Duka humbet durimin, letër në media për “valën patriotike” mbi 5 shqiptarët e Zvicrës: “E njëjta dorë e degjeneruar”

Postuar në 14 Shtator, 2012 13:25

Presidenti i FSH ka dërguar sot pasdite një letër-opinion në disa redaksi gazetash, që pritet të botohet i plotë në numrat e tyre të nesërm. Duka duket i prekur dhe i nervozuar nga akuzat se ndezi valën e “sulmeve patriotike” mbi 5 shqiptarët e Zvicrës në prag të ndeshjes Zvicër-Shqipëri. Dhe me sa duket ka ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet e njerëzve, deri edhe nëpër forumet online. Pasi thekson se “debatet e fundit kanë marrë shkas prej humbjes në Zvicër” Duka shkruan:
“..Në këto dy ditë kam nënvizuar komente pa fund dhe vërej me keqardhje se tek negativet ka një refren të cilin duket sikur e kanë përgatitur një grusht njerëzish. Sepse fyerjet, akuzat, sharjet, denigrimi dhe balta e hedhur ngjasojnë si pikat e ujit. Dalin nga i njëjti burim. Në të gjitha rastet njeriu apo grushti i njerëzve opinion-dhënës na del se “patriot i kulluar”, dhe “më shqiptari nga të gjithë”. Ky model i degjeneruar i tipit të keq, shpesh me indentitet të fshehur ose të humbur, për qëllime apo interesa të caktuara sulmon ndyrësisht gjithkënd, pa fakte, pa argumente, pra pa vërtetësi. Këtu bën pjesë edhe rasti i përmendur për ngjyrat e fanellës së ADDIDAS-it në ndeshejn e Luzernës.. E bardha me blu ishte si e Greqisë?! Por e bardha me të kuqe do të ishte si e Spanjës, e bardha me të zezë si e Gjermanisë e kështu me radhë për të gjitha skuadrat që kanë sponsor ADDIDAS…”.
Por e ka edhe me botues apo drejtues mediesh sepse më pas shkruan që disave “nuk u plotësohen interesat e ngushta e meskine dhe kërkojnë të zëvendësojnë grabitjen me maska me grabitjen nëpërmjet gazetave e kamerave që fatkeqësisht komandohen ende prej tyre…”.
Letra hapet me fjalët: “...Kam qenë në dyshim këto ditët e fundit për t’u prononcuar apo jo rreth çështjeve të shumëpërfolura në disa media dhe forume shqiptare. Duke i vlerësuar qëndrimet, shprehjet dhe batuatat si emocionale kam menduar t’i pres me heshtje e t’i kaloj me qetësi por…Pasi konstatuar se ato filluan të përdoren për qëllime e interesa të paracaktuara vendosa të shkruaj këtë opinion”.
Duke thekson në fund të letrës se i mbetet të njëjtit mendim që ka shprehur: “...Të gjithë futbollistët e tjerë me origjinë shqiptare, të cilët luajnë me ekipet e shteteve të ndryshme unë personalisht respektoj nivelin e tyre cilësor dhe profesional, ndërsa përsa i takon NDJENJËS KOMBETARE gjithsecili, të shprehur apo të mbyllur, e mban në gjykimin e ndërgjegjes së vet. Mbetem brenda idesë se askush nuk mund të dëmtojë kombetaren e tij…”

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Zoti Duka.Pse flet sikur te kane sulmuar ty dhe pronen tende private??A mos valle FSHF-ja eshte prone e jotja private??Sjellja jote tipike mafjoze te ben te sillesh ne menyre isntiktive,a thua sikur FSHF-ne e ke privatizuar ti dhe klani jot i mafjes se futbollit Shqiptar.Zoti Duka,ju ankoheni se ju kane fyer,share dhe denigruar.A eshte turp zoti Duka te shash,fyesh dhe denigrosh nje mafjoz ashtu sikunde jeni ju??Jo,fyerjet sharjet dhe denigrimet ne rastin tuaj jane nje shume gjera te vogla.Ju duhet te ishit ne burg z.Duka.Ne radhe te pare,askush nuk ju ka fyer,denigruar dhe share,por ka patur shkrime dhe komente ne gazeta Shqiptare te nderuara,ashtu sikunder eshte Gazeta Tema,pra Gazeta me e lexuar Online nga te gjitha Gazetat Shqiptare anembane vendit,e ndoshta nje nga Gazetat me te lexuara Online ne Ballkan.Kjo gazete nuk shan,fyen dhe denigron askend,as zotin Duka.Ne fakt zoti Duka meriton me shume se fyerjet dhe sharjet,meriton burgun,por gazeta Tema nuk eshte strofull mafjozesh,por strofull njerezish te ndershem qe po behen specie e rralle ne zhdukje ne atdheun tone,qe nuk shajne,fyejne e denigrojne por thjesht e vetem denoncojne mafjen tuaj.Por s&#39;ke faj,sepse ti e percepton denoncimin e te keqes si sharje dhe fyerje e deri ne denigrim.I ngaterron gjerat tashme,ngaqe mafja te ka hyre thelle ne poret dhe qelizat e trupit.Per mafjozin,te denoncosh te keqijat e tij,eshte fyerja dhe denigrimi me i rende qe &nbsp;e quan se mund ti besh.Zoti Duka,a ka ndonje president tjeter Federate ne Bote qe fyen nje lojtar qe vesh fanellen e nje Kombetarjeje tjeter duke e quajtur Tradhetar??Po une e di pse e keni Shqiptuar ate fjale me te rende se plumbi ne drejtim te Granit Xhakes.Ngaqe nuk ja dini kuptimin asaj fjale aq te rende.Per ty fjala tradheti nuk ka asnje kuptim,eshte nje fjale boshe pa kuptim.Prandaj e keni Shqiptuar,ngaqe ti nuk e di sa fyerje e rende eshte per nje djale me seder dhe gjak Shqipatari si Graniti,ngaqe e ke ngaterruar me vehten.Ngaqe ty ajo fjale te ben te qeshesh e jo me te ndihesh i fyer nese dikush do ta shqiptonte ty.Kurse Graniti ndjen nje thike ne zemer nese dikush e quan Tradhetar.Ti kete ndjesi nuk e ndjen dhe nuk e ke ndier kurre ndonjher ene jeten tende mor gjakprishur.Ti mendon se jane budallenj ata Shqiptare qe fyerjen me te rende kane pikerisht fjalen Tradhetar.Per ty as fjala Mafjoz nuk eshte fyerje,por e quan nje nderim nese dikush te thote mafjoz,prandaj po habitem se si mund te ekzistojne njerez si ju qe mund te fyhen.Ti zoteri e ke humbur Moralin e Burrit prej kohesh dhe nuk mendoj se te skuqet faqja nga turpi nese dikush te fyen,ne rast se &nbsp;e ka bere nje gje te tille.Ti je nje burracak mafjoz i paskrupllt,i pa moral dhe i degjeneruar deri ne familje.Aq i degjeneruar dhe pa kurrfare burrerie,saqe arrin dhe fyen nje djale te mrekullueshem Shqiptar,qe ndoshta eshte ne moshe akoma me i ri se femija juaj.Ti je thjesht e vetem nje grua e lige,qe mafja ne pushtet te ka zhveshur rrobat e burrit e te ka veshur fustan.Askujt te mos i shkoje ne mendje se zoti Duka eshte burre me pantallona.Jo.Ai eshte grua,i veshur me Fustan forcerisht nga mafja ne pushtet.Me detyrove te ndyje gojen mor mjeran i peshtire,mafjoz,i degjeneruar dhe Hale e felliqur.Mundohesh te u mbushesh mendjen Shqiptareve ne shekullin e 21-te me mafjozlleqet e tua te peshtira,te ndyra e te degjeneruara deri ne familjen tende,qe me siguri eshte e perdale prej kohesh,perderisa i zoti i Shtepise ka veshur fustanin e Mafjes,mashtrimit dhe krimit.Zoteri Duka,kjo duket shume ashiqare kur hap tabelat e basteve ne nje vend Europian,si pershembull ne Itali.Ndeshjet e Kampionatit Shqiptar nuk jane aty.Nuk mund te vesh bast.Perse z.Duka???O Pis Duka.Nuk mbulohet Muti me shurre ashtu sikunder kerkon te besh ti.Ne vend qe te sulmosh mediat,duhet te pergjigjesh akuzave te lojtarit te talentuar Granit Xhaka qe ju akuzon se i keni kerkuar para per ta mobilizuar ne Kombetare.Nje akt i denueshem jo vetem moralisht por edhe penalisht.Pergjigju akuzave dhe mos kerko te besh tymnaje duke kerkuar te hysh ne konflikt me shtypin qe te spostosh vemendjen.</p>

Submitted by klodi (not verified) on

Nuk na e ka fajin Duka per nivelin ku jemi. Nese dini ndonje ndihme keto 8 vjet nga kjo qeveri per sportet ne pergjithsi dhe futbollin ne vecanti ju lutem ma thoni. Federata per mendimin tin ka ber nje pune te lavderueshme brenda mundesive qe ka. Xhaka ka filluar te luaj qe 16 vjec me ekipet zinxhir te Zvicres, keshtu qe shanset qe ai te luante per Shqiperine kane qene praktikisht zero. Zvicra punon shume ne kete drejtim, dmth i grumbullon lojtare praktikisht qe ne moshe te njome qe pastaj te mos kene mundesi te luajne me ekipe te tjera dhe sikur te duan. Shikoni rastin e Bashes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.