Kreshnik Spahiu fut një kaçavidë në një nga vidat e thella të Berishës - Prindërit...

Postuar në 15 Shtator, 2012 13:53

Në një koment të botuar sot në gazetën TemA, të titulluar “Ai e urren Shqipërinë”, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi fut një kaçavidë në një nga vidat e thella të Berishës – lidhjen e dobët me paraardhësit e tij dhe fshatin e origjinës.

Shkruan Spahiu: “Në çdo vend të botës populli njeh ‘me dhëmbë e dhëmballë’ prindërit e njeriut që drejton shtetin, origjinën dhe shkollimin e tyre, pasi janë pjesë e krenarisë së një kombi që zgjedh prijësin e vet. Në çdo vend të botës dihet edhe katragjyshi i të parit të shtetit…. Të gjithë do dëshironim të ishte kështu edhe në Shqipëri; ashtu siç Mati është krenuar me Ahmet Zogun apo Gjirokastra me Enver Hoxhën, të gjithë do të dëshironim që të ndodhte edhe këto 22 vite, por ai [Berisha] nuk foli kurrë për origjinën e tij, prindërit dhe familjarët për shtëpinë e tij. Ai duhet ta bënte atë pavarësisht nga punësimi, arsimimi apo niveli ekonomik i tyre, pasi varfëria dhe mjerimi nuk janë turp, dhe të gjithë duhet të jemi krenarë për prindërit tanë që na lindën, rritën dhe edukuan. Ai duhet të kujdesej për shtëpinë ku u lind dhe u rrit se këtë e ka detyrim çdo njeri, por askush sot nuk di si ku ajo ndodhet. Askush nuk do ta paragjykonte, sepse ata mund të kenë qenë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por ai preferoi të fliste për ‘soj e sorollop’ të çdo politikani shqiptar apo të huaj [por jo për ta].

Duke deduktuar nga kjo mungesë e dashurisë së Berishës për paraardhësit e tij dhe fshatin e origjinës, Spahiu arrin në përfundimin: “Përgjigjja është e thjeshtë, ai nuk ka mëshirë dhe dashuri për askënd; kur fshehu prindërit, gjyshërit, fisin, arsimimin, traditat, kulturën dhe shtëpinë ku lindi dhe u rrit, te e cila në këto 22 vite nuk ka shkuar as 2 herë për ta vizituar, përse u dashka të na dojë ne, popullin apo Shqipërinë? Të jetë frikë nga fëmijëria? Të jetë mungesë dhembshurie për çdokënd? JO! Ai thjesht e urren Shqipërinë dhe shqiptarët.”
Re.Pu.

Comments

Submitted by Zekthi (not verified) on

Duket qe je pjelle e Saliut, Kreshnik. Edhe sulmet politike duke u marre me familjet e te tjereve i ke. Dhe ti perben risine ne politiken shqiptare?!? Mjere ne...

Submitted by adi (not verified) on

Uf Kreshnik. Me këtë po na kujton të bëhemi kuriozë për prindërit tuaj. Mos u lodh. Nuk na intereson fare ti njohim.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

C'jane keto budallalleqe?

Madje nje fjale e urte e tradites kristiane thote se profetet nuk i kuptojne por i marrin me gure ne fshatin e tyre !!

Submitted by davidi (not verified) on

c'hyn tradita e krishtere ketu?! po ta marrim ashtu eshte e kote ta permendesh sepse si njeri dhe tjetri jane myslymane, pra skane edukim dhe perkatesi te krishtere dhe mbi te gjitha berisha nuk eshte profet, por maskara. ndoshta ti nuk doje te shkruaje ate qe shkrove. kreshniku ben mire qe e lufton berishen me te gjithe mjetet, berisha nuk ka ngurruar kurre ta beje kete. fakti qe berisha nuk flet per prinderit dhe vendlindjen mendoj se nuk ka te beje me qenien antikonformiste te tij, por me faktin se atij i vjen turp prej prinderve maloke dhe fshatit te pazhvilluar.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Edhe tradita myslimane perfshin kete fakt, po do ta dish; madje edhe ajo budiste, hebreje po se po, por librat e krishtere e shpreh shkoqur si fjale te urte.

Tjeter gje se ne shqiptaret jemi prapa nga gjithe bota!

Kuptimi eshte qe njerezit e shquar,  eshte e pamundur te kuptohen nga fshati dhe te ngelen ne suazen e tij.

Me kete nuk dua te mbroj aspak Salen per te cilin jam dakort me ty, por ne kete rast me duket budallallek opinioni nga i cilat niset Kreshniku!

Submitted by Titi (not verified) on

Kreshnikut nuk i ka mbetur gje tjeter sepse e ka konsumuar punen e tij perpara se te zere nje karrike ne Parlament. Sic edhe dikush e shkruan persiper, ai eshte me i keq se Berisha sepse ka nisur te mbaje ne goje dhe po perdor te njejtin fjalor si vete kundershtari i tij. Kane faj turqit qe po ia mbajne babane me buke Krishnikut pasi i ati i tij eshte i punesuar si tour rep nga turistet e ketij shteti. Asnje gje te re nuk presim prej teje o Kreshnik. Ti je thartuar pa u futur ne kavanozin e Parlamentit.

Submitted by J. (not verified) on

Nuk e di sa i menduar është ky lloj sulmi, por është teknikë e zgjuar ama... Berisha në formë të nënvetëdijes,  konsiderohet "baba i kombit"... nuk e kam fjalën për robtë me dy pare mend, por për vegjëlinë, siç do i thoshte Noli.  Kreshniku po ia kritikoka këtë rol, duke i thënë që nuk është role model i duhur.

Submitted by Lira (not verified) on

Dashur padashur, Z. Spahiu ka prekur nje nerv te popullit tone.  Nje pjese e mire e njerezve jetojne per t'u dukur (per inat te tjereve).  Kjo ka cuar deri ne mohimin e te afermve.  Ka raste - madje te shumta -  kur njerezve u vjen turp te shoqerohen me te afermit e tyre sepse duken si "katunar" dhe jo si Elitista apo VIPsa.  Ndodh cdo dite, madje edhe kur udhetojme jashte shtetit, qendrimi yne nuk ndryshon.  Para nje viti udhetova per ne Gjermani.  Me mua udhetoi nje nene e veshur si nenat tipike te malesise.  S'kishte udhetuar asnjehere jo vetem jashte shtetit por as edhe ne qytetet e vendit.  Djemte e saj me kerkuan qe ta shoqeroja deri ne dalje te aeroportit ku do te shkonim sepse atje e priste djali i saj i madh.  E shoqerova me shume kenaqesi, ashtu sic do te kisha bere me cdo njeri.  Por nuk do ta harroj kurre se "zonjat qytetare" qe ishin ulur me ne, sa here i pyeste nena per ndonje gje, i shmangeshin sepse dukeshin qarte qe kjo gje i besdiste.  Dhe dalengadale u larguan.  Une vete u kenaqa sepse ajo nene bujare me kenaqi me zgjuarsine e saj te spikatur dhe nje humor te mprehte qe kishte kohe qe se kisha degjuar .

Per fat te mire, shqiptaret jashte-Shqiperise (Kosove, Maqedoni, etj.) jane ndryshe nga ne.  Ata jane krenare per vendlindjen e tyre.  E thone me plot deshire fshatin ku kane lindur dhe jane ne gjendje te te bejne ta dashurosh edhe ti.

Submitted by Agimi, (not verified) on

Eshte bindja e patundur e imja dhe ndjehem pak si krenar qe jam autori i formulimit :

" Shpellari  Berisha eshte qelbi i qelbit shqiptar. "

Ndjej shume dhimbje per kete konkluzion..por kam aq kurajo sa te shoh te verteten ne sy.

Submitted by Lisidon (not verified) on

Bravo o Kreshnik po ku jan politikant e tjer ,se kur eshte puna per me ba elektorat jan te gatshem me pagu popullin me dal e me demostrue e kur bahet fjal per me shit pasurit kombetare vetem lehin si qej e nuk dalin me demostru vetem kur ta ken shit pasurin kombetare dhe kshu ata perfitojne per ti marr votat e per ta rrezu pushtetin turp

Submitted by Shqipja (not verified) on

C'hall ju ka zene? I jeni qepur Berishes se se arrini dot nga te gjitha pikpamjet. Gjithmone molla e kuqe goditet! Por Zoti deshi t'i jape Shqiperise nje njeri te perkushtuar si ai, por jo pa te meta. I uroj  force si gjithmone dhe kur te mos jete me ne pushtet!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.