Skandali i reklamave, TV Klan quan Shalsin "idiot" dhe i nxjerr përpara... "zonjën Malstrom" dhe NATO-n

Postuar në 19 Shtator, 2012 06:57

Eduard Shalsi ka vijuar denoncimet publike për fondet shtetërore të reklamave preferenciale në TV Klan. Dhe ky i fundit ka zgjedhur të mbrohet duke e quajtur në redaksionale të përditshme Shalsin "idiot e klloun" dhe duke e pasuar topin e akuzave tek… BE dhe NATO! (sot Komisioni i Medias nuk arriti të merrte vendim për t’ju drejtuar ministrive për informacion mbi shpërndarjen e reklamave shtetërore - mazhoranca në komision u largua nga seanca në kohën që kryetarja Valentina Leskaj propozoi votimin e kërkesës së deputetit socialist, Alfred Dalipi).

Deklaroi sot Shalsi: Nëse Aleksandri mund të dehet me paratë e publikut është Sali Berisha që duhet të përgjigjet për shpërdorimin e parave për të dehur Aleksandër Frangajn. Të sharat ordinere të Frangajt na bëjnë përshtypje vetëm si shkallë degradimi e pushtetit të kalbur të Sali Berishës. Ne nuk do na ndalojnë të zbulojmë një e nga një para shqiptarëve thasët e parave publike që janë zbrazur në oborrin mediatik të këtij pushteti.. Do të shikoni vetë me shifra e fakte se çfarë paguan çdo shqiptar për baltën e gënjeshtrave dhe shpifjeve që prodhon përditë Aleksandër Frangaj”.

TV Klan, ndërkohë, e quan deputetin socialist "idiot" dhe mbrohet me "nevoja ndërkombëtare" pa dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë për fluksin e njëanshëm të reklamave. Shkruan "TV Klan" (editorialet që transmetohen në edicione lajmesh, botohen rregullisht edhe si redaksionale të së përditshmes KJ) - Titulli: "Shalsi, nje idiot kunder Malstrom" dhe më poshtë: "Partia Socialiste, ashtu sikurse cdo dite, hapi nje tjeter beteje boshe me qeverine. Nga ato lloj betejash kundraproduktive per vete opoziten. Figure qendrore e ketyre betejave te humbura eshte Eduard Shalsi. Ish-numri dy i bashkise se Tiranes qe Rama e nxirrte ne cdo cep te Tiranes per t'i bere opozite personale Berishes, apo Metes dhe qe sot i beri oponence komisioneres per Ceshtjet e Brendshme dhe te Sigurise se Komisionit Europian, zonjes Malstrom…"

Në një redaksionale të dytë, "steka" e etiketimeve ulet nga "idiot" në "kloun", kurse "steka ndërkombëtare" ngrihet nga Malstrom tek… vetë NATO. Shkruan TV Klan (dhe KJ):  "Klouni i PS Eduard Shalsi, doli serish dje me disa letra te printuara nga te tjere, per te denoncuar te ashtuquajturat skandale me fushatat promocionale te qeverise. Kesaj radhe e kishte me ministrine e Mbrojtjes. Ashtu si dhe dy dite me pare, kur i kundervihej qeverise se informonte qytetaret shqiptare per rregullat dhe detyrimet ne lidhje me levizjen e lire pa viza ne BE, sot i kundervihet jo vetem politikave te Ministrise se Mbrojtjes, por edhe atyre te NATO-s…" E shef ti pra.. - A.N.

Comments

Submitted by Eraldi (not verified) on

E mo mire dhe ju mos u prekni shume, Shalsi klloun eshte, nje njeri qe perpiqet te imitoj Ramen ne retorike dhe ne mimike :P

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Respublika

Ajo qe te bie ne sy tek artikujt redaksionale te Klan-it jane dy fakte njeri me i habitshem se tjetri.

1- Nuk kuptohet perse Klan-i duhet te beje nje artikull redaksional per te mbrojtur "nderin" qofte te Ministrise se Brendeshme qofte te Ministrise se Mbrojtjes.

Keto dy Ministri kane zyrat e tyre te shtypit qe ne te tilla raste, ne gjithe boten e civilizuar, japin deklarata per shtyp te mbeshtetura ne dokumenta zyrtare ku i bejne balle akuzave politike. Te dyja keto Ministri e thene popullorce nuk u behet vone per akuzat e PS-se dhe as qe japin pergjigje per to, te pakten deri me sot, ndersa Klan-i pergjigjet duke marre rolin e avokatit mbrojtes te tyre. Ne cdo shtet te botes kjo do te shkaktonte humor, habi dhe keqardhje njekohesisht per kete gazetari aspak profesionale, ketu tek ne si dhe per shume gjera te tjera kjo duket normale.

2- Artikujt redaksionale te Klan-it duke u munduar te mbrojne keto Ministri nuk pergenjeshtrojne akuzat e PS-se.

Ata shkruajne se spot-et publicitare jane te dobishem per publikun dhe nuk ka asgje te keqe qe keto Ministri bejne spote publicitare per ti bere te njohur publikut aktivitetin e ketyre Ministrive, rrjedhimisht PS-ja eshte kunder spot-eve sepse nuk do qe publiku te njihet me aktivitetin ne dobi te qytetarit te ketyre Ministrive. Kjo eshte jo vetem nje akuze false, sepse nuk kam lexuar kund qe PS-ja eshte kunder spot-eve, por njekohesisht largon vemendjen nga thelbi i akuzes se PS-se qe eshte se  "Te gjitha tenderat e spot-eve jane bere ne kundershtim me ligjin dhe jane marre nga njerez ne lidhje te ngushta me titullaret e ketyre Ministrive apo me kreun e Qeverise."

Si perfundim me duhet te them qe mosdhenia pergjigje me dokumenta shteterore akuzes se PS-se ne thelbin e saj, pra per parregullsi ligjore ne shperndarjen e fondeve publike per spot-et publicitare, kjo akuze shnderrohet ne fakt.

Do te me pelqente gjithashtu qe shpjegimet per kete ngjarje ti jepnin Ministrite perkatese e jo nje media private.

Me respekt

Emigranti

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

"Si perfundim me duhet te them qe mosdhenia pergjigje me dokumenta shteterore akuzes se PS-se ne thelbin e saj, pra per parregullsi ligjore ne shperndarjen e fondeve publike per spot-et publicitare, kjo akuze shnderrohet ne fakt."

O emigrant!

Te nuk paske emigruar vetem fizikisht me duket. Akuzat e kane vendin ne prokurori e gjykate dhe jo ne Media qe u dashka pergjigje me dokumenta. Nuk po behet gjygj ligjor ketu o byrazer sepse pergjigja apo mos-pergjigja ndaj nje deklarate Mediale eshte ne te drejten e cdokujt. Biles edhe ne gjygj ka cdo rob te drejten e heshtjes per arsye te mos demtimit te vetes! Ata qe kane akuza kane barren e fakteve dhe nuk eshte e kunderta!!!

Mos komento kaq ceket se tregon nivelin tend. Ndryshon puna nqs. ke emigruar fizikisht per te kerkuar trurin qe te ka emigruar perpara....

Submitted by Emigranti (not verified) on

"100 vjet Pavarsi" mund te mos jesh dakort me komentin tim dhe kjo eshte e drejta jote por nuk kuptoj pse duhet te fyesh jo kam tru jo s'kam tru. Une ne komentin tim nuk fyej njeri dhe do te me pelqente qe dhe te tjeret te silleshin po keshtu me mua.

Persa i perket komentit tend me lejo te te kujtoj qe une qe ne fillim te komentit tim kam shkruar qe akuza eshte "politike". Kjo ndodh ne te gjithe boten qe nje opozite te akuzoje politikisht shumicen per kete apo per ate problem. Ne pergjithesi ne demokracite perendimore ketyre akuzave politike pozita ju pergjigjet me fakte dhe dokumenta si e si per te perligjur besimin qe populli i ka dhene me vote. Pozita me shume se sa opozita ka detyren qe gjithmone te jete transparente ne syte e publikut dhe duhet te japi llogari per cdo cent qe harxhon.

Po te jap nje shembull dhe n.q.s deshiron me jep nje pergjigje.

Ne kete moment ne SHBA po zhvillohet fushata elektorale. Mendo per nje moment sikur kandidati republikan te akuzoje Obamen qe ka harxhuar fondet publike per reklama per miqte e tij. Sipas asaj qe shkruan ti Obama apo nuk duhej te pergjigjej derisa nuk kishte nje padi penale por edhe ne ate rast n.q.s ishte fajtor te zgjidhte heshtjen se rendonte vetveten. Mendo sikur republikaneve mos ti pergjigjej Obama por "Washington Post-i" ne te njejten menyre qe u pergjigj "Klan-i" akuzave te Ps-se.

Sipas teje mund te ndodhe ne SHBA qe akuzava politike te nje pale kundrejt tjetres ne vend te pales se akuzuar ti pergjigjet nje media private?

Sipas teje mund te ndodh qe Obama te mos pergjigjet se nuk ka akuze penale te depozituar ne Prokurori?

Sa per ate qe ti thua qe jemi lodhur me akuza politike eshte koha per te bere denoncime penale per shperdorimet e parave publike jam shume dakort me ty. Se perse kjo nuk behet nuk e di por me lejo te them qe kjo mangesi eshte nje semundje e vjeter e politkes shqiptare. Besoj se i kujton akuzat e opozites per "klanin e Zemunit" etj etj.

Gjithashtu nje rol te madh ne mosbesimin nga ana e publikut ndaj akuzave politike qe palet i bejne njera tjetres e kane luajtur ne keto vite vete aktoret politike, sepse keto akuza sidomos ne periudha elektorale nuk jane perkthyer ne nje qendrim politk parimor. Mjafton te kujtojme ketu nje shprehje te Kryeminstrit te sotem qe kur u pyet per akuzat qe kishte bere ne fushate u pergjigj se ato ishin "limonata elektorale". Ne cdo shtet demokratik kjo do ti hiqte atij cdo besueshmeri per deklarat politike kurse ne Shqiperi nuk ndodh keshtu, ose akuzat e LSI-se ndaj Qeverise se PD-se. Perfundimi dihet.

Prandja mendoj se shume njerezve, ashtu si edhe ty, i ka ardhur ne maje te hundes nga keto akuza boshe, kerkojne denoncimin e shperdorimeve ne organet perkatese, dhe drejtesia le te thote fjalen e vet. Por mendoj qe ky teater absurd qe zhvillohet ne politiken shqiptare nuk autorizon Poziten apo Qeverine qe akuzat qe i ben opozita ti kaloje ne heshtje me justifikimin se jane llafe pazari derisa te vene ne Prokurori. Ne fund te fundit zyrat e shtypit per kete pune jane krijuar qe te japin informacion dhe shpjegime qytetareve per cdo gje qe ndodh.

Nga komenti qe ti ben kuptoj qe nuk je dakort me mua ne kete pike por me lejo te te them qe ne nje debat nuk eshte e thene qe duhet patjeter te jemi te gjithe ne nje mendje.

Me respekt

Emigranti

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

Tv Klan e quan Shalsin "idiot" dhe i nxjerr perpara ..."Znj. Malstrom dhe Naton"

E po ngjashem me shkrimet e fundit te Z. Vehbiu te Respublika qe i quajti komentuesit "Parazite, Rrugace, Karikaturist, Impotente etj etj. dhe na nxorri perpara per moral..."te drejten e Medias per te censuruar cdo anonim (se per ofenduesit jemi dakord) qe nuk tregon identitetin me emer e mbiemer" !!!

Lereni mizen e tjetrit por shikoni elefantin ne kurrizin tuaj te dashur "miq" te Respublika. Komentuesit qe i ofendoni "me lezet" nuk jane aq budallenj...

Submitted by Iluministi (not verified) on

Qe t'i qasemi me konkretisht ketyre ceshtjeve, pertej komenteve emocionale dhe periferike, mendoj se Z. Shalsi eshte ne te drejten e tij te publikoje fakte te tille. Por, nje politikan serioz, ne sherbim te publikut qe e financon dhe te karrieres se tij per te cilen investon kohe e dinjitet, do beje mire qe ta mbylle me sa mundet kete cirkuit.

Pra, te shkoje me thelle ne kete nisme. Ai, si deputet, ka tager te kerkoje jo vetem kete informacion, qe hap siparin e mundesise per nje skandal te madh, por dhe te verifikoje ne Ministrite, per te cilat flet, aspektet ligjore te ketyre "donacioneve" me nje kah dhe nje klient. Eshte kjo zona ku skandali formesohet ne profil dhe behet objekt i gjykimit te thelluar. E, me tej, Z. Shalesi, nese rezultojne shkelje te ligjshmerise, ka po ashtu detyrimin te ndjeke rrugen ligjore. Kwshtu, edhe hipoteza se SB ka monopolin mbi gjykatat,  formesohet, duke na lejuar kometet dhe gjykimet tona.

Kendje, Z. Shalsi (dhe jo vetem ai), demonstrojne se po i sherben publikut, drejtesise dhe politikes partiake.

Mundesia tjeter, retorike mbi mundesi e kesaj ose asaj hipoteze, i jep mundesi ushtrise se paguar te SB dhe vellazerise Frangaj te tallen sot e mot!

Por dhe demtojne rende imazhin e Z. Shalesi dhe PS, me mbeshtetjen e se ciles ai flet.

Submitted by bler (not verified) on

per te kuptuar sa leke nga buxheti i shtetit (nga leket tona) kane shkuar ne llogari te Vellait te frangajt dhe Frangajt vete, mjafton te pyesesh financierin e fundit qe firmos ne ministrite perkatese. Njeri prej tyre  pat thene - "ne ka nje qe nuk me ze gjumi pas kaq vjetesh ne kete pune, eshte firma qe ve ne faturat e shumave qe shkojne  per reklamat televizive ne llogari te Edi &Aleksander Frangajt" Me kete merruni- jo me Shalsin.

Submitted by George (not verified) on

Mire na e ben Klani se jemi popull me memorje te shkurter. Reklamat per informimin e qytetareve ishin vetrm 10% e atyre qe na bombardoi qeveria nje periudhe. Nuk ngeli ministri pa bere reklame: E mbrojtjes, e arsimit, e shendetesise,.e integrimit e gjithfare budallalliqesh te tilla. Njesoj si ne kohen e xhaxhit duhej te shikonim ne tv arritjet kolosale te qeverise ne te gjitha fushat...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.