Bota arabe në flakë: digjet çdo gjë perëndimore, edhe posterat e Papës Benedikti XVI në Liban

Postuar në 15 Shtator, 2012 02:13

Edhe nata që kaloi ka qenë një natë plot zjarre në botën myslimane për shkak të një filmi për Profetin Muhamet. Protestuesit e egërsuar kanë sulmuar ambasadat perëndimore duke  e kthyer filmin në një ‘luftë’ mes civilizimeve. Në  Khartoum të Sudanit janë sulmuar edhe ambasadat gjermane e britanike, së bashku me misionin amerikan, madje protestuesit kanë shpërthyer edhe brenda ambasadës gjermane ku kanë ngritur flamurin e zi të shahadës duke flakur atë gjerman, flamur që përdoret nga pjesa e islamistëve konsevatorë e që mbart simbolin e besimit. Në Liban së paku një demonstrues u qëllua për vdekje nga ushtarët që kërkonin të parandalonin protestat e dhunshme duke përdorur plumba të vërtetë. Në qytetet libaneze u hodhën parulla deri edhe kundër Papës Benedikti XVI. Edhe në Tunizi, mbrëmë protestuesit arritën të thyejnë nivelin e sigurisë së ambasadës amerikane, sikurse edhe në kryeqytetin e Jemenit.

Filmi i bërë në Kaliforni (disa thonë nga një egjiptian) i ka ndezur keq gjakrat, por, pavarësisht ndjenjave ekzistuese anti-perëndimore, nuk është fort e qartë se pse mijëra sudanezë iu sulën objekteve europiane teksa shkatërruan dhe ambasadën gjermane. Protestat u ndezën sidomos pas të premtes së faljes.

Emocionet fetare janë në kreshtën e tyre, pavarësisht se shumë nga protestuesit anti-perëndimorë ka gjasa të mos e kenë parë vetë filmin por ta kenë thjesht me “të dëgjuar”. Në këtë film thuhet që portretizohet Profeti Muhamet si feminist.

“Liri shpreheje? Atë mbajeni për vete” citohet një protestues në Egjipt.

k.c.

Comments

Submitted by Ay nga Tirana (not verified) on

Bukur, le ta kthejme boten ca shekuj mbrapa. Kur i sheh ne TV te tmerron modeli qe ofrojne. Ne shekullin XXI dalin akoma me teorine "Zoti im eshte me i mire se i yti". Kombinim i prapambetjes me komplekset e inferioritetit dhe persekutimit.

Submitted by wwe (not verified) on

"kush eshte kunder jo besimtareve eshte armiku im" kesthu meson Islami (PAQE),keta ne foto nuk jane muslimane por KAFSHE,qe me injorancen  dhe sjelljen e tyre shtremberojne Islamin....

Submitted by pelikani (not verified) on

Imagjinoni cfare mund te ndodh nese vendet e Krishtera qe jane te gjitha superfuqi ushtarake si SHBA, Rusia, Britania, EU, Amerika Latine, Australia dhe Kandaja... ti teket per te reaguar meqe keta tipat vrane ambasadorin USA ne pabesi ne te njejeten menyre te dhuneshme duke perdorur ushtrine dhe forcen luftarake! Cfare ndodh? Po kshu eshte me ne te krishteret ... sa me e madhe zemra ... aq me keq te bejne! Fshi te gjithe morrat dhe do rrinte bota rehat!

Submitted by tom (not verified) on

Po rrini o njerez, cfare thoni, vet kruhet perendimi dhe vet i sajon per t'i nenshtruar per nafte dhe ndertime....perpara parase dhe pushtetit ata vrasin dhe nenen....hapni syte...arrogance superfuqishe....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.