Zhvillim i papritur në gjyqin e “Dimrit...” E veja e diktatorit nxjerr 3 letra private për të provuar “Kadarenë tjetër”

Postuar në 18 Shtator, 2012 16:47

Shkrimtari Ismail Kadare, nuk ka qenë aspak i detyruar apo nën presion nga Nexhmije Hoxha për dorëshkrimin origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. – Kjo është njëra nga fjalitë që ka përdorur - në seancën e sotme gjyqësore në Tiranë mes shkrimtarit të njohur Kadare dhe të vesë së diktatorit Nexhmije Hoxha - avokati i kësaj të fundit Aranit Roshi.

Dhe pikërisht në këtë moment ka ardhur ajo që mund të konsiderohet “e papritura” e këtij procesi. Në përpjekje për të provuar se marrëdhëniet Hoxha-Kadare kanë qenë të ngrohta dhe miqësore, avokati i ka dorëzuar në dorë gjykatësit Bledar Abdullai, disa letra të shkruara me shkrim dore.

Në njërën nga letrat Kadare i kërkon të takohen (“unë dhe Elena kemi shumë dëshire t’ju bënim një vizitë nëqoftëse ju do të kishit kohë të lirë..”), në një letër tjetër pas kthimit nga një vizitë në Suedi, kërkon sërish takim (jam i gatshëm t’ju bisedoj për disa probleme dhe përshtypje nga vendet skandinave, siç më thatë në Kongres) etj. Letrat në fjalë janë letra private që Kadare i ka dërguar Nexhmije Hoxhës në fillimin e viteve '70. Në një prej tyre ka një lutje për një apartament me studio dhe telashet ku e kanë futur të tjerë që e synojnë atë. Detaje nga përmbajtja e letrave pritet të bëhen publike në shtypin e ditës.

“Në këto letra, - sipas avokatit, - duket qartë që z.Kadare dhe znj.Hoxha kanë patur raporte miqësore, jo raporte detyruese dhe në një prej tyre madje z.Kadare e falënderon me shumë përzemërsi znj.Hoxha edhe për ndihmën që i ka dhënë për romanin dhe mbrojtjen e tij nga “sulmet e disa qarqeve politike”. Jemi para faktit se dhurimi i dorëshkrimit nga Ismail Kadare dhe pranimi i kësaj dhurate nga Nexhmije Hoxha, ka ndodhur 35 vjet më parë më 17 tetor 1975, në zyrën e palës së paditur, në shenjë mirënjohje të dhuruesit ndaj pranueses”. Kurse avokatja që mbron shkrimtarin tha se kjo është një përpjekje për t'ju shmangur thelbit të gjyqit. - A.N.

Comments

Submitted by bler (not verified) on

ruajeni mor Kadarene nga keto provokime  dashakeqe. Eshte ne prag  te  Nobelit.  kaq te veshtire e keni te heshtni se paku. cfare paskemi qene per te ndotur dhe helmuar tjetrin. Cfare energjie te pashtershme  negative ka ky vend .

Submitted by arb (not verified) on

bler, ishte vete Kadare qe e kruajti duke kerkuar kopjen neper gjyqe, dhe nuk e kerkoi ashtu sic e dha, por e kerkon me arrogance dhe akuza per te treguar se ka qene i presekutuar, kur ai ka qene i perkedheluri i atij sistemi.  Kishte plot shkrimtar te tjere te cilet jane edhe me te mire se ai, por Enveri i dha me prioritet edhe si nga anet e tij qe e kishte.   Po lere se kalibri i ketyre lloj intelektualve karrieriste qe dolen nga ai regjim kete pune kane.

Submitted by lom deliu (not verified) on

Mos u habit , te njejten energji qe ka dhe Kadareja per te na genjyer per te shkuaren ne vend qe te heshti,

dhe asjush nuk do ta pergojonte.

Submitted by raimondi (not verified) on

Kadareja   paska tipin e Sales..............

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk e kuptoj perse keni zgjedhur kete titull pasi nuk asgje te paditur apo te papritur lidhur me marredhenien e Kadarese me familjen e diktatorit.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Pleqeria eshte dreq o pune.Nuk thone kot qe burrat plaken me shpejt se grate.Aman,ishte Kadarja dora vete ne gjyq apo kishte derguar fahri balliun si perfaqesues?

Submitted by Ani ani (not verified) on

Tituli jo fer! M'vjen keq ResPublica. Shkrimtari i Diktatorit e filloj nji episode te re, per me prezentu veten si anti-diktaturial si ish-kundershtar i sistemit. Por kjo asht nji prralle. Mua me befason populli i Shqipnise sa i bute asht ndaj elites se diktatures

Submitted by Anonim (not verified) on

Kadareja eshte nje shkrimtar i madh dhe ne mund te levdohemi ,por vetem me veprat e tij  letrare dhe jo me aktivitetin e tij politik.Por ai do te ishte vertet nje njeri i madh nese nuk do te mohonte asgje nga e kaluara e tij ne lidhje me maredhenjet shume te mira me nomenklaturen komuniste.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.