Art japonez me... lëkura mandarinash!

Artisti japonez Yoshihiro Okada është bërë nga më të njohurit në Japoni dhe tashmë në botë duke... qëruar mandarina. Ky loj arti tashmë ëshët bërë shumë popullor atje. “Filozofia” e këtij arti është që të qërohet një mandarinë e plotë, pa i shtuar apo pa i hequr asnjë pjesë lëkurës.
Njësoj si dhe origami japonez – arti i krijimit të figurave duke palosur një fletë katrore prej letre – arti i qëriit të mandarinës ka si rregull kryesore atë të qërimit të një mandarine të plotë. Prandaj, një artist i qërimit të mandarinës nuk mund të krijojë çfarëdo forme që i pëlqen, ai është i kufizuar nga sipërfaqja që ka në dispozicion: çdo lëkurë artistike duhet të mund të formojë sërish një mandarinë nëqoftëse mbështillet.
Deri tani artisti ka arritur të krijojë mbi 85 figura të ndryshme nga një lëkurë e plotë. Okada thotë që idea i lindi kur po qëronte një mandarinë dhe lëkura e qëruar i ngjante një akrepi.
Ky art mund të krijohet edhe me qitrot apo portokajtë. Madje mund të bëhet edhe me avokado ose pjepra, nëqoftëse ju hipën delli artistik në kohë vere.
Okada madje ka shkruar edhe një libër “Mënyra të reja për të qëruar një mandarinë” që është botuar nga një prej shtëpive më të mëdha botuese japoneze ('Shogakkan') në Nëntor, 2010. Ky libër u shit jashtëzakonisht, duke qenë i 6-ti më i shitur në sajtin japonez të Amazon.
Ky lloj arti, sjell ndër mend projektimin e Goode-s të hartës së botës (harta e prerë dhe s shtrirë e tëra), dhe dashamirësit e fusin tek llojet e artit mjaft intiligjent.
k.c.
Comments
Art i promovuar nga çifutet,
<p>Art i promovuar nga çifutet, s'do mend. Vetem ato mbeshtesin degjenerin e çdo morali e te mire qe ekziston.</p>
Add new comment