FOTOT: Presidenti në Bruksel, probleme me dorën dhe vështirësi në ecje
Postuar në 17 Shtator, 2012 17:49
Një agjensi lajmesh online (lajmifundit.com) ka botuar disa sekuenca filmimesh nga vizita e parë në Bruksel e presidentit të Republikës Bujar Nishani. Fotot tregojnë qartësisht dobësi të z.Nishani në veprimet e njërës dorë dhe sidomos gjatë ecjes. Pamjet u transmetuan edhe në një edicion lajmesh të TCH (si shoqëruese të lajmit mbi vizitën dhe takimet), por më pas u hoqën dhe u zëvendësuan me pamje të tjera; sekuencat në fjalë nuk u transmetuan në edicionet pasardhëse. Eshtë e vështirë të vesh kufirin mes një raportimi të tillë dhe ndjeshmërisë njerëzore, por kur bëhet fjalë për shëndetin e kreut të shtetit dilemat janë më shumë se një.
Në pamjet filmike dhe fotot duket qartë që Presidenti i Shqipërisë  është asistuar gjatë gjithë kohës në takimet në Bruksel nga një person i cili ka ndërhyrë disa herë, sepse atij i kanë rënë sende nga duart dhe në një rast letrat e fjalimit i kanë rrëshkitur nga podiumi megjithëse kishte dorën mbi to. Në një rast tjetër (ky që duket në foto) presidenti ka shfaqur vështirësi serioze në ecje madje edhe në ngjitjen e shkallares së ulët të podiumit, duke i bërë të gjithë (përfshirë presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy përpara tij) të presin duke e shoqëruar me vështrime.
Shqetësimet për gjendjen shëndetësore të presidentit janë ngritur fillimisht me rastin e emërimit të tij por duke qenë se ishin zëra të veçuar të lidhur me kontekstin politik të ditës, u konsideruan si teprime, ndërkohë që vetë Nishani dhe bashkëshortja e tij në intervista të ndryshme kanë përsëritur se Nishani gëzon shëndet të plotë pas një ndërhyrje kirurgjikale. - A.N.
Fotot e tjera:
http://www.lajmifundit.al/lajme/2012/09/dyshime-per-shendeti...
Comments
Submitted by Akil Ylli (not verified) on
Eshte krejtesisht njerezore te ndjesh keqeardhje per nje njeri qe vuan fizikisht
Te njejten ndjenje provoj edhe per z.Nishani si person.Eshte e dhimbeshme te shikosh
se si "zvarritet" salloneve te Europes duke lene te shtangur nje auditor te tere.
Por kur shoh anen tjeter te medaljes,z,Nishani President i Shqiperise,athere ndjehem
disi me i lehtesuar,duke menduar se ai ka parashikuar vete te gjitha pasojat.
Them kete,sepse çdo njeri qe mbron dinjitetin e tij,do te ja kishte kursyer vetes
skena te tilla meshirndjellese(jo per fatkeqesin e tij)por per personalitetin e tij.
Sepse dihej qe semundjen e kishte para se te zgjidhej si president,e jo se e zuri
papritur nbasi ishte zgjedhur,qe mund ti jepte deri diku nje lloj "alibije zvarritese"
Mire se deri ketu,nuk thash ndonje diçka te jashtzakoneshme,sepse politikane pa pike
dinjiteti ne i prodhojme ne sasi industriale,por une imagjinoj sikur ai te jete
urdheruar qe ta pranoje nje post te tille.Dhe kam frike se mund te kete ndodhur keshtu.
Ne kete rast do te kerkoja te me ndihmoni te gjej,se ne cilen kategori te species
njerezore mund te reshtohet kjo lloj krijeset.Ju lutem me ndihmoni!
Submitted by veteran uck (not verified) on
Simboli i kombit, asht shume domethenes dhe ata qe e kane zgjellur kane nenkuptu se shqiperia ne ket gjendje asht nese nuk do ta nderhyni per sherimin e saj.Bujari nuk ka faj se ndoshta e kane detyru me zor te hyje ne ate detyre por shqiperia ka nevoje per njerez ma te forte
Submitted by er (not verified) on
Bujar Nishani është ndër fare të paktët në oborrin e Saliut që mund të dëgjohen kur flasin, pavarësisht se s’thonë asgjë ndryshe nga Saliu e të gjithë me rradhë. Por përpiqet të paktën të mos vetëlegenoset njësoj si të shumtit në arradhën ku, për të hedhur jargët e veta ndaj opozitës e ndaj çdo shqiptari haptas të palumtur me pushtetin, Doktori i lëviz si me sustë mimikën dhe gjuhët e ministrave e të deputetëve të budallallepsur nën shtypjen e frikës e të urisë për përfitime. Nishanin vitet dhe mbase edhe eksperienca e vështirë në luftë me një sëmundje të komplikuar e kanë tjetërsuar pozitivisht, duke e bërë të dallohet për qetësinë e për etikën që ruan në komunikimin me opozitën në parlament. Sikur PD-ja të sillej si ai jo si Saliu, votat përsëri do të vidheshin e gjëmat e bëmat e keqqeverisjes përsëri nuk do të mungonin, po së paku kultura e bashkëjetesës në sallën e Kuvendit dhe etika e debatit politik në Shqipëri do ishin shumë më afër njerzillëkut.
Këto të vërteta të thjeshta do ishin të paplota pa shtuar se sidoqoftë Nishani nuk është President real.
Nishani nuk ka qen as ministër i Brendshëm, po vetëm mbulues de jure i atij funksioni që de facto ushtrohet nga njëfarë Agron Kuliçaj, personazh që arrogancën e injorancës e ka të shkruar në lule të ballit e të prekshme në majën e gjuhës, dora e verbër e Saliut që drejton Policinë e Shtetit dhe çdo operacion që lidh shtetin me botën e krimit përmes kanaleve të ruajtura me policë. Që ajo dorë ka gjithshka në dorë s’e them unë po e ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj dora vetë. I cili njësoj si ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është thjesht një peng i pushtetit që lëviz me një uniformë të lartë shteti, madje ky s’lëviz dot një polic të vetëm nga detyra pa miratimin e Gonit të famshëm.
President eshte Saliu.  Ai te mos caloje e te mos i bjere gje nga duart se sa per te tjeret njesoj jane si me kembe, si pa kembe si me duar si pa duar, si me tru si pa tru, sepse ata kurre nuk e kundershtojne Saliun, cu duhen gjymtyret dhe mendja? U mjaftojne xhepat dhe llogarite bankare. Keto pamje jane censuruar ne te gjitha mediat, une qe po ju shkruaj, e di mire cfare ka ndodhur, me vjen keq qe nuk mund te vendos emrin e plote.
Submitted by labi vlore (not verified) on
nuk e kuptoj per cfare po diskuthet ketu: A eshte handikap fizik apo handikap mendor? Ky eshte diskutimi? Po nuk mund tja kursenim vetes kete diskutim duke vendosur dike tjeter ne postin me perfaqesues te shtetit? Pastaj ne nuk na u tha qe do zgjedhim nje person me aftesi te kufizuara, nuk na u tha as qe do zgjedhim bie fjala nje homoseksual apo nje rom, apo nje pakice tjeter. Sepse nese do na thuhej do kishim gjithe mirekuptimin e duhur per te thene madje, bravo dhe duke kuptuar gjithe veshtiresite qe rrjedhin nga kjo. Per mua, kjo nuk eshte normale. Une i pashe pamjet ne lajme dhe me erdhi zor shume
Submitted by Shqiptarovjenezi (not verified) on
Si shkrimi ashtu edhe komenti i Akil Yllit (i pari dhe i vetmi deri tani) pasqyrojne vecse socialdarvinizmin e mendimit publik shqiptar, dhe nuk thone asgje per punen apo shendetin e Presidentit. Dua te sjell ketu shembullin e ministrit aktual te financave te Gjermanise, Wolfgang Schäuble, i cili eshte i paralizuar nga mesi e poshte qe nga viti 1990 si pasoje e nje atentati me pistolete. Ai jo vetem nuk e nderpreu karrieren politike te nisur ne 1960, por e vazhdoi ate edhe pas atentatit si minister i brendshem, i financave etj, dhe ne sondazhe eshte nje nga ministrat me kuotat me te larta te pelqyeshmerise ne publik. Ky sukses natyrisht qe do te ishte i pamundur pa mbeshtetjen e politikes gjermane, e cila ne vend qe t'i conte fjale pas atentatit, se ishte "invalid", tekstualisht i pavlefshem, e inkurajoi vullnetin e tij. Nje shembull i kesaj mbeshtetjeje: I gjithe Bundestagu (parlamenti gjerman) eshte i aksesueshem me karrige me rrota, vendet ku qendron qeveria si dhe podiumi jane ne lartesi te pershtatshme, me qellim qe Schäuble te levize dhe punoje pa pengese. Edhe nje shembull: Ne parlamentin gjerman merr pjese aktive ne jeten politike nje deputet shurdh, poashtu edhe parlamenti austriak ka nje deputete shurdhe. Per te dy ata natyrisht qe parlamentet kane vene ne dispozicion sherbime te vecanta per t'ua lehtesuar punen, nder te tjera perkthimin simultan me duar.
I solla keta shembuj per te treguar dallimin mes qendrimit te shkrimit dhe komentit te mesiperm dhe atij te nje shoqerie sociale, ku njerezit vleresohen per vullnetin dhe kurajon qe tregojne dhe nuk izolohen me te treguar dobesine e pare fizike. Ne shoqerine tone socialdarviniste, ku me i miri eshte me i forti, me i shpejti, ai me makine dhe me kallash me te madh, ku deputet nuk behesh per vizionin politik qe ke, natyrisht qe nuk mund te presesh automatikisht mesazhe nxitese per nje person me nje paaftesi ose dobesi fizike. Megjithate shpresoj qe te ndodhe ky ndryshim, qe ne raste te tilla te mos kritikojme dobesine fizike te personit, por ata qe s'e marrin parasysh ate. Dhe shpresoj qe ky ndryshim te vleje jo vetem per perceptimin tone ndaj Presidentit, por ndaj te gjithe pjesetareve te shoqerise sone me dobesi fizike dhe mendore.
Submitted by shtet gallate (not verified) on
i nderuar zoteri.
Ky rasti qe merr ti nuk ka te bej fare me kete rastin tone. Ata burra shteti qe permend ti, nuk kane lidhje me kontekstin shqiptar. Dhe ky Presidenti qe mezi ecen, eshte zgjedhur tani, nuk ka pak jave. Nuk behet fjale per ndonje karriere te bujshme qe ia ben hallal te gjitha as per plagosje ne rrethana politike ne sherbim te atdheut, etj. Ky eshte i semure, thjesht i semure. Mes gjithe politikaneve te Shqiperise, ky u gjend per kete post?? A i therrisni mendjes ndonjehere ju apo nuk ka rendesi asgje per ju, vec tymit drejt te Berishes?
Submitted by Shqiptarovjenezi (not verified) on
Sic jam munduar ta shpjegoj me siper, mua nuk me intereson konteksti shqiptar, gjerman, austriak, pd, ps etj., por thjesht konteksti njerezor, shoqeror. Per mua eshte e rendesishme, se si i percepton shoqeria jone personat me paaftesi ose veshtiresi fizike dhe mendore, a i jep ajo shense atyre me qellim qe ata te shfrytezojne te gjithe potencialin e tyre, apo i margjinalizon qe ne origjine. Ajo qe me shqetesoi ne shkrim dhe me shqeteson ne pjesen me te madhe te komenteve eshte mentaliteti seleksionues dhe perceptimi perjashtues per nje njeri me veshtiresi fizike ne shoqerine tone socialdarviniste. Ne vend qe te marrim shkas nga rasti ne fjale per te gjetur menyra se si mund t'i lehtesohet ushtrimi i detyres, gjejme pretekstin per ta seleksionuar dhe perjashtuar nga detyra dhe nga shoqeria. Dua te sqaroj ketu, se me as sa di une askush nuk e ve ne dyshim aftesine mendore te Presidentit, e cila eshte edhe kusht kushtetues per te kryer kete detyre. Sqaroj gjithashtu, se po hyj ne kete debat me nje qendrim parimor ne mbrojtje te nje individi dhe anetari te shoqerise sone, dhe jo nga pozita e dikujt qe po mbron presidentin e kesaj apo asaj partie.
Do te doja edhe nje sqarim nga Respublica ne lidhje me qellimin e publikimit te ketij shkrimi. Ne pergjithesi Respublica i komenton ne hyrje shkrimet e te gazetave te tjera, duke reflektuar keshtu, here direkt e here indirekt, opinionin e saj mbi ceshtjen ne fjale. Komentimi i shkrimit ne fjale nga Respublica le te kuptosh njefare mirekuptimi per "dyshimet per shendetin e Presidentit". Pyetja ime: Cili eshte qellimi i publikimit te ketij lajmi? Perse perben ky njoftim lajm?
Submitted by agron emigrant (not verified) on
Pse more qenka turp dhe gjynah, ti permendesh atij qe na perfaqson handikapin e tij kur e sheh dhe tallet gjithe bota? Z.Nishani e dinte veten ku ishte. TURPI eshte te na perfaqsoje keshtu, se perfaqson nje shtet dhe si i tille na nxjerre te gjitheve ne perpara botes. Ai tani eshte figura me e larte ne Shqiperi dhe si i tille do te permendet se ketu merr fund privatesia e tij derisa na perfaqson mua dhe te gjithe ne.Dikush me siper permendi figura te shquara botereore, po ,ka patur te tille ,po ata jane shquar nga vlera te larta intelektuale. I tille ka qene edhe Cercilli i Anglise. Po duhet ne te krahasojme te pakrahsueshmen tani se ashtu na i do militantizmi partiak? Eshte turp. Ky ketu mezi mori nje master fals
Submitted by Anonim (not verified) on
E cafre pastaj? Mund te ishte edhe ne karrige elektrike Presidenti. Cfare po insinuoni ju me kete lajm? Seleksionime gjenetike? Perpara se te behet dikush president duhet te kaloje ne testime mjekesore? Kushtetuta e Shqiperise nuk ja ndalon askujt te behet president, as atyre qe kane kaluar paralize parciale. Ai ne tavoline rri, ben disa takime, flet ne podium - nuk po konkurron ne gara atletike dhe as per rolin e James Bondit!
Nese nuk ju pelqen si presidnent apo per menyren se si u zgjodh, apo kahun e tij politik, mundohuni te pakten te jeni oponente te ndershem e me dinjitet!
Submitted by huli lushnje (not verified) on
Ti o Anonim, kushedi cfare do thoje sikur en nje situate te tille te ishte ndonje i PS-se pershembull :) Me siguri do gjeje argumentat me te forte per te na thene ku e kemi katandisur shtetin. Ai Edi Rama rrobat hoqi dhe ju e bete rezil, kurse ky heq kemben zvarre dhe jeni gati ta beni hero, edhe kur shikoni cfare pamjesh te turpshme dhe TE PANEVOJSHME i servir miqve te Shqiperise ne Bruksel.
Submitted by bio-metri (not verified) on
Ore mire e keni ju partizanet e Saliut, po puna eshte qe ka nje ligj mbi kontrollin mjekesor te Presidentit, nje komision mbi aftesite e tij, te cilat vihen ne dyshim ne situata te tilla. Nuk behet fjale per "seleksionime gjenetike" ketu, po ju jeni mesuar nga Saliu qe ti coni gjerat atje ku mund te ndizni luftera. Pyetja eshte: ky zoteria ka aftesite e duhura per te drejtuar shtetin? Keto lloj paralizash lidhen me funksionimin e trurit dhe jo me ate te kobures ne karrige me rrota qe thote ky komentuesi em lart. Jane paraliza serioze. Megjithate, keni te drejte. Nje shteti serioz do ti hynte ne pune nje situate e tille serioze. Nje shteti karagjoz, c pune i prish edhe nje president i semure. Fundja, te na rroje udheheqesi dhe partia me shokun ... ne krye.
Submitted by miklovan kasemi (not verified) on
Pamje te turpshme,te uleta pa dinjitet per nje president qe perfaqeson vendin.Ne radhe te pare turpi eshte per vete B.Nishanin qe e din mire gjendjen e tij e nuk duhet ta pranonte kete post,te jesh para kamerave te fokusuara tek ti me drejtues te rangut te larte e te prezantohesh ne ate menyre eshte e ulet e turpshme(pavaresisht se personalisht nga ana njerezore ndjej keqardhje per te),turpi i dyte per bashkeshorten e tij qe duhet te ndikonte tek ai per te mos e pranuar kete post,dhe turp te kete Sali Krimi qe vetem per hesapet e tij ka vene nje njeri te pamundur fizikisht duke qene se Kushtetuta e lejon qe ta zevendesoje Kryparlamentarja.Personalisht jame ndjere keq dhe e ofenduar kur pashe Presidentin ne ate gjendje dhe do i sygjeroja te perfaqesohet me nje zevendes te tij do ish me e denje.
Submitted by Joni (not verified) on
Turpi eshte i te teri   per ju popull barbar, ne njemije e nje te zeza mund te kapeni me njeriun, por jo handikapet fizike. Europa shikon nje njeri me aftesi te kufizuara fizike, dhe e VLERESON lart packa se ata nuk e dine/ nuk duan ta dine/me mire te bejne sikur nuk e dine, se ne nuk e e zgjodhem per ate arsye. Presidenti shqiptar eshte nje titull kryesisht ceremonial, qe vjen ne pune te vertet dy mbase tre here ne vit. Per mendimin tim ai duhet te behet burre e  ti dale balle ketij lumi urrejtje primitive prej shpellaresh kundrejt dikujt me fatkeqesi te tilla fizike.
Me vjen turp qe kam lindur ne nje vend me ju o te mjere, as per 100 vjet nuk beheni te civilizuar, lere pastaj europjane qe sbeheni kurre. Kam bindjen qe se paku disa prej gjuheve te helmatisura qe shkruajne ketu jetojne ne europen perendimore duke marre nga italia e lart. Guxoni e flisni keto idjotizma aty ku jetoni o te pashpirt! Guxoni e thoni ne Gjermania Angli (ku rrezik merrni ndihma si te semure mendor) France, Belgjike e te tjera, guxoni e thoni aty se shqiperia ka nje president qe sben per president jo pse eshte i paafte, i korruptuar, ne xhepin e kryeministrit, por se nuk i punojne mire kembet dhe duart. Ministri Brendshem Britanik ishte i verber, para saj ishte minister i puneve sociale o shtaze popull! Keshtu si po shkojne punet vetem me turkun mund te integroheni, se me europen jeni me larg se kina.
Ose edukohuni ose ne djall te shkoni te gjithe. Turp Turp Turp.
E sa per dijeni te kesaj faqe qe nuk e kisha pare ndonjehere, nuk e di se cila bamiresi perendimore i merrni fondet, e ne cilat parime lirie shtypi bazoheni, por do ta bej si mision ndaj te drejtes njerezore tju denoncoj si paragjykues e primitive qe jeni.
Submitted by huli lushnje (not verified) on
handikap fizik??? Ore Joni, por nuk na u tha qe presidenti eshte me hadikape fizike kur u vendos. Nese do na thuhej keshtu, besoj do shiheshin ndryshe gjerat. Ti vete e pranon dhe vete zemerohesh. Dhe mos u kap me "popullin" si Edi Rama :). Qetesohu dhe perballo argumentin, se nuk ka faj populli
Submitted by nikol (not verified) on
Shpresoj ne mirekuptimin tuaj……..
Submitted by beso (not verified) on
Nje president qe e zgjedh kryeministri, do ti sherbeje kryeministrit.
Presidenti i zjedhur nga populli, do ti sherbeje popullit se i ka borxhe
popullit.  disa nga paaftesia intelektuale behen vegel e vrasesit te popullit.
Per aftesite shendetesore te kufizume shpresoj se jane kalimtare, dhe sa me shpejt.
Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on
beso,
pse Kryeministri nuk zgjidhet nga populli keshtu?
Me vjen keq por e ke kap fillin nga padituria qe ke per sistemin poltik!
Submitted by Akil Ylli (not verified) on
Po shoh me kenaqesi qe komenti im ka hapur mjaft debat, dhe kjo eshte krejt e natyrshme.
Por do te kisha deshire, qe komentuesit e mesiperm qe kontestoj komentin,te mos shprehen
ne pergjithsi,duke perdorur sllogane te pa vlere allaberish,jasht konteksit te komentit.
Per ate qe kerkon te kacavirret mbas vlerave humane,eshte e kote,sepse me sa duket ju
nuk e keni lexuar me vemendje fillimin e komentit.Provoni ta lexoni edhe nje here!
Ndersa gjykimin e z,Nishani si person politik(ky ishte qellimi im),shoh qe ndo kush mundohet
ta justifikoj,me perpjekjete te pa vend,duke na sjelle shembuj ngq ajka e demokracive europiane.
Ndonje bile ndonjeri perdor si argument dhe karrieren e"ndritur" te z.Nishani.
Ndoshta vjen edhe nga mosinformimi,por megjiate po perpiqem te ju rikujtoj: dy postet e fundit
qe ka mbajtur ai,Minis. Rend.,dhe Minia. Drejt. te cilat i ka ndritur me aftesit e tija.
Rendi eshte i ngjashem me ate te Afganistanit,ndersa drejtesia si e Burundit.Mjer ne per te!
Ne qoftese per ju ky eshte nje politikan i suksesshem,athere per mua eshte i kote debati.
Submitted by Dritan (not verified) on
Akoma quani president juve Nishanin??
Le te flasim drejt. Berishes i intereson nje president i tille, "me probleme".
Submitted by Agim Shkodra (not verified) on
" Te huajte nuk mund te japin nje çmim me te madh se ai qe ne i vëmë vetes."  Faik Konica.
Edhe vete i madhi Ismail na quan nje popull "skllav", vetem se nuk thote se kush eshte pronari.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.