Ilva Tare ka zbuluar dikë në pushtet që ka respekt për fjalën; dhe ‘mban anën’ e Fevziut kundër Ballës

Ilva Tare ka një problem me demokratët e Berishës, pasi nuk i shkojnë si të ftuar në programin e Ora News-it. Duke përjashtuar Mark Markun e Selami Xhepën që nuk para ua ka qejfi të ndjekin humour-in zyrtar të PD-së, dhe Enkelejd Alibeajn (nuk kuptohet pse), të tjerët i thonë ‘jo’ sa herë që Ilva i fton. Zakonisht gjejnë motive elegante të refuzimit, por më elegantin e kish gjetur njëri syresh, të cilin Ilva e kish takuar në festën e Fevziut: “Bisedën e bëjmë kur në Shqipëri të ketë peshë fjala”. Ilva nuk e bën publik emrin e tij por, si të dojë të bëjë një quiz me lexuesit, e identifikon këtë berishian me titullin “zyrtar i lartë i njohur për sensin e lartë të ironisë e të cinizmit”. Kush të jetë vallë ky zyrtar i lartë ironik e cinik, që paska respekt për peshën e fjalës?
Ilva, jo vetëm nuk na e zbulon këtë gjë, por as nuk na thotë nëse ky zyrtar i lartë shkon në emisione të tjera të ngjashme me të sajin, fjala vjen në Opinion, Top Story, Debat, etj. E meqë ra fjala, në shkrimin e vet për revistën Java (aty e thotë këtë gjë), ajo “futet në mes” të sherrit Balla-Fevziu, dhe “mban anën” e këtij të fundit. Ballën, gjithnjë pa ia përmendur emrin, ia qorton faktin që “garën me Fevziun e vazhdon dhe jashtë ekranit”. Me sa duket, i referohet një batute të Ballës në një shkrim të vetin për Mapon për “nja 300-400 kostume që ishin mbledhur diku në Tiranë”, dmmth tek festa e Fevziut.
E.G.
Në foto: Ilva Tare gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të emisionit "Opinion"
Comments
Albanistani yne I
Albanistani yne I dashur....
Festa e Fevzes dhe Sandrit është ne fakt edhe fytyra me e mire e derexhese ku e ka katandisur vendin kjo bande idiote me lumpenë...
Ky eshte niveli I tyre - niveli I Xhillages ..Të pakten Çiljete nuk shtirret per Atë që është dhe çmimin që ka!!!
Si nuk u gjet nje kamera
<p>Si nuk u gjet nje kamera tv-je te ndjeke e tregoje hallet e njeriut te thjeshte... por vetem xhixha, xhixhilera, arjan caner e blend fevzinj qe heroizojne maskarenj e delenxhinj, barkderra e qafedhjamur...</p>
Add new comment