Bamir Topi mos të flasë si miza në qyp - thotë Rama dhe kërkon "qartësi" nga ai dhe nga Kreshnik Spahiu

Edi Rama ka qenë sonte në emisionin Tonight me Ilva Taren në Ora News. Duke folur për fushatën zgjedhore dhe aktorët e rinj të saj, Rama tha për Topin: “...Bamir Topi mos të flasë si miza në qyp. Partia e tij ështe e djathtë dhe duhet të ndajë mendjen nëse Bamiri dhe partia e tij do të marin vota të pakënaqurve të Saliut dhe të shkoj me të apo një alternative kundër qeverisë dhe opozitës. Kur dikush bertet kunder qeverise dhe opozites ne fund kthehet paterica e qeverise. Unë kam marrëdhënie miqësore me Bamir Topin, por duhet ta bëjë të qartë çka do të bëjë partia e tij si një parti e djathtë...” Kurse për Aleancën Kuq e Zi të Kreshik Spahiut, Rama u shpreh: “...Duhet të ndaj qartë pozicionin. Nuk e kuptoj dot të jesh në opozitë me Saliun dhe me opozitën. Në vitin e ardhshem është e qartë ose rrenim i mëtejshem, apo rizgjim i qartë...”.
Ja disa pyetje-përgjigje të tjera nga intervista:
-Tare: Ka edhe njerëz që flasin për një koalicion PS dhe PD…
Rama: Këto janë kafenetë e informuara që e prodhojnë vetë dhe e komentojnë padyshim.
-Tare: Koalicion PS me PD?
Rama: Përse do të duhet të ndodhë?!
-Tare: Nëse s’ka asnjëri vota?
Rama: Pse kush duhet t’i ketë votat?!
-Tare: A është faktor Nano ?
Rama: Unë preferoj që të mos t’i përgjigjem kësaj pyetje.
-Tare: Sepse nuk e dini nëse është faktor?
Rama: Preferoj të mos t’i përgjigjem se do flas për një lëvizje që nuk është.
-Tare: A ka vota Nano?
Rama: Janë llogari që ju takon juve, unë bëj vetëm llogaritë për PS-në
-Tare: Nëse humb, do jeni në krye të PS-së?
Rama: Zgjedhjet e ardhshme PS do t’i fitojë. - A.N
Comments
Ne rast se Rama nuk e kupton
Ne rast se Rama nuk e kupton opoziten e FDR-se ose e ben me qellim nje deklarate te tille, atehere ai nuk duhet te merret me politike me. Alternativa e tij eshte e dobet, boshti ideologjik eshte i pandjere, dhe pragmatizmi i deritanishem i deshtuar. Ne rast se e mendon veten pragmatik - ka nje pikepyetje te madhe - atehere mbetet te shihet se ckahje ka ky pragmatizem. Por me deklarata te tilla qe injorojne identitetin e te tjereve ose tentojne ti vene ne pozita te disfavoreshme, ai nuk do te mund te beje kurre aleate ne FDR.
Nuk e kuptoj dot të jesh në
<blockquote><p><em>Nuk e kuptoj dot të jesh në opozitë me Saliun dhe me opozitën. </em></p></blockquote><p>Po domosdo "nuk e kupton" sepse eshte ne interesin tend politik qe ato dy parti te bejn koalicion parazgjedhor me PS-n. Nderkohe qe nje levizje e tille do ishte vetvrasje, si per AK ashtu dhe per FRD. Gjithsesi kot thote nuk e kupton se mer vesh shume mire nga politika, thjesht kerkon te fitoje pike me publikun.</p>
Add new comment