kryeministri”. Kanë zënë ta bëjnë këtë qysh nga momenti që bënë publike listën e akuzave publike në adresë të Berishës. Edhe sot, teksa reagojnë lidhur me sulmin që Berisha i ka bërë Spahiut në mbledhjen e Qeverisë (“Vrasësi i Tahirajt rezulton se ishte liruar me kërkesë të drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Topit dhe faqeziut të tij”, u tha në mbledhje të qeverisë), e thërrasin në të njëjtën mënyrë:
“Aleanca KuqeZi i bën thirrje shtetasit Sali Berisha të tregojë urgjentisht lidhjet e tij të ngushta me të pandehurin Ilir Xhakja dhe arsyet e lirimit të tij pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit të vitit 2011. Aleanca KuqeZi e fton shtetasin Sali Berisha të botojë në të gjithë gazetat e tij fotot në të cilat ka dalë krah për krah me disa nga vrasësit e Shijakut, Sukthit, Maminasit dhe Durrësit në fushatën elektorale në qarkun e Durrësit. Gjithashtu Aleanca KuqeZi fton shtetasin Sali Berisha të publikojë listën e plotë të gjithë vrasësve të liruar me urdhër të ministrit të Drejtësisë në para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011”.
Duket se fushata elektorale ka filluar, jo vetëm shumë muaj përpara kohe, por edhe me tone shumë të ashpra. Për më tepër, Berisha ka parapëlqyer të kacafytet me partitë e reja, të cilat, sipas shumë gjasash, e gërryejnë elektoralisht. Ndryshe, nuk do kish pse të bënte sulme kundër tyre, gjë që i vë dhe i mban Topin e Spahiun në qendër të vëmendjes mmediatike. Kjo është ajo që po ndodh.
Re.Pu.
Comments
Kuriozitet nga bota e

Kuriozitet nga bota e insekteve:

Ne shkretetiren e Sahares gjendet nje buburrec qe po e ndave ne dysh, atehere njera gjysem kthehet e kafshon gjysmen tjeter!

That's funny :)))

Është interesante që Spahiu

Është interesante që Spahiu e sulmon SRB-in me mjetet e këtij të fundit. Me gjuhën e tij, me tonin e tij, me të gjitha karakteristikat e veta. Unë jam kurioz të shoh, nëse është pikërisht kjo ajo që shqiptarët realisht duan... një antisrb me stil srbian.

Add new comment