Imami i dëbuar flet mbi filmin “Pafajësia e Myslimanëve”. Dhe ja çfarë u sugjeron myslimanëve shqiptarë si formë reagimi

Postuar në 17 Shtator, 2012 07:26

Imami Lulzim Plloçi, në ngarkim të të cilit u ngrit një padi prej komunitetit mysliman dhe të cilit pas kësaj iu ndalua frekuentimi i xhamisë së Medresesë në Tiranë, e ka fituar gjyqin. Më saktë, është pushuar padia ndaj tij. Dhe ribëhet aktiv, duke hedhur poshtë më së pari akuzat që i janë bërë si radikal e ekstremist. “Nuk jam i tillë”, thotë ai. Dhe si për t’na bindur se kjo është e vërtetë, në  një  intervistë  botuar sot në  të  pë rditshmen "Shekulli" ai jep një opinion të balancuar lidhur me ngjarjet në Libi, pas shfaqjes së filmit provokativ “Pafajësia e myslimanëve”.
Pyetjes së  gazetarit: "Në Shqipëri nuk ka reagim, përveç një deklarate nga myftiu i Shkodrës. Ju çfarë qëndrimi mbani?"- Plloçi i përgjigjet: "...Do të doja që një reagim i tille të vinte më parë nga vetë institucioni që i përfaqëson besimtarët myslimanë shqiptarë, Komunitetit Mysliman Shqiptar. Jam kundër prodhimit, shfaqjes apo promovimit të këtij filmi, jo vetëm për faktin se ai ka të bëjë me ofendimin apo deformimin e figurës së profetit Muhamed, por me vetë frymën që ai përcjell, dhe me shkeljen e personalitetit dhe shpifjeve ndaj individit, të dënuara këto me ligje dhe Konventa Ndërkombëtare. Sigurisht që jam kundër përdorjes së çdo forme të dhunës si mënyrë reagimi ndaj këtij filmi dhe  - (këtu vjen një sugjerim interesant që përmbledh mënyrën si ai vetë do reagonte) - gjej rastin t’u sugjeroj të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, jo vetëm që të lexojmë, të mësojmë më tepër rreth figurës së profetit Muhamed, por edhe të informojmë të tjerët si forma më e mirë e reagimit”. - Re.Pu.

Intervista:
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=4374&kat=100
Më  shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/05/25/gjykata-ndalon-imam...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E lexova ate palo artikull interviste te ky "Shekulli". Nje palo gazetar qe nuk e ka pyetur Lulzim Pllocin se ku I ka gjetur fondet per te blere 4 apartamente ne Tirane per ti kthyer ne xhami, madje Imami thote qe do te ndertoje edhe nje xhami me minare - por nuk sqaron se ku do I gjeje paret per kete...???

Submitted by pelikani (not verified) on

Ky e beri si Luteri: Po pushtonin Turqit, Vjenen dhe shkojne princat te preokupuar te keshillohen me Luterin. "Cfare duhet te bjeme Imzot? Po na pushtojne myslimanet!" - thone Princat. "Mos u shqetesoni!" - thote Luteri -  "Kam pergatitur armen me te madhe qe ka per te shkaterruar fene Islame ne moment!" I qete, me durim, merr nga rafti nje liber dhe ja zgjat princave: "Kam perktyer Kuranin!"

Submitted by Dritan (not verified) on

Copa injorantesh, reagojne per hic gje. Merrni shembull nga civilizimi, modernizohuni edhe ju se nje qe ka mend nuk e merr seriozisht filmin.

Submitted by Relapso (not verified) on

E ku eshte problemi ketu? Ç'te keqe kane keto deklarata? Si besimtar eshte normale t'i ftoje njerezit te njohin me mire profetin e fese se tij.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Ore admina, ose jeni pelikane ideologjikisht dhe respublica eshte faqe islamofobe me stil, ose jeni lejleker nga mendja........

Sa per ty pelikan, te fala nga shtepia

Submitted by pelikani (not verified) on

Adminstratori i faqes respublika: Ky tipi a nuk po shkel ndonje rregull te faqes duke me fyer nga familja? Apo ska problem! Islamofobia sot eshte krenari! te jesh islamofob do te thote te jesh injorantofob, zhulofob, zoofob (kete te fundit kuptoje mire).

Submitted by Trupelikani (not verified) on

Mire ja bere pelikanit o antishqiptar se duket qe e paska kuptuar mire fene islame dhe civilizimin. Sa per adminin, ben mire qe e lejon ate palo komentar, se keshtu e shohin te tere qe e ka lexuar aq mire Kuranin sa nuk di te shkruaje as emrin e Aishes.

Submitted by pelikani (not verified) on

Mendova qe do te me korigjoje moshen e Aeshes! Se per emrin Aesha shkruhet pa merak! Aisha eshte ne Arabisht... trupelikano!

Submitted by Trupelikani (not verified) on

O Pelikan, nese do ti shkruash emrat shqip, atehere shkruaj Aishja dhe Luteri. Ama nese do ti shkruash ne gjuhe tjeter, atehere merr versionin tend "Aesha"  (qe nuk e di se nga cila gjuhe e ke, se shqip nuk eshte), vec Luterit thuaji Luther atehere. shyqyr qe ti paskan censuruar sharjet!

Submitted by pelikani (not verified) on

Po normal qe censurohen shajet! Nuk jemi vend Arab ketu dhe ky sit nuk eshte nje nga ato sitet jihadiste! Per ata qe kane argumente ... le ti thone! Per te tjerat nuk eshte se preokupohem shume! Fundja aftesia e islami per t'u pergjigjur me sharje dhe gjak eshte e njohur tashme dhe nuk habit asnje! Nje motiv me shume per te mos qene pjese e asaj bote!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.