“Diplomati i shquar amerikan” Frank Wisner

Postuar në 14 Shtator, 2012 12:27

Në një njoftim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, shkruhej se “Kryeministri Berisha priti në takim diplomatin e shquar amerikan zotin Frank Wisner”. Më tej vazhdohej me bla-bla-blatë e zakonshme. Problemi me këtë njoftim është se Frank Wisner nuk është diplomat – ai ëshë thjesht një biznesmen. Ka pas punuar dikur në shërbimin diplomatik amerikan, por është larguar prejt tij që në vitin e largët 1997.

Herën e fundit që ai u angazhua me një mision nga administrata amerikane ishte vjet gjatë revoltës egjiptiane, kur u dërgua si ndërmjetës privat për të bindur Mubarakun të jepte dorëheqjen. Dhe 4 ditë më vonë, në një konferencë në Londër, ai deklaroi se Mubaraku duhej të rrinte në detyrë për të mirën e stabilitetit në Egjipt. Fill pas kësaj Departamenti i Shtetit e hodhi poshtë këtë deklaratë të tij, duke e quajtur thjesht personale dhe në kundërshtim me qendrimin zyrtar amerikan.

Më parë, Frank Wisner kishe lobuar zyrtarisht kundrejt pagesës për qeverinë egjiptiane dhe ishte anëtar i bordit të bankës më të madhe të Egjiptit.
E.Zaloshnja
Me teper: http://www.nytimes.com/2011/02/03/world/middleeast/03wisner....
http://agjencia.info/2011/09/21/lobuesit-e-regjimit-te-beris...

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Zaloshnje, se pari, nje diplomat mbetet gjithmone i tille dhe kur nuk eshte me ne detyre aktive. Ky pohim vlen per disa kategori profesionesh, si fjala vjen ushtaraket, mjeket etj. Se dyti, nese, sikurse thua ti,&nbsp;eshte angazhuar me mision nga administrata amerikane per te ndermjetesuar qe Mubaraku te jepte doreheqjen, ky mision nuk mund te ishte privat.&nbsp;A di ç&#39;do te thote fjala &quot;privat&quot; apo jo?</p>

Submitted by tironc denbabaden (not verified) on

<p>ti relapso duket e ke hallin te withersi, me nje fjale qe&nbsp;ato qe ka thone withersi kohet e fundit jane fjalet e nje diplomati amerikan, pavarsisht se ka dale ne pension. po si withersi edhe wisneri diplomate ne pension jane dhe kur takojne ndonje mubarak apo birishe, i takojne privatisht, pavaresisht se mund te percjellin ndonje mesazh nga shteti i tyre. ne rastin e birishit, reeker erdhi para 5 ditesh ketu, dhe s&#39;kishte nevoje washingtoni te dergote edhe wisnerin&nbsp;per te dhone ndonje mesazh. wisneri do perqindjen e albpetrolit or bir...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.