Larg qoftë, nuk dua të them që Zogu duhet të kishte vrarë veten, - thotë Xhufi dhe shton: Sadoqë...

Postuar në 18 Shtator, 2012 09:23

"Mbretërit, princët dhe kontët e vërtetë të Evropës, kanë qenë në ballë të ushtrive e të popujve të tyre, sa në Luftën e Dytë Botërore, aq edhe në Luftën e Parë e në të gjitha luftrat. Kështu ua donte ndera dhe sëra. Kam mësuar diçka për mbretëreshën e Hollandës, Vilhelminën, nga ditari i mbretit të Anglisë, Xhorxhi VI. Ky rrëfen se çdo natë, gjatë operacionit nazist për pushtimin e Hollandës, kjo zonjë i prishte gjumin për t’i kërkuar armë, avionë e ushtarë, e bindur se populli i saj do ta mposhtte agresorin. Nuk pranoi të largohej nga Hollanda, deshi të flijohej bashkë me ushtarët e fundit të saj… Ç’të them tjetër.. Z.Majko më detyron të flas mirë edhe për “armiqtë tanë historikë”! Mbreti i Jugosllavisë, Pjetri, ishte vetëm 17 vjeç, kur hodhi poshtë diktatin e Hitlerit dhe pranoi plot dinjitet sfidën e një lufte të pabarabartë e të pashpresë.. Luftë e kotë? Mund të jetë e tillë nga këndvështrimi “kolaboracionist” i historisë, apo nga botëkuptimi i atij personazhi të Gjergj Fishtës sonë, i cili pasi mbaroi lufta mburrej se i kishte bërë gjëmën pushtuesve të huaj, “duke ua shitur kokrrën e petullës për 10 groshë”! Por gjesti i atij mbreti ende të mitur motivoi luftën e popullit të vet, dha një provë dinjiteti e morali, që i shërbeu Jugosllavisë sa fitimi i 10 luftrave ballkanike. Ç’të them për sjelljen gjatë luftës së dytë botërore të mbretërve, princërve e drejtuesve të Anglisë, Belgjikës, të vetë Greqisë: kryeministri i kësaj të fundit, Korizis, e përcolli nga zyra tragjedinë e vendit të tij, dhe në çastin e mbramë, kur ushtari i parë gjerman hyri në Athinë, i dha fund jetës me një të shtënë revolveri. Larg qoftë, nuk dua të them që Zogu duhet të kishte vrarë veten, sado që thellë-thellë ndjej vetëm simpati për gjeste të dëshpëruara, por dinjitoze, si ai i kryeministrit grek. Prej mbretit tonë do kisha pritur, të paktën, t’i mbahej fjalës që kishte dhënë në prag të agresionit fashist: të kishte mbathur opingat e të mbante ndezur ndonjë vatër të vogël rezistence, diku në malet e Shqipërisë, qoftë vetëm një muaj, qoftë vetëm një javë. Nuk ka legjitimim më të mirë për një vend të pushtuar, sesa lufta për çlirim. Por Zogu nuk ishte prej atyre që luftonin…"

Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një intervistë e Pëllumb Xhufit dhënë Skënder Minxhozit në JAVA, ku ai komenton deklaratat e P.Majkos dhe të tjerëve për Zogun dhe thotë se fushata e iniciuar nga Berisha është një fushatë krejtësisht politike, e dhunshme, konfuze e qesharake njëherësh. "Kujtoni vetëm ç’thoshte z. Berisha para 15 vjetësh për Zogun e për Fan Nolin. I pari ishte një  “satrap”, i dyti një vigan i lirisë. Mirëpo sot, zoti Berisha ka ndërruar mendje, - thotë Xhufi.

 

Më shumë:

http://www.revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/2012917/ahme...

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Kam bere nje koment te gjate timin ne lidhje me kete debat, po te kete miresine Respublica ta publikoje...</p>

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Xhufi perfundimisht eshte vetem nje patetik i ditur dhe asgje me shume.
Permend psh mbretereshen e Hollandes qe bente triko per ushtaret, por harron te permende se ushtria hollandeze rezistoi me shpresen se gjermanet do t'i thyenin anglo-francezet. Ajo qe dua te them eshte se lufta mor Xhuf eshte gje e madhe. Luftohet kur ke shpresa se ne nje menyre ose ne nje tjeter mund te fitosh. Luftohet gjithashtu kur pushtimi i huaj dmth spastrim etnik, gje qe italianet dihej qe nuk do ta benin. Ne raste te tjera lufta eshte vetem nje masaker e panevojshme.
Si e kam thene dhe ne komente te tjera ne lidhje me kete teme nuk kam ndnj preference etike per Zogun. Erdhi ne pushtet me batakcilleqe ne kuriz te ca batakcinjve te tjere. Beri dhe ca vrasje qe te mos e vrisnin. Por diti te kuptoje kur i perendoi dielli dhe doli nga skena ne menyren me dinjitoze te mundshme. Thjesht iku, pa ndezur vatra rezistence qe do te shkaktonin thjesht gjakderdhje te kota dhe te panevojshme, po te mos marrim parasysh nevojen e pellumbit qe do te jete krenar si skifter me gjakun e te tjereve pas 70 e fiu vjetesh.
Pavaresisht se e vleresoj pragmatikisht, moralisht nuk kam ndnj mendim te mire per Zogun (m'u be komenti si tekst zoologjie me pellumba, skiftere dhe zogj), por jam i detyruar te pranoj se largimi pa lufte, ishte ndoshta i vetmi akt moral i mbretit dhe qofte edhe vetem per kete meriton respekt.

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Jam kurioz te di si do reagoje nese nje muskuloz do te te sulmonte familjen, do masje diametrin e tricepsit me te, dhe nese do konstatoje se nuk ia del dot, do ia fusje vrapit(si Zogu), do qendroje te mbroje familjen tende pavaresisht pasojave, apo do te te binte te fiket si shoferit te shefit te komisariatit te Kavajes? Nganjehere lufta or mik te zgjedh, nuk e zgjedh ti, dhe s&#39;ke nga t&#39;ia mbash, ne mos daç ta vuash burracakerine tende per gjithe jeten. Zogu dhe pasardhesit e tij kete vuajne sot: Pabythesine e babes qe i la bijte e vet e ia futi vrapit per te shpetuar koken e vet. Edhe nje fakt qe duhet te mbahet parasysh: Zogu nuk e kishte luksin te zgjidhte nese do rrinte apo do ikte, per shkak se si mbret i shqiptareve qe betuar mbi kuran e bibel te mbronte integritetin e vendit te vet. Por as kjo nuk e ndali: Ia futi vrapit si qen misri, bashke me do napolona ari. Kete fakt nuk e ndryshojme as une as ti, Majko-nenokja aq me pak..</p>

Submitted by antishqiptari (not verified) on

te jemi pak realiste shoku! Pushtimi italian nuk mund te barazohet me muskulozin qe te sulmon familjen ( si mund te ishte pushtimi grek apo serb). Projekti italian per Shqiperine, te pakten teorikisht ishte shume i mire. Personalisht mendoj se qeverisja qe instaluan italianet ishte me e mire se ajo para-ardhese (Zogu) dhe shume here me e mire se ajo pasardhese ( Dulla). Pra, po t'a shohim ne kendveshtrimin qe quan te mire per popullin mireqenien reale ekonomike dhe shpirterore dhe jo sovranitetet boshe, pushtimi italian nuk del aq keq.
Megjithese paralelizmi yt nuk funksionon, po te vazhdojme me kete menyre bisede, pushtimin italian do ta krahasoja me nje sekuestrim te paligjshem te televizorit, te ekzekutuar nga permbarimi me mbeshtetjen e RENEA. Ti, si do te veproje? Do ti lije femijet pa televizor apo do merrje kallashin te mbroje plackat e shtepise dhe t'i lije femijet pa baba dhe pa televizor?!

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Une shoku flas per vendime qe merren ne kushtet e nevojes ektreme; thjesht nuk ke kohe dhe kushte te marresh vendime racionale, duhet te besh ate qe te kerkon momenti. Po te kish mundur Vojo Kushi apo te themi, Mujo Ulqinaku te merrte vendime gjakftohta, do ia kishte futur vrapit si shume te tjere per te bere lufte mali apo lufte guerile. Zogu nuk beri as kete. Njerezit i kerkonin arme per te luftuar dhe ai i carmatosi. Ai nuk iku duke thene &quot;Hasmin e kemi ne dere, luftoni ju se baba nuk ka moshe per keso punesh&quot;, ai thjesht iku, dhe mori edhe gjithe leket me vete. Prandaj le ti ndajme gjerat...</p><p>&nbsp;Edhe nje gje tjeter ne lidhje me analogjine e televizorit: Kur te vjen permbarimi me policine te dera, do te thote qe dikujt i ke borxh, dhe natyrisht qe do ulje bythen ne divan e do rrije. Por ndryshe do reagoje besoj sikur ai personi te dera do ishte i forti i lagjes qe do te te marri televizorin se eshte i forte. Une per vete do mendohesha cfare te beja vetem nese s&#39; do kisha arme ne shpi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.